Përshëndetje doktor. Jam 35 vjeç dhe kam një gur në veshkën e djathtë gati 3 cm. Mjekët më kanë rekomanduar operacion të hapur sepse nuk e kurova dot me bombardim dhe ilaçe për ta shkrirë, ngaqë guri ishte shumë i fortë. Dua të operohem në fakt sepse kam dhimbje, por kam dëgjuar që mbetet një shenjë e madhe në bark, gjë të cilën nuk e dua sepse jam moshë e re. Doja t’ju pyesja, a ka ndonjë zgjidhje tjetër problemi im?

Dr. Artan Koni, FEBU, FEAPU, androlog-urolog, 0665558833:- Përshëndetje. Guri që keni ju, është në një madhësi që duhet të operohet, për këtë të jeni të sigurtë. Gjithsesi, unë do t’ju rekomandoja operacionin e mbyllur, i cili kryhet vetëm me një shpim të vogël në kurriz, rrjedhimisht nuk keni shenjë të madhe operacioni në bark.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *