Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Urime…

Një përshëndetje të vecantë dua ta bëj për të gjithë lexuesit e gazetës “Intervista”, për stafin e mrekullueshëm që na e bën fundjavën të këndshme duke lexuar gazetën. Me respekt, nga Xhelozja e Nardit.

Edhe 100 vjet te tjera, Elvan Elvin. Me 11 qershor 2009 ne shtepin tone ishte nje gezim i madh, lindën 2 çuna binjakë, Vani e Vini. Linden 2 lule te bukura, plot shendet e gjalleri, 2 yje qe e ndrisin shtepinë. Mami e babi janë te lumtur bashke me te afermit e tjere qe sot festojnë 6 vjetorin, duke u uruar edhe 126 vite te tjera. Po keshtu, në veçanti ju uron teze Myrvet që ju rriti me shumë kujdes e me shumë lumturi. Ç’janë këta çuna binjakë me kaçurrela në ballë, me ata sy rrush i zi, plot shendet e bukuri, mami, babi gezojnë shumë se 6 vjetorin sot kanë mbush më 11 qershor 2015, i urojmë te gjithë edhe 126 vjet te tjera. Dor për dore të pandarë, kudo qe te shkoni, te lumtur e plot shendet, paçi fat ne jete. Jeni te shkathet dhe jeni te edukuar, ne kopshtin “Topolino” janë te dalluar. Mesuese Mirela i do e i perqafon dhe shumë gjëra u mëson, edhe kopshtin ua zbukuron ditelindjen me shoket do ta festojnë. Mami e babi, ju urojnë të jeni të lumtur gjithmonë.

Përshëndes zemrën time Nardin që e dua shumë i them që je jeta ime dhe të adhuroj pa fund shpirti im. Nga Xhelozja jote

Advertisement

Më beso, të dua shumë: Dua t’i puth buzët e ëmbla që çdo natë i shoh në ëndrra. I kam parë në ëndrra, por ti s’e shikon. Kur të them “të dua”, të lutem besomë. Nga Xhelozja e Nardit.

Një urim special dua t’i bëj motrës sime, Dorit Vl. Me rastin e ditëlindjes i uroj edhe 100 vite te lumtura në jetë, Zoti të bekoftë. Nga vellai yt qe te do shumë, Ani.

 

 

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

Sa herë shkoj nga liqeni (domethënë përditë) në ato vendet demek të fshehura, të mënjanuara shoh jo pak pleq. Ca meditojnë, ca duket që nuk janë të gëzuar me brenga të heshtuara. Dua t’u them me shumë dashuri: Gëzojeni këtë gjelbërim, këtë njeri të pastër, këtë diell. Se, siç thotë miku im Gjovalin Gruda “I kemi dhe pa lekë (po qe se), merreni me kollajllëk sipas asaj fjalës tiranse. Gjysma e rrugës, pesëqind”. Ju përqafoj të gjithëve (edhe pse nuk jeni pak) dhe ju uroj kaq shumë lumturi. Nuk është vërtet Xhamajakë, po është parku ynë i gjelbër i Tiranës! Shyqyr që e kemi.

– Po t’i shohësh me kujdes këto “urimet” e mia, do vësh re kujdesin e përpiktë (si një orë zvicerane) për të sjellë në pak radhë, njerëz të spikatur. Këtë radhë, është fjala për sportisten e madhe Lumturi Markolaj, e cila edhe tani, vazhdon ecjen sportive, më duket bashkë me motren. E bukur, me një krenari të lindur, ecën, ecën dhe prapë ecën. Shpëtimi, vëllai i saj, ndërkohë stërvit sportistët e kërcimit së larti. Një jetë me sport dhe mirësi. Një jetë që i ka ngjitur në fronin e respektit të padiskutueshëm të njerëzve. Urime të dyve!

– Fisnikëri! Kjo ishte fjala e parë që më erdhi në mendje atë pasdite të 31 Majit 2015! Ti, i dashur Dine Fratari po shkoje “për një kafe” si thotë fjala, aty te “Palma”. Ka diçka shumë njerëzore këtu, sidomos që kush je, një djalë i ri, apo kandidat për krushk. Diçka që më thotë se sado thellë të gërmosh në shpirtin tënd, do gjejë vetëm fisnikëri “bio”. Nga ana tjetër, është edhe dinjitet familjar. Njësoj si në Europë, në mos më mirë. Të përqafoj fort, i dashur mik! Urime, kudo.

– Sa herë vij në Lezhë dhe shoh konturet e kompleksit të peshkut “Euro-Fish”, një dëshirë e papërmbajtur e gati fëminore më pushton që të takohem me ty, i dashur Kujtim Shkreli. Po, ja që nuk ka qëlluar. Lus Zotin ta kem këtë rast të pi një kafe me njeriun që ka sjellë një copë dinjitoze Evrope në mes të Lezhës sonë të bukur. Urime dhe mirupafshim Kujtim!

