Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Urime…

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:
– Unë hyj tek ata njerëz që kanë kulturë dhe nga të cilët mësoj. Ti, i dashur Fatos Hodaj, ke mbaruar për Gjeollogji, por unë mekem kur të dëgjoj të flasësh për historinë, sidomos atë të Luftës së dytë Botërore dhe jo vetëm! Ja ç’do të thotë të kesh vullnet për lexim! Urime të sinqerta, shoku im i fëmijërisë. Puthi fort të dashurit e tu!
– Të gjithë e njohin si Dyshka, atë që është realisht një nga parukieret dhe stilistet më të afirmuara në Shqipëri. Unë kam miqësi familjare. Edhe kam shkruar për të. Tani e shoh që u është bashkuar atyre mijëra njerëzve që bëjnë lëvizje nga liqeni. Më duket se edhe nëna e saj, ndonjëherë. Ju përqafoj fort dhe të fala Gëzimit, e dashur Dyshka!
– Ja që nuk qenkam vetëm unë që të vlerësoj për karakterin e pastër që ke i dashur shoku im Stefan Vuçani. Edhe arkitekti Arben Shtylla, ndan të njëjtin mendim. Se për vete… Sa herë takohemi, jeta, më pas më duket më e qetë, ndofta edhe më e bukur. Ndofta është edhe kultura jote enciklopedike. Ke shumë “ndofta” në fakt! Të përqafoj fort, shoku im i shtrenjtë!
– Ne dalim për fizkulturë, andej nga Liqeni, i dashur miku im, Andrea Stefani dhe nuk jemi grekë, pavarësisht etimologjisë së emrave. Pa, mua më duket (një çast drite, të paktën) sikur jemi në Greqinë e lashtë ku filozofët hodhen bazat e dialektikës dhe të së vërtetës, nën shembullin e Sokratit. Ne s’jemi fare filozofë, po gazetarë, po dhe na dhemb për çdo prapësi që del nga oborri i politikës për t’iu përplasur popullit. Na dhemb pra! Se, ç‘ka gazetari, përtej dhimbjes dhe fjalës? Të uroj të mbetesh kaq i motivuar, miku im i shtrenjtë Andrea Stefani!
– Kam qenë tifoz personal i yti, i dashur Njazi Kosovrasti. Dhe, edhe sot, nuk e di kush kish kërcimin më të lartë se ti para rrjetës së volejbollit. Po, ka rëndësi që luanit të dy shumë mirë. Tani të pëlqej ku të takoj aty te Sheratoni, me atë kapelen republike. Po, edhe unë, nuk e kam keq, apo jo? (humor). Të shpreh urime për një jetë sa më të gjatë dhe sportivitet në të, i dashur Njazi.
– Duhet të ketë qenë e martë, 25/03/2015, kur pashë një dokumentar portretiv për ty, e dashur mikja ime Nora Malaj, aktualisht Zv/ministre e Arsimit. U kënaqa dhe m’u kujtuan shumë gjëra. Që nga kërcimi në tavolinen e “Dajtit”, fushata në Shkodër, libri ku kam shkuar për ty, etj. etj. Je njeri i mirë dhe të respektoj fort, mikja ime! Urime Nora Malaj!
– Kam përshtypjen se në veprimtarinë time të gjatë si gazetar, ne jemi takuar dikur, i nderuar z. Zak Topuzi, administrator i hotel “Mondial”, edhe për mua shumë i respektuar, po në intervisten për Neser-TV, unë te ngritja kat pas kati të hotelit, në fakt pashë ngritjen kat pas kati të kapitalizmit të ndershëm, që s’ka të bëjë me lek droge apo aferash. Të uroj fort, njeri i punës së ndershme. Kështu mbetsh gjithnjë, punëtor dhe i ndershëm.
– Ti, i dashur koleg Lorenc Kaja, je apo nuk je gazetar i mirë, këtë nuk e gjykoj unë, por më pëlqen shumë spektri tematik, gjeografik dhe i personazheve, gjë që më kujton emicionin tim “Pa trokitur”, dikur te Gjeli-Vizion. Urime, miku im!
