Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shkëndije Mujaj: Kanë fiksim të më kenë vetëm një herë në shtrat

Shkëndija apo Dyana Dya siç njihet në botën e shoubizit, është kthyer në ikonën e rrjeteve sociale. Edhe pse ajo prezantohet si këngëtare, duket sikur më të rëndësishme janë të pasmet e saj. Këtë herë, nuk do ta pyesim më për to, por për klipin e saj të radhës, në bashkëpunim me Sabianin dhe Marselin me titull “Shoubizz” dhe jo vetëm… Do flasim për dashurinë e saj dhe lidhjen që ka me fenë, zhveshjen e saj, por edhe për shumë gjëra të tjera, të cilat i thotë këtu për herë të parë. Lexim të këndshëm!

 

Fabjola Kuburi: – Shkëndije, superseksi, me super të pasme… Pse vjen me klipin “Shoubizz”?

Advertisement

Shkëndije Mujaj: – A nuk mendon se kjo është arsyeja pse është mirëpritur “Shoubizz”? (Buzëqesh)

– Pse zgjodhe Sabianin dhe Marselin për këtë këngë?

– Ata më zgjodhën mua dhe kënga më pëlqeu. Kanë bërë mirë që më kërkuan dhe zgjodhën sepse është pritur mirë dhe jam shumë e kënaqur me këtë bashkëpunim.

– Ka pasur kaq shumë reagime ndaj këtij klipi! Si i ke pritur?

– Kam dëgjuar shumë komente pozitive, është mirëpritur mjaft, dukej sikur fansat ishin të uritur për mua.

– Çfarë mendon se kanë të përbashkët muzika dhe femrat?

– Muzika dhe femrat kanë të përbashkët faktin se shumë femra gjejnë veten në këngët e ndryshme duke ndërlidhur historitë private me ato të tekstit. Njëkohësisht, edhe relaksohen.

– Po muzika dhe meshkujt?

– Pak a shumë është e njëjta ndjenjë për të dyja palët; për t’i ikur realitetit ose për t’u kënaqur me tingujt e muzikës.

– Kur meshkujt bëhen të lodhshëm?

– Atëherë kur ti u jep gishtin dhe mundohen të të marrin edhe dorën.

– Çfarë nuk do t’i falje kurrë një mashkulli?

– Kush jam unë që të mos fal? Nëse fal, përfitoj sevape. Allahu thotë: “Nëse ti fal, do të të fal edhe unë ty”.

– Një pyetje që na e ka dërguar një lexues për ty: Ti, këndon apo performon?

– Muzikë dhe performancë! Si mund të jetë ndryshe? (Qesh) Shumë pyetje inteligjente, paskeni lexues të mrekullueshëm.

– Ka një frazë në këtë këngë “bojna shoubizz me pare të pistë”. Si duhet ta kuptojmë këtë?

– Ah, nuk e kam shkruar unë tekstin, por sipas mendimit tim, është e vërtetë. Vetë fjala shou bizz, të jep të kuptosh se ne gjatë performimit kalojmë në botën e shout, dalim nga realiteti dhe kjo na dallon, sepse ne guxojmë, bëjmë, duam dhe i shfaqim ndjenjat shpritërore përmes performancës, qoftë sensuale, erotike, vulgare, romantike apo mallëngjyse, varet se çfarë transmeton te fansat që të ndjekin. Shumica e parave në këtë biznes, duam apo nuk duam, janë disi të pisëta, duke filluar që nga pjesëmarrja nëpër lokale, ku pihet alkooli, konsumohen gjëra që janë të ndaluara, jepen para bakshish duke humbur kontrollin dhe shumë gjëra të tjera. Ka një kuptim shumë të gjerë dhe në fund, kuptohet që janë vërtet para të pisëta!

– Cila ka qenë hera e fundit kur ke tërhequr vëmendjen e një mashkulli? Po të një femre?

– Sot, në shëtitjen në mal, m’u afruan disa njerëz dhe deshën foto. Ishin edhe meshkuj, edhe femra.

