Burak Ëzçivit është një model dhe aktor turk, i adhuruar nga gratë e gjithë botës. Në vitin 2005 ai ka fituar titullin e modelit më të mirë në Turqi dhe më pas ka dalë në vend të dytë në konkursin e “Modelit më të mirë në botë”. Karriera e tij aktoriale ka filluar me serialin turk Eksi 18, më pas në serialet Burrë me Zor, Tradhëtia dhe Shtëpia Atërore. Ai filloi të bëhej i dashur për publikun me rolin e Malkoçoglu Bali Beut në serialin “Suljemani i Madhërishëm”. Më pas Burak luajti përkrah me Fahrije Evçenin në filmin “Dashuria ngjan me ty”, gjatë të cilit u lidh me të dhe kjo lidhje përfundoi me martesë më 30 qershor të këtij viti. Dy telenovelat e fundit që interpretoi janë “Vëllai im” dhe “Dashuri e pafund” (Kara Sevda), ku ai interpreton rolin e Kemalit.  

 

– Ti je një nga aktorët më të njohur dhe më të ndjekur në mediat sociale, por ti vetë nuk ndjek shumë njerëz. Cilin person do të doje të ndiqje në internet?

– është e vërtetë që unë nuk ndjek shumë njerëz. Në shumiën e rasteve përdor Instagramin për të ndarë me të tjerët atë që bëj, sepse këtë ma kërkojnë fansat. Ata më njohin nga puna ime dhe personazhet që interpretoj, por ata duan ta njohin Burakun edhe jashtë ekranit, kështu që ndaj me ta aq sa mundem, sepse mendoj që kjo është e rëndësishme. Ndjekësit janë fansat e mi, ata duan të ndajnë diçka me aktorët e tyre të preferuar dhe Instagrami është një mënyrë e shkëlqyer për këtë.

– Ti u bëre i njohur me rolin e Bali beut në “Sulejmanin e Madhërishëm”. Mendoje se seriali do të bëhej kaq i suksesshëm?

– Gjëja e rëndësisshme është ta bësh gjithçka me kujdes, të japësh më të mirën nga vetja dhe mendoj se kjo është është ajo që ndodhi në këtë serial. Kjo nuk vlen vetëm për aktrimin, por për çdo punë. Megjithatë, është gjithashtu e rëndësishme të mos bësh shumë plane dhe të ndjekësh rrjedhën. Nganjëherë, planifikimi i shumtë mund të vrasë një projekt ose suksesin e tij.

– Ti ke luajtur shumë role gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, por një i kohëve të fundit është ai tek “Dashuria ngjan me ty”. Me cilin prej tyre identifikohesh më shumë?

– Gjej një pjesë timen në çdo rol që kam luajtur, por Bali Beu është unik. Ai ndiqte parimet e tij, ishte njeri me këmbë në tokë dhe unë identifikohem shumë me të.

– Do të pëlqeje të luaje në Hollivud ose diku tjetër?

– Mbase e dini po ne aktorët kemi një ngarkesë pune të madhe. Ja përse, që të ndjek projekte të tjera jashtë Turqisë, duhet të bëj një pauzë pune këtu në Turqi. Mbase kur të mbaroj atë që po bëj do të më ofrohen mundësi të reja.

– Si arrin të mbash ekulibrin mes punës dhe jetës?

– Ekuilibri punë-jetë është shumë i rëndësishëm. Jeta ime personale është thelbësore për mua. Kam 12 vjet që aktroj dhe tani kam arritur ta menaxhoj pak më mirë situatën.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *