Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Test Çfarë na dhuron lumturia?

  1. I lumtur lind, nuk bëhesh:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Cili shtet zë vendin e parë përsa i përket nivelit të lumturisë së banorëve të tij?
  2. SHBA
  3. Danimarka
  4. Zvicra
  5. Kanadaja

 

  1. Emocionet negative janë më të fuqishme se ato pozitive:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

Advertisement

  1. Në përgjithësi, njerëzit e lumtur…
  2. Nuk shprehin mirënjohje e mirësi dhe nuk dinë të falin
  3. Nuk bëjnë fizkulturë apo aktivitet seksual rregullisht dhe nuk flenë mirë.
  4. Nuk kanë të ardhura më të larta, apo inteligjencë më të madhe se të tjerët
  5. Nuk shijojnë kënaqësitë e jetës dhe nuk janë optimistë.

 

  1. Në SHBA, njerëzit janë më të lumtur në:
  2. Verilindje
  3. Jug
  4. Bregun perëndimor
  5. Qendër

 

  1. Ka më shumë gjasa të jesh i palumtur nëse jeton në Kaliforni:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Në cilën moshë, njerëzit janë më të lumtur:
  2. 17-21 vjeç
  3. 29-35 vjeç
  4. 40-46 vjeç
  5. Mbi 50 vjeç

 

  1. Cila nga këto substanca kimike nuk prodhohet nga trupi për t’u ndjerë mirë:
  2. Endorfinat dhe triptofani
  3. Serotonina dhe dopamina
  4. Kortizoli dhe prolaktina
  5. Oksitocina dhe vazopresina

 

  1. Çfarë i bën njerëzit të ndjehen më mirë:
  2. Seksi
  3. Paratë

 

  1. Pse muzika na bën të lumtur?
  2. Ta heq mendjen nga gjërat e tjera
  3. E bën trurin të lëshojë dopaminë
  4. Aktivizon edhe pjesën e majtë, edhe atë të djathtë të trurit

 

  1. Thuhet se çelësi i të qenit të lumtur për një kohë të gjatë është të mos e lësh veten të bjerë pre e trishtimit:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Cila nga këto dy ndjesi i sjell më shumë lumturi njeriut:
  2. Kënaqësia
  3. Mirënjohja

 

  1. “Hedonofobia”, “hedonizmi” dhe “hedonist” janë fjalë që vijnë nga greqishtja dhe shprehin:
  2. Kënaqësi
  3. Dhimbje
  4. Shoqëri
  5. Privim

 

  1. Çfarë i sjellin komedia dhe e qeshura trupit të njeriut?
  2. Nxisin sistemin imunitar
  3. E ndihmojnë të bjerë të peshë
  4. Që të dyja së bashku

 

Përgjigjet:

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Për shumë kohë, besohej se shumica e njerëzve lindnin të lumtur ose jo, pavarësisht se çfarë ndodhte në jetën e tyre, por ky pikëvështrim ka ndryshuar në vitet e fundit, pasi studiuesit kanë mësuar më shumë gjëra mbi shkencën e të qenit të lumtur.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Nga një studim i vitit 2012, në lidhje me paratë dhe lumturinë, Danimarka ishte në majë të klasifikimit përsa i përket lumturisë dhe për ekuilibrin punë-jetë, ndërkohë që zinte ventin e 17 për nga të ardhurat. Në krahasim me këtë fakt, SHBA-ja zinte vendin e parë për nga të ardhurat, por të 12-tin për nga lumturia dhe të 29-tin, për ekuilibrin punë-jetë.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Megjithëse në disa studime thuhet se emocionet negative janë më të fuqishme se ato pozitive në momentin kur ndodhin, për shembull, ka më shumë gjasa të ndjehesh i shqetësuar kur humbet 3$, sesa i gëzuar kur fiton 3$, emocionet pozitive fitojnë me kalimin e kohës.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Nuk ka ndonjë fakt që tregon se paraja e blen lumturinë. Ndërkohë, studimet kanë treguar se njerëzit e lumtur kanë tendencë të: Shprehin mirënjohje rregullisht, janë optimistë, bëjnë shpesh bamirësi, dinë të shijojnë ngjarjet e gëzueshme dhe praktikojnë faljen.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Mbase shkaktar për këtë është dielli i jugut dhe mikpritja e njerëzve të këtyre zonave. Në një studim të vitit 2009, u tha se shtetet jugore ishin më të lumturat, ndërsa ato lindore, si Nju Jorku, qëndronin nga fundi i listës.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Nga 51 shtetet amerikane, Kalifornia zinte vendin e 46-të për nga lumturia. Këto rezultate janë befasuese. Nju Jorku dhe Kalifornia qëndronin nga fundi i klasifikimit. Studiuesi Endrju Osvald thotë “Shumë njerëz mendojnë se këto shtete janë vende të mrekullueshme për të jetuar, por problemi është se nëse shumë njerëz e mendojnë këtë gjë, ata shkojnë për të jetuar atje, gjë që shkakton një mbipopullim të zonës, ngritje të çmimit të shtëpive dhe i zhgënjen ata”. Përsa i përket lumturisë, Luiziana zinte vendin e parë.