– Fiksimi i kujt je ti?

– Oh, më besoni, jam fiksimi i shumëkujt.

– Po fiksimi yt, kush është?

– Nuk kam asnjë fiksim!

– Çfarë mund të ketë dikush tmerrësisht fiksim?

– Të më ketë mua vetëm një herë në shtrat. (Qesh)

– A është Shkëndija e “fiksuar” për selfie dhe belfie?

– Po, jam shumë e fiksuar për të dyja! (Qesh)

– Je besimtare myslimane… Nuk mendon se feja i dënon këto performanca, qoftë kjo edhe skenike?

– Po, jam myslimane dhe shumë krenare, që më dha Allahu xh.sh, mundësinë ta shijoj këtë kënaqësi që nuk krahasohet me asgjë në këtë botë. Allahu është mëshirues, ai fal dhe ndëshkon atë që dëshiron Ai, pra nuk ju pyet juve nëse do më dënojë apo jo, është diçka e fshehtë mes Allahut dhe njeriut. Askush, pa mëshirën e Allahut nuk mund të hyjë në Xhehnet. Dashuria ime ndaj Allahut është në zemrën time e jo në veshjen time. Nëse dikush mbulohet për hir të Allahut sinqerisht ajo do ketë Xhehnetin brenda mbulesës dhe unë nuk e mohoj se ndonjëherë do ta gëzoj këtë privilegj. Pasi të kem bërë Haxh, inshallah!

– Bën foto me meshkujt me të cilët del apo nuk do të kesh kujtime të fiksuara në foto?

– U shmangem shumë fotove me meshkujt.

– Fiksohesh më shumë pas një arome parfumi apo pas një fustani?

– Jam e fiksuar pas pastërtisë në përgjithësi dhe njëkohësisht, pas parfumeve, prandaj jo shumë pas fustaneve. Kam dëshirë të jem sa më thjeshtë.

– Do të të pëlqente më shumë fluturimi me parashutë apo motorrat e ujit?

– As njëra, as tjetra.

– Kur ke qenë e vogël, luaje më shumë me kukullat barbi apo me kutitë e tualetit?

– Me kutitë e tualetit.

– Ke fiksim të bësh foto apo të të bëjnë foto?

– Kam qejf të bëj vetë, vetëm selfie. Nuk kam shumë qejf të më fotografojnë.

– Ke fiksim të puthësh apo të të puthin?

– As njërën, as tjetrën. (Qesh)

– Kush vret më shumë, fiksimi apo dashuria?

– Pa diskutim, fiksimi!

– Beson yjet apo realitetin?

– Besoj shumë realitetin. I lë gjërat dhe realitetin të veprojnë, unë shkoj pas riskut që ka caktuar Allahu, 500 mijë vjet më parë.

– Ke pasur më shumë lidhje dashurie apo seksi?

– As njërën, as tjetrën, janë të dyja të ndërthurura bashkë. Në një lidhje, duhet t’i kesh të dyja.

– Cila është lidhja e dashurisë më e bukur që ke pasur?

– Lidhja më bukur është me Allahun, dashuri e përjetshme dhe kompensuese. Provoje një herë dhe do t’i duash të tjerët vetëm se janë krijesa të tij.

– Mendon se meshkujve u pëlqejnë më shumë këngët e tua apo trupi yt?

– Unë mendoj se u pëlqen trupi im sepse vetëm atë shohin, por kush më njeh nga afër, do vetëm zemrën time.

– Nëse një këngëtare zhvishet kaq shumë në një klip, çfarë i ngelet për të bërë në klipin e radhës?

– E dashur, më vjen keq që po shprehem kështu, por për mua po tingëllon sikur po më thua: nëse ke bërë seks në të gjitha pozicionet dhe opsionet, çfarë do bësh herën tjetër? (Qesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Të ëndërroj...

Next Post

Intervistë me vajzën që bën seks nëpërmjet internetit Do bëj këtë punë, derisa të gjej një burrë me lek!

Advertisement