– I dashur Kaç Islami! Të bësh këtë apo atë zgjedhje partiake, mua hiç nuk më bën përshtypje. Po, gjithsesi, të qeshësh me gjithë zemër, si ti, është punë e madhe, madje diçka që ndodh fort rrallë. Por mua më tërheq vullenti yt i hekurt për fizkulturë. O Zot, sa të uroj për këtë! Dhe… ëmbëlsira: të dy kemi shok një njeri të rrallë: Artan Hoxhën, aty te TBU-ja. Këto e plotësojnë motivin për një urim nga zemra. U bëfsh 100 vjeç Kastriot Islami, deputet e njeri i shquar i shkencave fizike.

– Për aq kohë sa të njoh, i dashur shoku im Gaz Demi, gjithnjë je përpjekur të çash përpara, duke flakur tej format e vjetëruara, si lëvozhga të padobishme, dhe duke provuar forcat në mënyra të reja veprimi. Kjo, besoj, e solli Partizanin, nga “copa-copa”, në rangun e ekipeve që do luajnë në kompeticionet evropiane. Pra, e do ndryshimin. Ai që mbetet konstant, është respekti për vlerat e të tjerëve. Më preku shumë ajo që më the për Muhamet Mazon: “Ai është më i miri nga të gjithë ne”. Kështu flet vetëm një njeri me zemrën llagar, i dashur Gaz Deni. Lum si unë që ju kam miq të dyve.

– Shkrimtari dhe radiologu i njohur Spiro Mëllill, është bërë gjysh. Pasi e pashë për të dytën apo tretën herë duke shtyrë një karrocë bebesh dhe pasi e pyeta, u binda dhe e urova. Po edhe qesha pak me vete: Më dukej sikur ai ishte i destinuar të qëndronte përherë i ri. Dhe pastaj… Tak! Një ngacmim: Po unë kur do bëhem? Le t’ia lëmë kohës! Ky urim është për ty miku im, gjyshi Spiro Mëhilli!

– Data 2 qershor 2015 do të mbetet në mendje, i dashur Gëzim Panariti. Në fakt, në basketboll, ti më ke “shembur” po në gjëra të tjera jemi si siamezë, diku-diku. Është ajo bota e meditimit për jetën, nga lartësitë e moshës 60 vjeç. Sa mahnitës ky shkëmbim i ngrohtë mendimesh! Dhe pastaj, ajo shprehja jote lapidare: “Nuk ka gjë më të keqe, sesa kur askush nuk i bie numrit tënd të telefonit” Kaq e goditur! Të uroj gjithë të mirat, në punën si pedagog dhe kudo, i mrekullueshëm Gëzim Panariti!

– Motra ime, Monda, nuk e besoi pasi Olsi dhe Balushka janë një çift trendi, të rrethuar me një mikrobotë të këndshme, sipas shijes dhe kulturës fine që kanë… Por, ata qenkeshin edhe praktikantë të fesë. I pashë vetë te “Kisha Ungjillore e Vëllezërve” dhe një rrëke ngrohtësie më kaloi në trup. Respektit tim për ju, i shtohet një dozë e madhe, komshinj të mitë të mrekullueshëm. Urime!

– Niko quhet miku im më i ri aty te “Palestra e Liqenit”. Ai ka punuar si arsimtar 97 vjet dhe merr… 87 mijë lekë të vjetra pension! Por ai, rrit dy fëmijë të mrekullueshëm, një arkitekt, tjetrën (vajzën) për shkenca sociale dhe vetë bën fort sport. Për të, jeta është një anije në rrugëtim e sipër dhe jo një rrugë e kryer. Vullneti i hekurt, është kiçi i saj. Urime, njeri i mrekullueshëm Niko Motova!

– Pandi Carapuli! E dinë të gjithë që je një nga ndërtuesit më me emër në Shqipëri. Por, po kaq emër, ka lënë edhe modestia jote. Kështu ka qenë (besoj) edhe babai yt, Ilia. Epo, thotë populli: “Oxhaku nuk bëhet buxhak”. Të uroj fort, njeri i mirë!

– Viktor Tusha, miku im! Forumi bujqësor ekonomik, shpalosi edhe një herë dijenitë e tua në fushë të bujqësisë; vizionet, besimin, sigurinë financiare. Ti sikur kishe mbaruar për Agro-Biznes! Në fakt, ke mbaruar për mësuesi, por do të mësosh. Urime i dashur Viktor! Ndërsa po prisja mikun tim pedagogun Shkëlqim Fortuzi, te mjediset e A.R.Biznesit, lexova në një fletë palosje: “Dëshiroj t’ju kujtoj të gjithëve që studenti nuk është një qenie e predispozuar gjenetikisht për t’u bërë për X apo Y; as origjina e tij, apo kushtet familjare nuk vendosin se ç’do të bëhet ai. Ju, pa përjashtuar askënd, i keni të gjitha predispozitat, kushtet dhe mbështetjen tonë maksimale të bëheni çfarë dëshironi të bëheni. Kaq ishte mesazhi i presidentit Ylber Bezo. Më mahniti, më kënaqi. Ja, ç’do të thotë të jesh human, në nivelin “bio”, i dashur Ylber. Të përqafoj fort!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Merakosesha për mbipeshën dhe u bëra me kancer

Next Post

Mos më thuaj lamtumirë...

Advertisement