1 qershori nuk ka qenë vetëm dita e fëmijëve të vegjël, por edhe e atyre të rriturve që ndihen akoma të vegjël dhe që kanë mundur ta ruajnë të paprekur fëmijën brenda tyre. Një ndër ta është edhe prezantuesi Bledi Strakosha i cili nga fëmijëria, kujton me mall kohën kur i pëlqente të luante me makina, një gjë që me sa duket, i pëlqen ta bëjë edhe tani. Na e ka treguar këtë përmes një videoje të ndarë me fansat dhe miqtë në faqen e tij në Facebook, ku ai qëndron gati i mahnitur përpara një makine lodër. Ajo që nuk na pëlqeu është se vetëm pas disa ditësh, pamë që Bledi e kishte hequr videon e postuar, ndërkohë që një fëmijë nuk do ta kishte bërë këtë, përkundrazi, do të ishte argëtuar me të dhe komentet që e shoqëronin. Të ndihesh fëmijë herë pas here nuk është keq, Bledi, përkundrazi, na ndihmon të ruajmë shpirtin e lojës.
Advertisement