Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
I kruhen shumë sytë
Kujdes, nga djali… i mamasë!
Poezia juaj...

Kujdes, nga djali… i mamasë!

Kur dashuria e një burri për mamanë e tij i kalon kufijtë e normalitetit, nëpër cilat stade kalon dhe deri ku mund të arrijë? Së pari, duam të themi se dashuria që ka çdo burrë për mamanë e tij është një ogur i mirë për lidhjen me një grua, sepse tregon pjekuri dhe një nivel të mirë të ekuilibrit emocional. Kur lidhja është e ngrohtë, por e ekuilibruar, kjo tregon se ajo ka bërë një punë të mirë për rritjen e të birit dhe i ka ngulitur të njëjtin respekt për të gjitha përfaqësueset e seksit të saj. Në vazhdim, ju mund të krijoni një lidhje po aq të shëndetshme dhe pa probleme, e cila i ka të gjitha shanset të zhvillohet dhe të kthehet në lidhje afatgjatë.

Megjithatë, ka disa shenja që tregojnë se dashuria e një burri për të ëmën i kalon kufijtë dhe zë gjithë zemrën e tij, aq sa nuk lë më vend për grua tjetër në jetën e tij. Atëherë, mund të themi me plot gojën që ky është një djalë mamaje, një lloj “sëmundjeje” që e kanë shumë burra sot dhe që kërcënon jo vetëm të prishë lidhjet e tij, por edhe ta çojë në çmendinë, ose në burg, në rastet më të rënda. Por, para se të arrihet deri këtu, ka disa shenja të qarta që të paralajmërojnë se ky person vuan nga kjo “sëmundje” dhe në cilin stad ndodhet në çdo rast. Je gati t’i njohësh?

 

Advertisement

Djalë mamaje stadi 1

  1. Nuk ka baba. Nëse partneri yt ka kaluar një pjesë të madhe të fëmijërisë dhe adoleshencës vetëm më mamanë, pa praninë e përditshme të ndonjë prototipi mashkullor rreth e rrotull, ka gjasa të ketë krijuar një lidhje të fortë me mamanë e vet dhe ajo luan (e do të luajë gjithmonë) një rol qendror në jetën e tij.
  2. E sheh si perëndi. Kur ai flet për të ëmën, të bën të mendosh se ajo është e përkryer dhe çdo gjë që vjen prej saj është përtej kritikave dhe polemikave.
  3. Sillet ndaj saj si të ishte perëndeshë. Djali i mamasë nuk është medoemos partner i keq. Përkundrazi, nëse është lehtësisht i ngjitur pas së ëmës, ai do të sillet edhe ndaj teje me respekt, edhe kur të grindeni. Ai do të jetë gjithmonë i sjellshëm dhe i butë me ty… bile edhe në shtrat.
  4. Krahason gatimet e tua me të sajat. Mbase ti mendon se përgatit biskotat më të mira në botë dhe miqtë tuaj ju lavdërojnë për këtë, por aftësia jote në kuzhinë nuk i arrin as gjer te kyçi i këmbës, asaj të mamasë… Le të mos flasim pastaj për musakatë, byreqet, etj.
  5. Ajo ia bën të gjitha punët. Kur u njohët në fillim, ti u entuziazmove kur vure sa të rregullt e kishte shtëpinë. Megjithatë, shumë shpejt zbulove sekretin e tij: Mamaja e tij kujdeset për gjithçka, larje, hekurosje, shpluhurosje, fshirje, deri te gjellët e ngrohta; të gjitha kalojnë nga dora e saj. Nuk është çudi pra që ai nuk di të ziejë as edhe një kokërr vezë!
  6. Shfaqet papritur para jush… sikur të kishte mbirë nga dheu! Trokitja e derës është e tepërt mes atyre të dyve, ashtu si edhe një telefonatë, para se të vijë. Bile, për këtë të fundit, zor të ketë pasur nevojë ta bëjë…
  7. Jetojnë bashkë. Mbase ai i ka kaluar me kohë të 30-tat, por vazhdon të jetojë me prindërit. Ku tjetër mund të gjejë shtëpi falas, ushqim dhe shërbim dhome, pa lëvizur as qerpikun për këtë? Nuk ke arsye të pyesësh veten pse heziton kaq shumë për të vendosur të bashkëjetojë me ty…
  8. Flasin shpesh me njëri-tjetrin… dhe jo vetëm në telefon. Komunikimi mes tyre nuk njeh kufij, as orar. Kuptohet që janë miq në Facebook, ndjekin njëri-tjetrin në Tvviter dhe Instagram, ndërkohë që shkëmbejnë edhe sms. Nuk bëhet fjalë që ai të mos ia ngrejë telefonin, edhe sikur të ketë kaluar mesnata. Nëse në fillim mendoje se kishte tjetër, tani e more vesh të vërtetën e hidhur: Tjetra është Mamaja!

 

Si të veprosh dhe çfarë të presësh prej tij

Mund të kalosh një jetë të lumtur me këtë burrë, vetëm me një kusht: Të duash mamanë e tij! Nëse nuk mund ta duash sa e do ai, duhet të paktën ta simpatizosh spontanisht, ta respektosh në maksimum dhe të mos e shohësh si armike. Në fund të fundit, përderisa ju të dy jeni çift, mund të shpresosh të përfitosh edhe ti një pjesë të dashurisë që ajo ia dhuron kujtdo që ia bën djalin të lumtur.

 

Djali i mamasë, stadi 2

  1. Mamaja e tij i fut hundët kudo. Ajo e di para teje se ku dhe me kë do të shkoni në mbrëmje, do të dijë nëse e çfarë ke gatuar për drekë dhe nuk ngurron të të pyesë nëse je shëruar nga myku… Asgjë nuk mbetet e fshehtë për mamanë e tij! Edhe sikur ai të jetë betuar se do ta mbajë diçka sekret, ajo do ta gjejë mënyrën për t’i marrë vesh të gjitha.
  2. Ai i blen edhe asaj. Edhe nëse keni dalë për të blerë një dhuratë për ditëlindjen tënde, ai do të blejë edhe diçka për atë “që të mos mendojë se e kemi harruar, të shkretën” është justifikimi i tij. Çfarë mendon ti, është tjetër punë…
  3. Ankohet vazhdimisht. Mëson të gjitha problemet që ajo ka… vazhdimisht… çdo ditë. Fatkeqësia e kësaj gruaje është e pakrahasueshme dhe nga kush do të kërkojë ngushëllim, përveçse nga kanakari i saj?
  4. Të fut xixat. Këtë e bën në mënyrë të drejtpërdrejtë ose fshehurazi. Asgjë te ti nuk e kënaq, bile duket se gjithçka e nervozon, duke filluar nga pesha jote, e cila nuk është e duhura (je shumë e dobët apo shumë e shëndoshë), prejardhja jote (e thjeshtë apo jo) që është e papranueshme, shkolla që ke bërë gjithashtu, puna që bën. Mos e merr personalisht sepse…

5 …mamaja ka mendimin e vet. Fraza “e di mami”, ose “mami thotë që” është pjesë e bisedës së përditshme të partnerit tënd… Mund të flisni vetëm për vetëm, në shtëpi, por mamaja e tij është gjithmonë e pranishme dhe sigurisht që ka mendimin e vet për të gjitha gjërat për të cilat nuk ka dëgjuar kurrë.

  1. Ajo ka gjithmonë të drejtë. Nëse ndodh të mospërputhesh në mendim me të ëmën, nuk ekziston as një mundësi në një milion që të të japë të drejtë ty, sado fakte të përmendësh. Ndërmjet nesh, më lehtë mund të fitosh një lloto…
  2. Je e detyruar t’ia bësh qejfin. Përndryshe ai do të mërzitet shumë. Mamaja është për të njeriu më i rëndësishëm në botë dhe nëse ajo nuk është mirë, as ai nuk ka si të jetë mirë…
  3. Përndryshe do të ndjehet në faj. Mëma e tij ka aftësinë të zgjojë tek ai sindromën e të ndjerit në faj. Ajo që u mundua me orë të tëra për ta lindur… E kuptove? Kuptova, thuaj!
  4. Ai do që ajo të ndjehet krenare për të birin. I dashuri yt do të bëjë gjithçka që të bëjë realitet ëndrrat dhe dëshirat e së ëmës, edhe sikur të duhet të mohojë ëndrrat e tij. Përpjekja e tij për t’i bërë përshtypje dhe për të fituar favoret e saj është njëlloj, në mos më e madhe se përpjekja që bën që të ndodhë e njëjta gjë edhe me ty. Vetëm se mamaja e tij nuk impresionohet aq lehtë sa ti.