– Andej nga Liqeni vijnë vajza shumë të bukura dhe me trup të ndërtuar nga sporti. Ka filluar të vijë edhe një me emrin Enxhi (sa i bukur!). Është nga Gramshi (patriote) dhe vazhdon Ekonomikun në vit të dytë (fakulteti im). Të uroj gjithë të mirat o Enxhi, o ekonomiste, o patriote!
– Një emision televiziv i ngjan një sahati, ku fusha dhe ekipet të përafrojnë drejtuesen, imazhin që duket në ekran, por orën e vë në lëvizje zemreku dhe kush e di sa ingranazhe. Dhe them, i dashur Dash Kaloçi, se ti je zemreku i emisionit “Kontrata”, aty tek Agon. Edhe Sonila, ndershmërisht, e pohon herë pas here. Mbetsh gjithnjë ky që je, mik i vjetër. E kam fjalen për mirësinë si njeri, që të karakterizon!
– E dashur Edi! Ilirin, nuk po e takoj më. E kuptoj, axhenda e një ministri është full, po edhe e jotja si kryetar komisioni, jo më pak. Po të dërgoj një libër timin dhe urimet më të sinqerta, i dashur miku im Eduart Shalësi.
– Vetëm nja dy–tre herë jemi takuar, i dashur Viktor Çaushi. Dhe, dukshëm, më pëlqen sportiviteti yt në karakter. Patjetër, edhe lokali me atë djemtë e edukuar. Më vjen mirë që kemi një mik të përbashkët: deputetin Paulin dhe dashtë Zoti të jesh edhe ti shkodran! Gjithsesi, të uroj gjithë të mirat Viktor!
– Kam vënë re se dy nga shokët e mi të fëmijërisë, inxhinierët e ndërtimit Ilir Trebicka dhe Gëzim Bimbli kanë një qetësi tipike në bashkëbisedim. Dinë të dëgjojnë, mbi të gjitha; veti shumë e rrallë kjo. I kam patur edhe në një shkollë, në të famshmen “11 Janari” dhe janë të dy… korçarë! Ju përqafoj fort të dyve dhe suksese!
– Po të bëhej ndonjë konkurs bukurie me nominimin “Miss-Posta”, jam i sigurt se ti Elda do ishe nder të përzgjedhurat. Të ka falë Zoti, si thotë fjala, po Valbona është dobësia ime, jo për bukurinë. Janë një kompleks gjërash që nuk i shpjegon dot shkenca e bukurisë, e sipërfaqes. Ajo, më së paku, më kujton lumin tonë të pastër Valbona, që ka brenda një magji… Gjithsesi, ju uroj të dyjave, shumë lumturi!
– Poetët që rrinin në oborrin e mbretëreshës–fëmijë, Maria Stjuart, për të karakterizuar sjelljen e saj lozonjare, të pafajshme, plot hare dhe duke nënkuptuar bukurinë e saj, shprehën një fjalë: “Fluturzim”. Unë s’kam nevojë të shkoj deri në Skoci apo Uells, se këtë fluturim, pikë për pikë, e takoj sa herë shkoj tek lokali i mikut tim, Safet Gjici. Është aty një kamariere (Zot, sa e bukur), që quhet Anxhela dhe që ka tiparet që thashë më lart. I uroj të jetë shumë e lumtur në jetën e saj!
– Si kur ishe deputet, si tani, ke mbetur po aq i qetë dhe i shtruar, i dashur Durim Lamaj. Sidomos spikat fisnikëria jote. Bëji të fala të gjithë personelit dhe suksese në çdo ditë të jetës, i dashur miku im Durim.
– Ditën e hënë, datë 30 mars 2015, do ta mbaj mend për shumë kohë. Dhe kjo lidhet me një vajzë (grua) gazetare te Ora Nevvs. E thërrasin Klea, po quhet Klementina Cenkollari. E takova në mëngjes, para KLSH-së. E pashë në disa raportime gjatë ditës. Dhe pastaj, në orën 20 para selisë së PS-së, me sytë pak të lodhur, po prapë gjithë dritë dhe mirësi. Simbol i palodhshmërisë, kjo korçare! Një tip i ri gazetari, me një performancë komplekse, po del në skenë: Raportim, lexim lajmi, bisedë në studio. Një nga këto është pa dyshim Klea, së cilës i heq kapelen.
