Diçka ka ndryshuar në jetën tuaj dhe nuk jeni më si më parë. A ka mundësi që situata të përmirësohet apo lidhjes i ka ardhur fundi dhe nuk ka më kuptim të jetoni nën një çati? Nëse është e vërtetë kjo e fundit, ja cilat janë shenjat:
- Flini veçmas gjithë kohën
Sigurisht, nuk themi këtu thjesht që flini në krevate të veçantë, por që keni orare gjumi të ndryshme. Njërin e merr gjumi në divan, tjetri fle në dhomën e fëmijëve, njëri këtej, tjetri andej çdo natë. Dhe, nuk është thjesht fakti se flini veç e veç. Juve ju mungon përqafimi dhe bisedat që i afrojnë dy njerëz në shtrat para se të flenë. Kjo tregon ftohjen mes jush.
- Bëni rrallë seks
Dhe nuk është vetëm se nuk bëni seks, por as që e mendoni, as e vini në program, ose në plan, as bisedoni për këtë, bile-bile as nuk ju mungon…
- Kaloni mjaft kohë të ndarë brenda së njëjtës shtëpi
Nuk është se nuk përputhen programet tuaja, ose nuk gjendeni shpesh bashkë në shtëpi, por edhe kur jeni bashkë, secili bën punët e veta dhe nuk kaloni kohë me njëri-tjetrin. Njëri është ulur para kompjuterit, tjetri para televizorit, njëri në sallon, tjetri në kuzhinë e kështu me radhë.
- Nuk keni qejf as të grindeni!
Kur vjen ai stadi që të mos keni asnjë interes për njëri-tjetrin, deri në atë pikë sa të mos ju nervozojë asgjë që ai/ajo bën, aq sa të mos keni më nerva as të ziheni, jo thjesht keni humbur pasionin për njëri-tjetrin, por ndodheni në një situatë të keqe.
Në njëfarë mënyre, zënkat mbajnë gjallë flakën, duke nënkuptuar se “më nervozon, por vazhdoj të të dua”.
- Mund të bëni gjëra joromantike pa teklif para njëri-tjetrit
Edhe kur ndjeheni rehat me njëri-tjetrin duhet të ekzistojë një vijë e kuqe, që nuk duhet kapërcyer. Të bësh p… para tjetrit pa teklif, të të shohë me qimet e bëra litar, të urinojë para teje ose të kruash hundën para tij/saj, këto janë shenja të qarta se e keni kapërcyer kufirin e dashurisë dhe jeni thjesht dy njerëz (të shpifur) që bashkëjetojnë.
- Bisedat që bëni, nuk janë të rëndësishme
Ke kohë që nuk e pyet si ia kaloi në punë dhe ka kohë që nuk të pyet nëse je mirë dhe nëse të shqetëson ndonjë gjë. Bisedat tuaja të zakonshme kufizohen te fakti nëse keni ushqim për nesër dhe se çfarë do të hani.
- Nuk komunikoni
Në lidhjet e mira, çiftet flasin gjatë ditës dhe pyesin njëri-tjetrin si janë e çfarë u ndodh. Nuk themi të flisni njëqind herë në ditë, si atëherë në fillim të lidhjes, por nëse e kaloni gjithë ditën pa komunikuar me njëri-tjetrin, atëherë gjërat janë serioze.
- Nuk jeni më prioriteti i njëri-tjetrit
Nëse lidhja mes jush vjen gjithmonë pas fëmijëve, punës, shtëpisë, pasioneve e prindërve, mbase lidhja nuk ekziston më.