Bricjapi

Dashuria: Risitë dhe ndryshimet do të shoqërojnë vitin 2015 për ju. Ciladoqoftë situata juaj aktuale, takime të reja do t’ju bëjnë të shijoni aspekte të reja të dashurisë dhe pasionit. Nëse jeni në çift, do të eksploroni edhe më shumë mundësitë e lidhjes suaj dhe kështu, do të zbuloni karakteret e njëri-tjetrit. Sensualiteti dhe zbulimet do të jenë në thelb të çiftit tuaj, që do të rigjejë një pasion të rilindur. Nëse jeni beqarë, do të dini të përfitoni plotësisht nga situata dhe të gjeni ekuilibrin tuaj në vende ku nuk e mendonit. Edhe nëse nuk do të arrinit dot të krijoni lidhje të qëndrueshme, të paktën nuk do të vuani nga vetmia, do të krijoni lidhje, ndërsa jeni në pritje të shpirtit binjak. Nëpërmjet shoqërisë, mund të zbuloni miq të rinj, me të cilët do të zbuloni natyrën tuaj të thellë.
Puna, paratë: Për ju, fillimi i vitit është shumë premtues. Farat e mbjella në muajt e fundit do të fillojnë të japin frytet e tyre dhe ju do të fitoni më shumë përgjegjësi e respekt në punë. Megjithatë, mbështetuni vetëm te vetja, mos prisni ndihmë nga kolegët. Vazhdoni me nismat tuaja personale që do t’ju bëjnë të keni më shumë kënaqësi në punë. Harrojini problemet financiare të vitit të kaluar. Situata do të rregullohet aty nga pranvera dhe ju do të ndjeni më pak presion e stres, sepse nuk do të jeni më me humbje në buxhetin tuaj personal.
Shëndeti: Me gjithë këtë ekuilibër përsonal, do të ndjeheni plot energji gjatë gjithë vitit. Megjithatë, bëni kujdes në të ngrënë, mos e lëshoni veten. Keni tendencë të shtoni pak në peshë, prandaj ju këshillojmë të bëni kujdes që në dimër. Kështu, mund të shtoni aktivitetin tuaj fizik dhe të bëni kujdes në të ngrënë. Herë pas here, mund të bëni ndonjë masazh, sepse keni nevojë. Në verë, pastaj, ju pret deti dhe noti.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë: Gjashtëmujori i dytë do të jetë i shkëlqyer për të lëvizur, dalë, rrezikuar, takuar njerëz të rinj.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë: Mund të ndiqni një objektiv të përcaktuar qartë që në vititn 2014 sepse do t’ia dilni mbanë me sukses.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë: Duhet të kujdeseni më shumë për veten që në fillim të vitit dhe në vazhdim, për të qenë në formë këtë vit.
VIP-a të lindur në shenjën e Bricjapit: Siena Miller, Adriana Karembë, Eliza Dushku, Dajanë Kiton, Xhejn Fonda, Kejt Mos, Lajam Hemsuorth, Kejt Midëllton, Xhad Lou, Zherar Depardjë, Bradli Kuper, Denzel Uashington, Kevin Kostner, Mishelë Obama, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *