Me të dashurin

– Në ëndërr isha ulur në autobus me të dashurin tim. Ishim në fund të autobusit. Ai dëshironte të më thoshte diçka, por s’po e thoshte dot. Pastaj iu drejtova unë, i thashë: “Ke rënë në dashuri me mua?” Ai ma bëri me shenjë pohimi me kokë pa folur fare, dhe unë që e shikoja në sy. Ashtu u zgjova nga gjumi.

– Një ëndërr e tillë tregon që ju të dy keni simpati për njëri-tjetrin. Pyetjen që i keni bërë atij në ëndërr, ia bëni shpesh vetvetes, duke shpresuar të merrni përgjigje pozitive. Pra, nuk jeni shumë e bindur nëse po bini në dashuri, apo jo. Nuk duhet ta mundoni veten shumë. Lërjani kohës t’jua tregojë se çfarë duhet të bëni. Mos u nxitoni, ky është mesazhi që ju përcjell ëndrra.

 

– Çfarë do të thotë të shikosh në ëndërr një bjonde të bukur që më afrohej dhe më buzëqeshte vazhdimisht. Çfarë kuptimi ka ju lutem? Theksoj se unë jam femër që e kam parë.

– Gruaja që keni parë në ëndërr jeni vetë ju. Do të donit të ndryshonit lukun tuaj, duke u bërë bionde dhe e qeshur, si gruaja e ëndrrës. Ose keni dëshirë të ndryshoni diçka në karakterin tuaj, keni nevojë për një ndryshim. Atëherë është shumë e thjeshtë, është në dorën tuaj ta bëni këtë gjë.

 

Ecje me pengesa

– Shoh shpesh në ëndërr sikur eci në rrugë, në dhomë, apo kudo, por një forcë që nuk e shoh, më pengon të eci. Ç’do të thotë se nuk është hera e parë që e shikoj?

– Ëndrra tregon se keni kohë që keni ecur në një rrugë të gabuar, pavarësisht sinjaleve që ju ka dhënë instikti. E megjithatë, kjo gjë nuk do t’ju pengojë të ecni përpara të provoni sërisht. Do të keni pengesa sidomos në këtë periudhë përderisa e shikoni shpesh këtë ëndërr, por përsëri do t’ja dilni mbanë.

 

Akrepi dhe gjarpëri

– Kam parë një ëndërr me akrep dhe një gjarpër. Ata nuk më kafshuan, unë i futa në një kuti peshku dhe i hodha nga dritarja. Aty erdhi një burrë që i hëngri, çfarë do të thotë?

– Akrepi nëpër ëndrra nuk është një shenjë e mirë. Do të kaloni një periudhë të vështirë, sepse çdo gjë do ju duket sikur ju ecën me vështirësi. Kjo sigurisht do të ndikojë në anën tuaj fizike, gjë e cila do ju bëjë të ndiheni të dobët dhe të pafuqishëm. Dhe gjarpëri tregon dobësitë tuaja, instiktet tuaja. Por fundi i ëndrrës tregon që ju do ta kalon shumë shpejt këtë gjëndje sepse do t’i jepni forcë vetes.

 

Vajza që njoh

Përshëndetje, para pak ditësh kam parë një ëndërr sikur takova një femër të njohur e cila në të vërtetë më pëlqen dhe menjëherë filloi joshja e dyanshme dhe përkëdheljet në të njëjtën kohë. Ajo filloi të më thoshte se edhe unë i pëlqeja asaj, por unë nuk i kisha propozuar e nuk kisha qënë aktiv. Më tha që nëse unë do ta kisha bërë këtë, ajo do të bëhej e imja. M’u duk mjaft interesante kjo ëndërr ndaj do doja të ma shpjegonit. Respekte për ju nga Gëzimi.

I nderuar Gëzim, ëndrra juaj e tregon fare qartë që ju ushqeni ndjenja për këtë vajzë. Dhe e dini shumë mirë që, nëse nuk bëni ju hapin e parë drejt saj, nuk do të ketë një bisedë mes jush. Pra, ëndrra ju shtyn që ju ta takoni këtë vajzë, t’i tregoni që jeni i interesuar për të, dhe pastaj të shikosh reagimin e saj. Ndoshta dhe ajo pret një sinjal nga ty, sepse ju duket që jeni shumë pasiv ndaj saj, përderisa keni parë një ëndërr të tillë. Duhet të jeni më aktiv, dhe nëse merrni përgjigje negative, të paktën ju nuk do të qëndroni me pengje, përpjekjen tuaj e bëtë. Ju uroj fat.

 

Pula e zezë

Përshëndetje redaksia. Kam parë në ëndërr sikur më vjen një pulë e zezë në prehër dhe pas disa çastesh filloi të tulatej dhe t’i tundej koka. Mu dhimbs jashtë mase. Cili është kuptimi i kësaj ëndrre, ju lutem? Faleminderit shumë.

Së pari, pula përfaqëson anën tuaj humane, jeni person shumë mbrojtës ndaj të tjerëve. Pak a shumë keni natyrën e një nëne që mbron gjithnjë fëmijët e saj, qofshi ju dhe mashkull. Në këtë rast tregon për një anë tuajën shumë të brishtë, e cila është plagosur disi dhe ka nevojë për më shumë përkujdesje. Siç e bëni për të tjerët, duhet ta bëni për vetveten tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *