Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shitet me tender një diamant 100 karatësh

Kur firma e tenderave Sotheby’s lajmëroi shitjen e tij, shpalli se ishte një nga 6 diamantët që ishin klasifikuar si të përkryer, me vlerë mbi 100 karat. U tha se diamanti do të shitej të paktën 19 milionë $ dhe kishin të drejtë, pasi ai u shit për 22.4 milionë $. Diamanti kishte prerje smeraldi, ishte pa të meta dhe jashtëzakonisht i rrallë. Në fakt, ai është i vetmi diamant i përkryer me prerje smeraldi që është shitur ndonjëherë me tender dhe është dashur një vit pune për ta prerë dhe lëmuar. Guri i çmuar u vu në shitje dhe menjëherë filloi gara e ethshme për ta blerë. Ai u ble brenda vetëm tre minutave nga një blerës anonim. Çmimi i shitjes ishte ndërmjet çmimit që ishte menduar, 19-25 milionë $.

Liza Habard, përgjegjëse në firmën Sotheby’s, tha se: “Ky diamant ishte i jashtëzakonshëm në çdo drejtim dhe ne u gëzuam kur blerja e tij pati kaq sukses”. Për pak ai nuk u bë diamanti që është shitur më shtrenjtë në një tender. Këtë titull vazhdon ta mbajë diamanti Pink Star, i cili u shit dy vjet më parë në Gjenevë, për 82 milionë $. Ai nuk ishte as diamanti i bardhë që është shitur më shtrenjtë, sepse këtë vend e mban një gur 118.28 karatësh, që u shit për 30.6 milionë $ në Hong Kong, në 2013-ën.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Test Si të kujdesemi për dhëmbët?

Next Post

Xheraldina Berisha: Shumë nalt...

Advertisement