kryesore

109 Articles

Frikë nga fenomenet natyrore?! Ja si i shpjegon arsyet psikologia Lorela Garuli…!

Media dhe lajme të shumta këto ditë janë pushtuar  nga informacionet dhe raportimet e lidhura me tërmetet dhe pasojat e tyre.  Fenomene të tilla natyrore janë në gjendje të shkaktojnë ankth dhe shqetësim, duke krijuar frikë nga tërmetet, edhe tek individë të cilët më parë mund të mos e kenë pasur këtë frikë. Ajo që qëndron në thelb të kësaj frike, është frika nga fenomenet natyrore, një frikë e thellë, që lidhet me frikërat më të hershme dhe primitive të njerëzimit. Është një shqetësim ekzistencial, duke qenë se në periudha të tilla, individi bën “llogaritë” me jetën. Përballë forcës së natyrës dhe paaftësisë për të parashikuar apo parandaluar, qëndron ankthi nga e panjohura dhe pamundësia për të mbrojtur familjarët e fëmijët; ndjenja këto që shkaktojnë