Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Alba: U pendova që nuk kam luajtur, si të tjerët…

Hëm, Alba… E vështirë të flasësh për të, sepse ajo të lë pa fjalë. Me gjithë cilësitë e saj të mira dhe më pak të mira, një gjë mund ta thuash me siguri të plotë… Alba ka treguar diçka që vështirë se mund ta gjesh diku: Vetveten 100 %! Dhe, jo sepse e thotë ajo në intervistën e saj, por sepse të tillë e kemi njohur të gjithë në shtëpinë Big, ku ajo i shkoi fare pranë çmimit të madh, për ta mbyllur këtë eksperiencë, ashtu si ajo di të bëjë më mirë: Me një hedhje në pishinë dhe, me shumë humor! Në këtë intervistë, Alba na tregon fitoren e saj, megjithëse ky nuk ishte çmimi i madh, na tregon për ditët e lumtura jashtë shtëpisë dhe për gjithçka tjetër e kemi pyetur…

 

Blerina Çizmja: – Alba, tani që Big Brother mbaroi, cila mendon se ka qenë fitorja jote më e madhe në të?

Advertisement

Alba Çobaj: – Dashuria e publikut, të cilën e vura re kur dola. Kam marrë komplimente dhe vlerësime pa fund për atë që përfaqësova në atë shtëpi, si individ. Përveç fitores tjetër, që ishte Diedoni dhe që besoj se vlen më shumë sesa paratë.

– Këto ditë pas daljes nga shtëpia, i ke kaluar në Kosovë, me Diedonin. Për të gjithë fansat tuaj të përbashkët, më thuaj: Si po shkon lidhja juaj?

– Lidhja jonë ka shkuar shumë mirë që brenda në shtëpi, ku ishim të izoluar dhe nuk kishim asnjë mundësi tjetër për ta shijuar këtë lidhje në çfarëdolloj këndvështrimi. Imagjino si është tani jashtë, që po shijojmë çdo gjë!

– Çfarë ke zbuluar te Diedoni tani dhe që nuk e dije sa ishit brenda në shtëpi?

– Nuk kam zbuluar asgjë të re sepse të gjitha ato “të meta” që mund të ketë Diedoni, i ka shprehur që brenda, kështu që nuk kam patur ç’të zbuloja. Ky është Diedoni me të cilin unë kam rënë në dashuri dhe jam shumë e lumtur për këtë.

– Me sa pashë, gjatë këtyre ditëve, u takove edhe me prindërit e tij. Si shkoi takimi?

– Ishte një takim shumë i bukur. Nuk ishte nga ato takimet normale që ndodhin rëndom, për shembull që familja nuk e njeh nusen dhe është ai takimi parë që duhet të sillesh mirë… Ishte një takim shumë miqësor, sikur njiheshim prej vitesh sepse ata më njihnin, dinin gjithçka për mua, kështu që ishte shumë e thjeshtë të komunikoja, sikur i njihja prej kohësh…

– Mund të të quajmë një nuse Kosove tani?

– Po, s’diskutohet që po! (Qesh)

– Me sa kam arritur të kuptoj, ajo që ti kërkoje nga kjo eksperiencë, nuk ishte vetëm çmimi, domethënë paratë, por edhe fama, që mund ta shfrytëzosh më tej, ndoshta në televizion… kam të drejtë?

– Po, përveç çmimit të madh, që ishte synimi im, dytësore, por jo më pak e rëndësishme ishte ta përdorja Big Brotherin si një hap për të hyrë në fushën e televizionit dhe të gazetarisë. Shpresoj që në këtë pikë gjithçka është okej dhe që të më ndihmojë për të arritur aty ku dua.

– Konkretisht, cili është hapi që mendon të hedhësh tani për më tej. Ç’lloj karriere synon?

– Një nga synimet e mia më të mëdha është gazetaria e shkruar duke qenë se edhe pasioni im janë librat, përkthimi dhe shkrimi i analizave, kështu që ky është një nga synimet e mia më të mëdha.

– Cila ishte vshtirësia më e madhe që hase për t’u përshtatur me një ambient si shtëpia e Big Brother, në një vend krejt tjetër?