– Dhe ja ku shfaqesh prapë, i dashur Bajram Muçaj, me programin “Besa-Agro-Invest”. E kam thënë edhe më parë: Dashuria jote për Shqipërinë, kalon edhe nga dashuria për tokën dhe njeriun e saj. Se, Shqipëria është konkrete dhe njerëzit e saj, gjithashtu. Nuk janë numra, as vargje, poezia, as emra dhe ti këtë e ke kuptuar derisa ndërmerr një program kaq të fuqishëm që mbron si tokën, si njeriun që jeton në të. Urime, i dashur Bajram, miku im shpirtmadh!
– Me datën 31 Mars, ndërsa shkoa t’i jepja librin tim Bujar Himçit, gjeta edhe Kujtim Buzën, në tavolinë. Pas pak erdhen edhe dy miq të tjerë: Leka Meksi dhe Bamir Topi. Sinqerisht u ndjeva mirë që jeta më ka servirur miq me kualitete të tilla, humane së pari. Madje, edhe se fundmi: Vlerat e tyre humane, janë ato që më “magnetizojnë”. Kështu mbeçi përherë, miq të dashur!
– Ndonëse nuk mbarova punë aty tek Alb-Trans, madje, edhe pse nuk më pëlqen përgjigjja jote ndaj një shkrimtari: “Nuk kam pritje sot”, pavarësisht këtyre pra, të uroj ty Fatos Vrapi për kushtet ideale të punës në zyrë, parking, lavazh, ofiçinë, mencë. Për këto, të uroj vërtet!
– Një çokollatë ishte e dashur Drita. Me dhurove një çokollate, ti, nënë e dy vajzave dhe gjyshja e Ajlit. Nuk e di nga të vjen gjithë kjo finesë, nga të vjen kjo dritë e brendshme e shpirtit. Di që je shpirt njeriu dhe kjo më bën të ndihem kaq mirë që të kam shoqe. Të përqafoj fort!
– Sa herë vij tek ai lokali simpatik i Samiut dhe takoj “Nderin e Kombit”, Faruk Kalleshi, jeta më duket më e bukur. Faruku të mban gjallë. Ky sportist i shekullit, që merr… vetëm 12 mijë lekë pension! Ky njeri, që e dashuron Liljanën, (bashkëshorten) njëlloj si ditën kur u martua para 45 vjetësh. Ky njeri plot lumturi, po edhe plot halle, quhet Faruk Kalleshi dhe do të doja ta kisha vëlla, për shpirtin që ka! Urime Faruk!
– Bora, o Bora, o Bora Zemani! Sa më ke munguar. Po, ja ku të pashë te Vizion +, me një bukuri të re: Në bukurinë e një nëne të re. Por, mbetsh po ajo, me një zhvillim shpirtëror, për t’u admiruar. Aspak lakmuese, aspak e shfrenuar. Tani përsëri pjesë e televizionit, tek emisioni “E diell”. Po, ajo që më pëlqen fort, është ajo krenaria, gati prej sarkazme dhe krejt, krejt e natyrshme. Të përqafoj fort, mikja ime. Jam i “dënuar” të të admiroj gjithë jetën. Puthe fort, Arborin, djalin tënd të shtrenjtë.
– Kur takohemi bashkë, rrimë vetëm pak minuta i dashur Lul Masha. Kujtoj çastet e bukura në Turqi, vite më parë. Kur shkuam në Ak-Saraj, me Ad Dulakun. Ato vajzat e bukura në skenë. Dhe zëri yt brilant. Jetë, i dashur Luli, jetë! Kemi jetuar edhe ne. Ndërkohë, të uroj fort, që je bërë gjysh. Të përqafoj fort miku im Lul Masha!
– Është një kënaqësi që të takoj ty, shokun tim Iljaz Guri, aty në Shkodër, babai i kampionit Elis Guri. Por, Sahiti mbetet Sahit Fishta. Ju dua fort, të dyve, sidomos Elisin, kampionin e mundjes shqiptare. Ju përqafoj fort.

Pershëndes shpirtin tim, Nardin nga Vl. që e kam yll bote. I them që të dua shumë jeta ime dhe te adhuroj pafund shpirti im, te kam zemer e të dua çdo e më shumë. Nga Xhelozja jote
Përshëndes Artigon, Tartarin, Boren, Arin Arient Zijan. Ju falenderoj për mendimet tuaja dhe për keshillat tuaja. I vlerësoj shumë. Ju uroj nga zemra fundjave të bukur dhe te kendshme. Me respekt, Xhelozja e Nardit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Hesht...

Next Post

Genci: Diedoni s’do që ta shohë me sy Albën

Advertisement