Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A na takon neve pasuria e gjyshit?

– Zoti avokat, jam një nënshtetas shqiptar që dua t’ju bëj një pyetje: Gjyshi im emigroi në Australi në vitin 1935 dhe mbas mbylljes së kufijve, në vitin ’45, nuk mund të vinte në Shqipëri dhe vdiq në Australi në vitin 1967. Dua të di, a na takon pasuria në qoftë se gjyshi e ka lënë për ne nipërit? Nëqoftë se na ka lënë, çfarë rruge duhet të ndjekim? Dua të theksoj se gjyshi nuk u martua më, mbasi iku nga Shqipëria dhe na takon ne nipërve të pajisemi me pasaportë australiane. Faleminderit dhe jam në pritje të përgjigjes.
Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, cel. 0692737706 & ++35544532512: – Ju falënderoj që kontaktuat me rubrikën “Ju pyesni, avokati përgjigjet”. Pasi studiova rastin duaj, lidhur me çështjen e trashëgimisë, kjo e drejte është e njëjtë me të drejtën e trashëgimisë së vendit tonë. Trashëgimtarët ligjorë janë fëmijët, fëmijët e fëmijëve, bashkëshorti, prindërit, vëllezërit e motrat dhe fëmijët e vëllezërve e të motrave të para vdekur, gjyshi e gjyshja e të paralindurit e tjerë, personat e paaftë për punë në ngarkim të trashëgimlënësit, të afërmit e tjerë deri në shkallën e gjashtë, si dhe shteti. Këta thirren në trashëgim sipas radhës. Në radhë të parë thirren në trashëgim fëmijët dhe bashkëshorti i aftë ose i paaftë për punë, duke trashëguar secili në pjesë të barabarta. Kur një nga fëmijët ka vdekur para trashëgimlënësit, është bërë i padenjë për të trashëguar, ka hequr dorë nga trashëgimi, në vend të tij hyjnë me zëvendësim fëmijët e tij dhe kur për shkaqet e sipërme nuk mund të jenë trashëgimtarë, vijnë në trashëgim të paslindurit e tyre pa kufizim. Në këtë rast, pjesa e prindit që nuk trashëgon, ndahet ndërmjet të paslindurve në pjesë të barabarta. Kur përveç bashkëshortit, nuk ka trashëgimtarë të tjerë, të radhës së parë, në trashëgimi thirren ata të radhës pasardhëse. Në çdo rast bashkëshorti merr 1/2 pjesë të trashëgimit. Kur nuk ka trashëgimtarë të radhëve të sipërme, trashëgimi i mbetet bashkëshortit pasjetues.
– Fëmijët e lindur jashtë martese, kur atësia ose mëmësia është njohur rregullisht, si dhe fëmijët e birësuar barazohen me fëmijët e lindur nga martesa. I birësuari nuk trashëgon në familjen e origjinës së tij dhe as kjo nuk e trashëgon atë. Në radhë te dytë thirren në trashëgim prindërit e trashëgimlënësit dhe personat e paaftë për punë, të cilët të paktën 1 vit para vdekjes së trashëgimlënësit, bashkëjetonin me atë si anëtarë të familjes dhe në ngarkim të tij. Në radhë të tretë thirren në trashëgim personat e paaftë për punë në ngarkim të trashëgimlënësit, kur nuk ka trashëgimtarë të tjerë të radhës së dytë, gjyshi e gjyshja, vëllezërit e motrat, si dhe fëmijët e vëllezërve e të motrave të paravdekur. Të sipërmit trashëgojnë në pjesë të barabarta, pa u bërë dallimi ndërmjet vëllezërve e motrave të një ati ose vetëm të një nëne, ndërmjet gjyshit e gjyshes nga ana a babës ose e nënës. Kur trashëgimlënësi nuk ka lënë të paslindur, as prindër ose të paralindur të tjerë, as vëllezër ose motra, apo të paslindur të këtyre, pasuria e trashëgimlënësit u kalon të afërmve më të afërt të tij, pa bërë dallim ndërmjet vijës atërore dhe asaj amësore, por gjithsesi jo më tej se shkalla e gjashtë. Kur trashëgimlënësi nuk ka lënë trashëgimtarë deri në shkallën e gjashtë, thirret në trashëgim shteti.
– Përsa i përket pjesës së përfitimit të pasaportës, duhet të kontaktoni me një avokat i cili e njeh mirë këtë legjislacion në Australi pasi unë nuk pata mundësi të gjeja informacion rreth problemit.
– Përfundimisht, lidhur me trashëgimin, nëse gjyshi juaj ka lënë prona në Australi ose në Shqipëri dhe ai nuk i ka lënë testament dikujt, ju jeni përfitues sipas arsyetimit të mësipërm. Jeni të mirëpritur të ndiqni procedurat e mëtejshme në Republikën e Shqipërisë pranë Studio Ligjore “Duraj”!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si t’i forcoj vithet, që i kam të lëshuara?

Next Post

A i plotësoj kushtet për pension social?

Advertisement