 

Si të veprosh dhe çfarë të presësh prej tij

Nëse nuk e ke kuptuar ende, jeta me djalin e mamasë të stadit të dytë nuk do të jetë e lehtë. Nëse për ndonjë arsye të çmendur vazhdon ta durosh, atëherë duhet të jesh e përgatitur të jesh transparente dhe të tkurrësh respektin dhe dinjitetin tënd, derisa të mund të krahasohesh me qilimin që keni para portës. Vetëm kështu do të mund pranosh pa bërë zë që të të shkelin me këmbë, mamaja dhe i biri i saj.

 

Djalë mamaje stadi 3 (i mbaruar)

  1. Nxiton të të njohë me të ëmën. Nëse u gëzove në fillim se donte të të prezantonte me të ëmën që në takimin e tretë, do të të mbetet gëzimi në fyt. Ai, thjesht, nuk mund të shoqërohet me dikë pa marrë më parë mendimin e mamasë.
  2. Mamaja e tij entuziazmohet menjëherë pas teje. Në sipërfaqe, kuptohet. Nëse fillon të të quajë “vajza ime” dhe të dhuron unazën e fejesës së saj, fillo të largohesh nga dera, dalëngadalë dhe pa u vënë re. Sigurisht, këtë e bën në sy të të birit, sepse do t’i hedhë atij hi syve, në mënyrë që pastaj të të “hajë të gjallë” me qetësinë e vet…
  3. Bën konkurrencë me ty. Kur jeni bashkë, ajo nuk rri pa e përqafuar dhe puthur në çdo rast që i jepet, ndërkohë që ti nuk kap as edhe një shikim të dëshpëruar prej tij. Përkundrazi, duket sikur atij i pëlqen.
  4. Para saj, ai bëhet përsëri fëmijë. Në kuptimin e keq të fjalës. Ai burri dinamik, i vendosur dhe i dashuruar, zhduket menjëherë dhe vendin e tij e zë një djalë 5-vjeçar i përkëdhelur, që ka teka në të ushqyer dhe që mban inat për hiçgjë.
  5. Mamaja i ka të gjitha nën kontroll. Ajo i mban korrespondencën, u përgjigjet telefonatave të bezdishme dhe rregullon takime me doktorët. Kështu, sigurohet se djali i saj nuk do ta marrë kurrë nismën vetë dhe nuk do të rritet kurrë në realitet.
  6. Është gati të grindet për të. Një fjalë më shumë për mamanë mund ta xhindosë. Nuk ka rëndësi se kush e ka fajin, ai është gati të hidhet në zjarr për ta mbrojtur. Mamaja e tij është e shenjtë dhe askush nuk mund ta lëndojë. As ti, kuptohet.
  7. Të kërkon t’i përshtatesh asaj. Mund ta magjepsësh me pamjen tënde në fillim, por nëse diçka jotja nuk i pëlqen mamasë, ai do të të kërkojë ta ndryshosh… menjëherë! Duke filluar që nga flokët, grimi, divani i ri që bletë. Çfarëdolloj gjëje që nuk i pëlqen mamasë, duhet të ndryshohet pa shumë diskutime.
  8. Ti mëson prej saj se çfarë i pëlqen atij. Mendon se të bënë veshët? Sigurisht që jo. Mamaja e tij do të të mësojë të gjitha sekretet që e bëjnë djalin e saj të lumtur në një lidhje dhe seksi është pjesë e lidhjes, apo jo? Sigurisht, ajo do të të flasë dhe për seksin (nëse je futur në një familje psikopatësh).
  9. Shkojnë bashkë me pushime. Pa babanë… dhe pa ty (kuptohet). E tepruar? Ka edhe raste të tilla!

 

Si të veprosh dhe çfarë të presësh prej tij

Në fillim, ia vlen të bëjmë pyetjen se si partneri yt ka mundur t’ia hedhë sytë një gruaje tjetër përveç mamasë dhe si arrite të zësh njëfarë vendi në zemrën e tij? Por, pasi të kesh rënë nga reja rozë ku të kishte vënë dhe të marrësh veten nga rënia, do ta kuptosh se nuk ka vend për një grua tjetër në zemrën e një djali mamaje të mbaruar dhe nuk ke mundësi tjetër zgjidhjeje përveçse ta lësh. Vetëm nëse dëshiron të bëhesh pjesë e këtij grupi të çmendurish, ose nëse je e dëshpëruar. Megjithatë, më mirë është t’ia mbathësh me të katra dhe t’i lësh vetëm të dy pëllumbat.

 

E gjen veten në ndonjërin nga këta tre raste? Atëherë, cili është mendimi yt?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

I kruhen shumë sytë

Next Post

Poezia juaj...

Advertisement