  1. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Njerëzit janë më të lumtur, më pak të stresuar dhe ndjehen më mirë me veten pas moshës 50 vjeçare! Një studim i kohëve të fundit, i bërë me më shumë se 340 mijë njerëz, tregoi se ndjenjat dhe mirëqenia e njerëzve përmirësohen pasi ata kanë kaluar moshën e mesme. Emocionet negative si stresi dhe zemërimi fillojnë të pakësohen dhe duke filluar nga mosha 30 vjeç deri në të 50-tat, njerëzit shqetësohen më pak se të rinjtë. Studiuesit thonë se shpjegimi është i thjeshtë: Me moshë shtohen dituria për jetën dhe inteligjenca emocionale.

  1. Përgjigja e saktë është c-ja.

Përsa i përket lumturisë, trupi ynë lëshon disa substanca për t’u ndjerë mirë. Këto janë serotonina dhe endorfinat, si edhe oksitocina, që njihet si hormoni i “dashurisë/rehatisë”. Triptofani gjithashtu e ndihmon trupin për të prodhuar serotoninë, pra, e bën të ndjehet mirë, ndërsa kortizoli njihet si hormoni i stresit.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Lajme të mira për njerëzit që kanë më shumë aktivitet në dhomën e gjumit sesa në llogarinë bankare. Studimet kanë treguar se seksi është më i mirë për lumturinë sesa paratë. Në përgjithësi, më të lumtur janë ata që bëjnë seks më shumë: Të martuarit, të cilët bëjnë 30% më shumë seks sesa beqarët.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Dopamina është një substancë e prodhuar nga trupi, që na bën të ndjehemi mirë. Një studim zbuloi se, kur njerëzit dëgjonin muzikë, truri i tyre çlironte më shumë dopaminë. Në fakt, edhe vetëm të menduarit e muzikës mund të nxisë prodhimin e dopaminës. Shkencëtarët mendojnë se kjo mund të shpjegojë pse muzika, duke filluar nga Simfonia e Pestë e Bethovenit e deri te kënga e Adeles “Rolling in the Deep”, kanë qenë pjesë e rëndësishme e historisë së njerëzimit.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Të kesh mendime pozitive nuk do të thotë të mos e lejosh veten të ndjejë kurrë trishtim. “Lumturia nuk është mungesa e trishtimit”, thotë David Spigel, shkencëtar i universitetit të Stendfordit. “Nuk është të shtrëngosh buzët dhe t’i përsërisësh vetes refrenin “Mos e çaj kokën”. Duke hequr trishtimin, ti heq edhe emocionet pozitive. Kështu, njerëzit që mundohen t’i shtypin emocionet e tyre, në fund bëhen më të ankthshëm dhe depresivë”.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Sigurisht, kënaqësia është e shkëlqyer dhe ne kemi nevojë për të, por lumturia nuk është vetëm grumbullimi i eksperiencave të kënaqshme. Psikologët që kanë studiuar efektet e emocioneve pozitive, thonë se mirënjohja mund të nxisë sensin tonë të lumturisë, nëse e praktikojmë atë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të rregullt.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Hedonofobia, hedonizmi dhe hedonist janë të gjitha fjalë që vijnë nga fjala greke “hedone”, që do të thotë kënaqësi. Hedonizmi është një filozofi që thekson kënaqësinë si qëllimin kryesor të jetës dhe një hedonist është një njeri që kërkon të shijojë kënaqësitë e jetës.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Disa studime kanë zbuluar se e qeshura mund të nxisë trupin të prodhojë më shumë antitrupa për të luftuar sëmundjet. Kur shkencëtarët e Universitetit të Merilendit studiuan efektet që kishte në enët e gjakut shikimi i një drame apo një komedie, ata zbuluan se njerëzit që shihnin drama kishin tendencë të tensionoheshin dhe të pakësonin fluksin e gjakut, ndërsa ata që shihnin komedi, kishin një fluks gjaku normal.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Poezia juaj...

Next Post

Floriana Rexhepi: Ngjaj shumë me Miriamin...

Advertisement