– Vështirësia më e madhe ishte fakti që isha e izoluar sepse jam mësuar t’i njoh njerëzit në jetën jashtë dhe në ambientet e punës, që janë shumë të hapura. Ishte i vështirë fakti që isha e izoluar dhe do s’do, do të pranoja të mirë dhe të keq, do të pranoja përballjen edhe kur doja, edhe kur s’doja dhe lufta që ndodhte aty brenda, presioni psikologjik… Normale që ishte shumë e vështirë, por ia kam dalë shumë mirë. Jam shumë krenare për veten time që kam luftuar deri në pikën e fundit me gjithçka që kisha aty, vetëm për të fituar atë çmim. Sido që të jetë unë jam mësuar me njerëzit nga vetë puna që bëj, ndaj nuk e kisha të vështirë të kuptoja karakteret aty brenda. Besoj se ia kam aritur deri në fund.

– Alba, ti ke treguar në shtëpi Albën në versionin e saj më origjinal… Ka ndonjë gjë për të cilën je penduar dhe që duhet ta kishe bërë ndryshe?

– Tani që dola, pashë shumë personazhe që jashtë ishin ndryshe dhe brenda ishin krejt tjetër. Jam penduar tani që nuk fitova, që dhashë kaq shumë nga vetja, investova kaq shumë dhe nuk u vlerësova për atë që përfaqësova. Jam penduar që nuk luajta edhe unë siç luajtën të tjerët, por që tregova veten time në çdo detaj, 100 për qind si Alba sepse nuk ma vlerësuan… kur them “nuk ma vlerësuan” e kam fjalën për pjesën e çmimit, pasi jashtë, publiku e ka vlerësuar pafundësisht dhe për këtë, të paktën, jam krenare.

– Ti shpresove deri në momentin e fundit se do të dilje fituese… Çfarë provon njeriu në momentin final, kur dëgjon të mos thuhet emri i tij, por i tjetrit?

– Normalisht që zhgënjehesh… Kisha pritur shumë dhe mendova se do të isha unë ajo që do të fitoja, për faktin që isha ai personazh shumë i dashur për publikun dhe sepse përfaqësoja shumë femra që do ta gjenin veten tek unë për forcën, për kurajon, për çdo gjë që kam dhënë aty brenda dhe për çfarë kam arritur në jetë. Normalisht, zhgënjehesh sepse finalja e Big Brother të ndodh vetëm një herë në jetë dhe s’diskutohet pritja që kisha unë, por nuk ndodhi…

– Cilët janë miqtë që ke njohur në Big Brother dhe me të cilët do ta vazhdosh miqësinë?

– Janë ata që kam patur afër në shtëpi, është Stiliani, është Jona, Milena, Maria, Eleonora dhe Vesli sigurisht, por ai është në Prizren, kështu që nuk besoj se do të kemi shumë kohë për të kaluar bashkë. Janë ata me të cilët kam ndenjur gjithë këto ditë qëkur kam dalë dhe kemi patur shumë kontakte gjithë kohën. Kemi ndenjur shumë bashkë, kemi ngrënë e kemi pirë, siç ishim aty brenda. Me pak fjalë, për ne nuk ka ndryshuar asgjë. (Buzëqesh)

– Për çfarë arsyeje mund të thuash: “Sa mirë që u futa në Big Brother”?

– Sa mirë do të thoja vetëm për faktin që fitova kaq shumë popullaritet dhe kaq shumë dashuri nga publiku. Përveç faktit që, gjëja më e bukur që më ndodhi aty brenda ishte njohja me Diedonin. Normalisht, nuk ishte ky qëllimi im, por ndodhi dhe ishte gjëja më e bukur që mund të më ndodhte dhe që nuk do të më kishte ndodhur në qoftë se nuk do të isha futur në Big Brother.

– Dhe për çfarë arsyeje mund të thuash të kundërtën: “Sa keq që u futa në Big Brother!”?

– Dëgjo, unë pavarësisht se nuk e fitova atë çmim, fitova shumë, fitova dashurinë e njerëzve që do të më ndihmojë, edhe në hapat e tjerë, edhe në karrierën time, kështu që nuk ka një “Sa keq”. Pavarësisht se ka patur shumë stres, shumë presion dhe në momente të caktuara kam thënë “dua të heq dorë”, nuk kam hequr dorë kurrë sepse doja të shkoja deri në fund për të arritur qëllimin që kisha. Në këtë eksperiencë nuk ka një të keqe; unë i kam marrë të mirën dhe do të vazhdoj ta shfrytëzoj atë…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemte Kerkojne vajza...

Next Post

Xhensila: Ndoshta s’duhet ta kisha bërë, por më përgëzuan për guximin!

Advertisement