Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Marina: Çfarë nuk e kuptuan kurrë banorët tek unë…

Vajza nga Kavaja, një personazh shumë interesant i këtij edicioni të Big Brother, vjen në këtë intervistë me sinqeritetin dhe lirshmërinë që e karakterizon, pak e shqetësuar se mos “gazetarët ia ndryshojnë fjalët”, por e hapur për gjithçka e kemi pyetur. Sepse e tillë është Marina…

 

Besarta Luga: – Marina, jam shumë kurioze të di; a u zhgënjeve nga bota e televizionit, tani që e preke vetë atë?

Advertisement

Marina Koçi: – Jo, nuk jam zhgënjyer nga bota e televizionit, madje jam e kënaqur që u bëra pjesë e tij.

– Çfarë ishte ashtu siç e prisje dhe çfarë është ndryshe në këtë botë të re për ty?

– Ishte ndryshe sepse unë mendoja se në të nuk ka lodhje. Në të vërtetë, ka jashtëzakonisht lodhje në televizion.

– Nëse do të të jepej mundësia të zgjidhje, do të zgjidhje të jetoje me televizionin apo me jetën tënde normale?

– Televizioni më pëlqen shumë, e kam patur ëndërr që e vogël, prandaj do ishte mirë që të jetoja me televizionin, edhe pse është shumë e vështirë.

– Dhe meqë po flasim për jetën normale… Si janë ditët e tua tani? Çfarë ka ndryshuar në të përditshmen tënde?

– Ditët e mia janë normale, vetëm se ka ndryshuar pak orari i gjumit e nuk po ambientohem dot. Tani fle shumë vonë dhe zgjohem shumë vonë.

– Po te vetë Marina, çfarë ka ndryshuar kjo eksperiencë?

– Kjo eksperiencë ka qenë shumë e rëndësishme për mua. Kanë ndryshuar shumë gjëra…

– Si e more guximin të aplikoje për t’u bërë pjesë e Big Brother?

– E mora si shaka në fillim sepse mendova se nuk kishte për ta marrë askush email-in tim. Aplikova dhe i çova të dhënat, por isha e bindur që s’do të më pranonin. Mendova se, duke qenë se kishte shumë aplikues, unë s’do llogaritesha fare.

– Dhe, pse mendon se të zgjodhën ty, mes shumë aplikantëve të tjerë?

– Nuk e di… Duhet të pyesni ata që më kanë zgjedhur.

– Çfarë synimi kishe kur vendose t’i jepeshe kësaj ëndrre?

– Kisha dëshirë të bëja diçka që vajzat e tjera të fshatit s’e kishin bërë deri tani, doja t’u jepja atyre një mesazh, që të ndiqnin ëndrrat e tyre. Synimi tjetër që kisha, ishte që t’u tregoja të tjerëve që jam shumë e fortë dhe këtë e vërtetova aty, në një muaj qëndrim në atë shtëpi.

– Më shuaj një kuriozitet, çfarë të thanë të afërmit për gjithë çfarë ndodhi në Big Brother?

– Më përgëzuan për qëndrimin që kam patur aty dhe më thanë që “na ke nderuar”. Sot, në fshatin tim Hajdaraj, por jo vetëm, të gjithë flasin mirë për mua.

– A ishin të kënaqur me ty?

– Po, ishin shumë të kënaqur me mua sepse unë nuk bëra asgjë që t’i mërzisja ata.

– Ti vetë, je e kënaqur me paraqitjen tënde?

– Jam më se e kënaqur me paraqitjen time në Big Brother.

– Edhe një kuriozitet kam, të vetmin kuriozitet të lidhur me Kikën… Çfarë jeni tani ju të dy?

– Me Kikën jemi shokë shumë të mirë…

– Çfarë ndodhi atë ditë, pasi dolët nga Fans Club Albania?

– Sapo dolëm jashtë, u përshëndetëm me njëri-tjetrin dhe unë u nisa për në Kavajë, kurse ai te punët e veta.

– Natën kur u bë eleminimi yt… E prisje të dilje nga Big Brother?

– Të them të drejtën, nuk e prisja të dilja se ishim shumë në nominim dhe s’e besoja që lapsi do të më kapte mua, por diçka më thoshte që “do dalësh”… E kisha si parandjenjë, por s’doja ta besoja. U habita, të them të drejtën, se aty kishte njerëz që duhet të dilnin para meje.

– Ti vetë, sa prisje të qëndroje në shtëpi?

– Kur kam bërë aplikimin, kam thënë që “të paktën pesë javë të rri brenda, mirë do ishte” sepse mendoja se nuk kisha njerëz që do të më votonin, por kur u futa brenda, doja të rrija dy muaj e gjysëm, sepse doja të provoja sa më shumë emocione, që vetëm ai format t’i jep.

– Nëse do ta kishe fituar çmimin, për çfarë do t’i kishe shpenzuar ato para?

– Në qoftë se do të kisha fituar, një pjesë të parave do t’ua jepja prindërve të mi, kurse pjesën tjetër, do ta shpenzoja për të rregulluar jetën time.

– Cili nga djemtë aty brenda ishte më afër imazhit tënd për mashkullin ideal?

– Stiliani ishte më afër imazhit për mashkullin tim ideal.

– Nëse ai do të ishte përpjekur të afrohej me ty, do ta kishe krijuar një marrëdhënie brenda asaj shtëpie?

– Jo, nuk do të kisha krijuar asnjë marrëdhënie brenda asaj shtëpie.

– Pse iu hape pikërisht Fatjonit, për historinë e jetës tënde?

– Iu hapa Fatjonit sepse ai erdhi dhe më pyeti për jetën time. Do t’ia kisha treguar kujtdo që do të vinte të më pyeste.

– Çfarë nuk e kuptuan kurrë banorët te Marina?

– Banorët nuk kuptuan sinqeritetin tim, sepse mendonin se po bëja lojë.

– Si do të vazhdojë jeta jote tani?

– S’e kam menduar fare, të them të drejtën, se si do vazhdojë jeta ime tani, por po mendoj të shpërngulem ne Tiranë sapo të gjej një punë.

 

Bëjmë pak thashetheme për banorët…

– Cili nga banorët do të kishe dashur të mos ishte fare në atë shtëpi?

– Do të doja që Genci të mos ishte fare në shtëpi! (Qesh)

– Po ai që ti e vlerësoje më shumë nga të gjithë?

– Më shumë vlerësoj Fabianin.

– A kishte ndonjë që përpiqej të të vinte në lojë?

– Nuk besoj se ka pasur ndonjë banor që është përpjekur të më vërë në lojë.

– Cili nga ata mund ta fitojë çmimin dhe pse?

– Besoj se çmimin e fiton Fabiani sepse është më i sinqerti aty brenda dhe nuk po bën lojë të pisët; është vetvetja.

– Me cilin prej tyre do të doje të kishe një miqësi që të zgjaste gjithë jetën?

– Do të doja që të kisha miqësi me të gjithë.

 

Kush nga ata ishte më…

…acarues

– Mendoj se Alba. (Qesh)

…llupës

– Alba.

…dembel/e

– Tea.

…i/e zgjuar

– Eleonora.

…dinak/e

– Kristi.

…mashtruese

– Fisniku.

…naiv/e

– Maria.

…gjumash/e

– Fabiani.

…kokëbosh/e

– Zaida.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Projektligj i ri për dhënien e nënshtetësisë në Greqi. Ndryshime të reja edhe për lejet e qëndrimit!

Next Post

Sa kohë zgjat besnikëria në një çift

Advertisement