Ajo është një nga pijet më popullore në botë, që përdoret pak a shumë në të gjitha vendet dhe kultivohet në më shumë se 70 vende, sidomos në zonat ekuatoriale. Dy nga llojet më të njohura janë ajo arabike dhe ajo robusta, që ka shije më pak të sofistikuar, por më të fortë se e para, si edhe një përbërje lehtësisht acide, me pH 5-5.1. Bëni kuicin e mëposhtëm, për të mësuar sa dini për këtë pije kaq të përhapur…
- Sa filxhanë kafe pi mesatarisht një njeri në ditë?
- Një filxhan
- Tre filxhanë
- Pesë filxhanë
- Cila prej këtyre kafeve ka më pak kafeinë:
- Kafeja e tretshme
- Kafeja e bluar
- Për herë të parë, kafeja ka ardhur kafeja nga…
- Amerika Jugore dhe Qendrore
- Havai
- Afrika
- Bimët e kafesë i përkasin grupit të…
- Trëndafilave
- Gardeniave
- Manaferrave
- Pirja e kafesë mund të pakësojë mundësinë për të pasur…
- Gurë në tëmth
- Diabet
- Të dyja
- Një kafe “e gjatë” ka kafeinë po aq sa…
- …një kanaçe koka-kola
- …tri kanaçe koka-kola
- …pesë kanaçe koka-kola
- …shtatë kanaçe koka-kola
- Çdo vit, një amerikan pi aq kafe sa për të mbushur një:
- Pishinë
- Vaskë
- Pishinë e fryrë për fëmijë
- Cili është vendi më i mirë për të ruajtur kokrrat e kafesë, ose kafenë e bluar:
- Në frigorifer, në ngrirje
- Në frigorifer, në ftohje
- Në dollap
- Cila është mënyra më e mirë për t’i mbrojtur dhëmbët nga acidi i kafesë?
- Duke i larë pasi keni pirë kafe.
- Duke i pastruar me një kunj dhëmbësh
- Duke i shpëlarë me ujë çezme
- Kafeja ka më shumë substanca antioksiduese sesa frutat dhe perimet:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Pse kafeja e rrallë e mustangës (një lloj maceje e egër) kushton aq shumë:
- Është e përzier me leskra ari
- Merret nga jashtëqitja e kafshës
- Filtrohet shumë herë
- Kafeja dekafeinato nuk ka fare kafeinë:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Cili nga këta tre vende është prodhuesi më i madh i kafesë në botë?
- Vietnami
- Indonezia
- Kolumbia
Përgjigjet
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Më shumë se treçereku prej nesh pinë kafe dhe më shumë se gjysma thonë se e pinë çdo ditë. Ekspertët nuk janë të sigurtë se cilat janë rreziqet për shëndetin nëse pimë shumë kafe. Për këtë arsye, ata këshillojnë të mos pimë më shumë se 2-3 filxhanë në ditë.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Kafeja e pjekur, e bluar, ka afro 115 mg kafeinë për 140 gramë kafe, nëse bëhet me ekspres. E njëjta sasi kafeje, e bërë me zhezve, ka 80 mg kafeinë. Kafeja e tretur nuk zien kaq shumë, prandaj ajo ka vetëm 65 mg kafeinë për një filxhan kafe.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Nga 25 speciet kryesore të bimës së kafesë, të gjitha e kanë origjinën nga Afrika, kryesisht nga Etiopia.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Ato nuk mbajnë erë njëlloj, por që të dyja kanë erë të mirë! Kafeja bën pjesë në një grup bimësh të quajtur Rubiceae. Është një grup shumë i madh, me më shumë se 6000 mijë specie. Një nga këto specie është edhe lulja erëmirë e gardenias.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Sasia e madhe e kafesë shton ritmin e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut. Me sa duket, një filxhan kafe në ditë është i mirë për shëndetin. Kafeja me kafeinë (jo dekafeinato) mund të parandalojë formimin e gurëve në tëmth, ndërsa ata që e pinë rregullisht, rrezikojnë më pak të sëmuren nga diabeti i tipit 2.
- Përgjigjja e saktë është d-ja.
Një kafe e gjatë (lungo) ka afro 330 mg kafeinë, ndërkohë që një kanaçe koka-kole ka 47 mg. Një kafe e gjatë ka afro tri herë më shumë kafeinë sesa një filxhan normal kafeje.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Kjo sasi është e barabartë me 90 litra kafe që një amerikan i pi mesatarisht në vit.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Vetëm duhet të siguroheni ta ruani në një vend të errët, të freskët dhe pa lagështirë. Kutitë prej xhami dhe qeramike janë të mira. Lagështira mund ta dëmtojë kafenë, prandaj as ngrohja, as ftohja nuk janë të mira për të. Nëse keni një sasi të madhe kafeje, mund ta ngrini. Vëreni në qeska të vogla plastike, të cilave u hiqet ajri për ta mbajtur të freskët. Mos e ngrini përsëri, pasi ta keni shkrirë.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Nëse i lani dhëmbët sapo keni pirë kafe, mund të dëmtoni sipërfaqet e ndjeshme. Më mirë shpëlajini dhëmbët me ujë rubineti dhe prisni gjysmë ore, para se t’i lani ato. Mos përdorni as kunjin e dhëmbëve për të larguar kafenë nga dhëmbët. Kjo bën që kafeja t’i prekë më shpejt dhëmbët tuaja, gjë që mund t’i dëmtojë ato.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Ne marrim më shumë antioksidues (që mbrojnë qelizat) nga kafeja sesa nga çdo burim tjetër. Kjo ndodh pjesërisht sepse pimë shumë kafe, por edhe sepse ajo është e pasur me to. Edhe hurmat, për shembull, kanë shumë antioksidantë, por kafeja është më popullore.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Kafeja e mustangës merret nga jashtëitja e kësaj maceje të egër indoneziane, apo luvvak, siç e quajnë vendasit. Macja i ha kokrrat e freskëta të kafesë, por nuk i tret dhe i nxjerr ashtu siç janë. Njerëzit i marrin, i lajnë dhe i shesin me afro 200$ kilogramin e kafesë së njohur me emrin Kopi Luvvak. Thuhet se enzimat e barkut të maces i bëjnë kokrrat të kenë më pak acid dhe aromë më të mirë.
12- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Të gjitha kafetë dekafeinato kanë pak kafeinë. 5-10 filxhanë kafeje dekafeinato mund t’ju japin të njëjtën sasi kafeine sa një filxhan me kafe të vërtetë.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Vietnami qëndron në vend të dytë për nga sasia e prodhimit të kafesë, me 1 milion e 200 mijë tonë kafe në vit, pas Brazilit, i cili prodhon 2 milionë 600 mijë tonë në vit. Indonezia qëndron në vend të tretë, me 495 mijë tonë, ndërsa Kolumbia në atë të katërt, me 468 mijë tonë kafe në vit.