Në një studim anglez të kohëve të fundit, një në dhjetë njerëz thanë se kishin rënë në dashuri në një tren dhe 37% e tyre e përshkruan udhëtimin me tren si sinonim të rënies në dashuri. Nëse edhe juve ju pëlqen ta gjeni dashurinë në një udhëtim të tillë, po ju prezantojnë 10 udhëtime shumë romantike me tren…

 

  1. Maja Qafa e Bardhë (White Pass Summit), Jukon (Kanada)

Kjo hekurudhë me shina të ngushta është ndërtuar në vitin 1898, gjatë etheve të arit të Klondajkut dhe më vonë është emëruar Monument Historik i Inxhinierisë Civile Ndërkombëtare. Rehatohuni pranë partnerit/es suaj në vagonat vintazh, ndërkohë që treni kalon afër ujëvarave dhe nëpër tunele, para se të arrijë destinacionin e tij final: Qafa e Bardhë, 873 metra mbi nivelin e detit.

 

  1. Treni Ghan: Adelaide-Darvin (Australi)

Të shkosh me tren nga qyteti i Adelaides në atë të Darvinit do katër ditë, por nëse mjeti i transportit është kaq luksoz, mbase do të donit të zgjaste edhe më shumë. Kabinat e gjera kanë krevatë dopio dhe banja të mëdha, ndërkohë që pasagjerët mund të darkojnë nën dritën e yjeve në fermën MacDonnell, afër burimeve Alice, ku mund t’i kalojnë mbrëmjet duke parë perëndimin e diellit nga kabina e tyre luksoze.

 

  1. The West Highland Line: Glasgou-Fort Uilliam (Skoci)

Nuk ka gjë më romantike sesa malet (highlands) skoceze dhe ky udhëtim mahnitës me tren do t’ju çojë në vendet e tyre më të bukura. Lexuesit e revistës angleze “Wanderlust” e votuan kohët e fundit si udhëtimin më të bukur me tren në botë dhe nuk është e vështirë ta kuptosh përsenë. Treni kalon nëpër Viaduktin e Glenfinnan-it, vend që shfaqet edhe në filmat “Harri Poter”, pranë kështjellës së Dambartonit dhe majave me borë të Alpeve Arrokar.

 

  1. Belmond Hiram Bingham: Ollantaytambo-Maçu Piçu (Peru)

Edhe Ollantaytambo, edhe Maçu Piçu janë site arkeologjike dhe vendbanime të lashta të inkasve. Ju mund ta përshkoni distancën mes tyre me një tren të zbukuruar sipas stilit të vagonëve Pullmann, të viteve ‘20: Me dru të llakuar dhe tunxh, ndërsa bari i madh është vendi i përkryer për të shijuar një Pisco Sour (lloj koktejli) me dikë. Vagoni panoramik është vendi ideal për të parë peizazhin dhe bileta përfshin hyrjen në Maçu Piçu, si edhe një çaj pasditeje në hotelin Belmond Sanctuary Lodge.

 

  1. Jungfrau: Vildersvil-Shinige Plate (Zvicër)

Ky udhëtim nostalgjik përgjatë hekurudhave zvicerane është një mënyrë e shkëlqyer për të parë vendet më mahnitëse të këtij vendi. Distanca prej 7 kilometrash ka 120 vjet që përdoret dhe, rrugës për në lartësitë e Shinige Plates, do të shihni malet e Eigerit, Monkut dhe Jungfraut. Kur të arrini në majë, bëni një shëtitje romantike në ajrin e pastër malor, ose ngjituni edhe më lart për të parë peizazhet e mrekullueshme të liqenit Brienz.

 

  1. Treni Blu: Pretoria-Durban (Afrikë e Jugut)

Nuk ju pëlqejnë krevatët marinarë? Atëherë zgjidhni një suitë të Trenit Blu. Të dashuruarit mund të qëndrojnë pranë e pranë në krevatin dopio, të lahen në vaskat gjigande, të shohin një film në rehatinë e një suite private, ose të hedhin një sy nga dritaret e vagonit panoramik. Ushqimi gjithashtu është i shkëlqyer, duke përfshirë stridhet, mish struci dhe dreri, të gjitha të servirura në servis kinez. E meta e vetm: Mendimi i papërballueshëm se do të riktheheni në udhëtimet e zakonshme me tren.

 

  1. Transiberiani Ekspres, Shqiponja e Artë: Moskë-Vladivostok (Rusi)

Ky udhëtim do t’ju çojë nga Moska, duke përshkuar malet Urale, liqenin Bajkal (më të madhin në botë) deri në Vladivostok, afër kufirit me Kinën dhe Korenë e Veriut. Shqiponja e Artë është një tren i Epokës së Artë (fundi i shekullit XIX-fillimi i shekullit XX), me banjot luksoze, suitat me dyshemenë e ngrohur, sallonet dhe minibaret.

 

  1. Tranzalpine: Kristçërç-Greimauth (Zelandë e Re)

Gjatë udhëtimit nga Kristçërç në Greimauth me trenin Tranzalpine, do të keni të aktivizuar në kabinë një radio të lidhur me një GPS, gjë që do të thotë se mund ta bëni shumicën e udhëtimit në privatësinë e kabinës suaj. Peizazhi është vërtet i larmishëm; do të kaloni nga fermat e rrafshinave Kanterbëri, në grykat e thella të lumit Waimakariri, deri në pyjet me ahe që rrethojnë Greimauthin.

 

  1. Glacier Express: Zermat-Davos (Zvicër)

Glacier Express njihet edhe si “treni ku mund të biesh në dashuri”. Është një udhëtim prej 7 orësh nëpër Alpe deri në Davos, duke përshkuar 291 ura dhe 91 tunele, gjë që do të thotë se keni plot mundësi për një puthje të shpejtë në errësirën apline. Disa nga vendet më të bukura janë kalimi i Oberalp, viadukti Landwasser dhe siti i mbrojtur nga UNESCO, Abula, gjë që do të thotë se nuk do të mërziteni kurrë nga peizazhi.

 

  1. Hekurudha Panoramike: Konuej-Nju Hampshajër (SHBA)

Udhëtimi vajtje-ardhje nga North Konuej në Kroford bëhet për pesë orë, gjatë të cilave do të kaloni nëpër rrëpira të thikta, përrenj dhe lumenj të rrëmbyer. Ne ju këshillojmë të zgjidhni paketën e klasit të parë, që përfshin një vakt të plotë në vagonin -restorant me një emër të çuditshëm: Hati Evans. Kureshtarët do të jenë të interesuar të mësojnë se vagoni me kube (në foto) është quajtur kështu sepse kubeja është një vend panoramik me xhama, i ndërtuar në vitin 1955.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *