Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Horoskopi i javës 27 prill-3 maj
LE TË MBIJNË MIJRA LULE,  LE TË LULËZOJË KUALICIONI ME 40-PARTI…  Nga Agron BERDAJ
Më kishte fshehur një sekret të tmerrshëm

LE TË MBIJNË MIJRA LULE,  LE TË LULËZOJË KUALICIONI ME 40-PARTI…  Nga Agron BERDAJ

 

Pas një beteje të gjatë debatesh dhe konsultimesh ndërpartiake , më në fund u përcaktuan edhe  kualicionet politike , frontet e fushbetejës në zgjedhjet a afërta lokale .Kualicion i djathtë paraqitet i rrënuar , me shumë ish aleatë të dezertuar. Ndoshta është firua më e madhe që ka pësuar ky kualicion që nga lindja e pluralizmit në Shqipëri. Ndërsa kualicioni i majtë duket i tejngopur. Në të marrin pjesë gati 40 parti , të njohura dhe të panjohura , me kontribute në arenën e luftës politike shqiptare , por edhe pa kontribute fare , të majta edhe të djathta , nga ato që e kanë provuar shijen e embël të pushtetit, por edhe nga ato që rishtas kërkojnë ta shijojnë  atë, nga ekstremë të të dy krahëve të spektrit politik shqiptarë , nga të urtit, por edhe nga ata që deri më dje kanë qënë në vijë të parë të luftës politike, ndaj  te majtës . Cudia shqiptare shkon edhe më tej , ku kryetari i partisë aderon ne njerin krah politik , kurse strukturat e parties ne frontin tjeter , kur i njejti subjekt politik ne zgjedhjet e pushtetit qëndror përfshihet djathtas , në ato të pushtetit lokal aderon majtas.

Natyrishtë aleancat zgjedhore dhe paszgjedhore, janë përvoja të përgjithësuara dhe të zbatuara me sukses në vendet me demokraci liberale , ato janë kthyer në një mënyrë drejtimi dhe përfaqësimi të një qeverisje me bazë sa më të gjërë . Por jo vetëm kaq , aleanca të tilla kanë qënë produkt i kompromisit dhe konsensusit mes forcave politike në zgjidhjen e krizave  politike , e problemeve të mëdha kombëtare e ndërkombetare . Kualicione të tilla i gjejmë të realizuara me mjaft sukses në Itali , ne Gjermani. Edhe te fqinjë tanë, në Greqi e majta dhe e djathta, pra, ND-ja dhe Pasoku, për herë të parë ne historinë e pluralizmit politik në këtë vend , bënë aleancë për menaxhimin e krizës ekonomike dhe shpëtimin e vendit nga falimentimi . Të tilla aleanca politike ka diktuar kriza ekonomike të zbatohen edhe në Spanjë, në Portugali , në vendet Nordike e Skandinave, gjithandej . Pra, aleancat politike janë të pranushme dhe pjesë e kulturës demokratike . Por ajo që tërheq vëmendjen në kualicionet tona , është se  si mund të funksionojë një aleanc e tillë me 38-subjekte politike , me po kaq programe ,alternativa  deri edhe me kahje të kundërta politike. C’pjes të programit  të rilindjes,  do të bejnë të tyre këto forca politike , si do ta ruajnë integritetin e vetë , në këtë kualicion të gjërë , deri ku do të jetë vija e kuqe , ku ato nuk do të lëshojnë nga program i tyre, si do ta zhvillojnë më tej betejen politike në mbrojtje të alternativës së tyre, para elektoratit ? Po, partneri kryesor PS-ja , që e drejton këtë front të gjërë politik, c’do të korrigjojë nga program i saj? Mbi c’program  qeverisës  amalgam do të realizohet ky bashkim, me bazë kaq të gjërë ? Mos kemi të bëjmë me marrëveshje, ku mes aleatëvë ndahen vetëm thelat , postet shtetërorëe , në bazë dhe në qëndër , ku përcaktohen , sferat e influencave ekonomike e financiare ,ku vendosen kufinjtë e lirisë së monopoleve dhe të trafiqeve ? Po, kështu nga kjo aleancë , pavarësishtë se ndanë pushtetin me ta, del e fituar edhe PS-ja , pasi në këtë mënyre kompeson firon e elektoratit të majtë për , shkak të zhgënjimit nga mosmbajtja e premtimeve të bëra dhe shkarkimit të krizës në kurriz të të varferve . E konceptuar dhe e realizuar në këtë formë aleanca jo vetëm se i humbet vlerat politike , por edhe kthehet në një pazar në interes të pushtetarëvë partiakeve dhe elitave drejtuese , por jo në interes të zhvillimit të vendit dhe demokracis së vërtetë .

Advertisement

Kualicione mbi bazën e ideve , alternativave , programeve , si dhe për zgjidhjen e problemeve të mëdha në interes të vendit , ende në Shqipëri nuk kemi parë të realizohen  . Ajo çfarë kemi parë janë aleancat për të fituar numra ,vota , elektorat , për ta mundur kundërshtarin politik me epërsi numerike , por kursesi me vizjone , me zgjidhje , me projekte dhe programe , me realizime  . Duke qënë kështu , edhe aleancat janë kthyer në një fushë pazaresh shpeshëherë të pamoralshme dhe korruptive .  Aleanca të tilla , ndoshta me bazë edhe më të gjëre , janë ndërtuar edhe herë të tjera, por ato nuk kanë qënë shumë të  suksesëshmë ,madje kanë funksionuar , me shumë probleme . Si mund të ndodhi që në bazë të një kualicioni të gjërë ,me një shumicë të cilësuar parlamentare , nuk janë zgjidhur problemet më strategjike , si ajo e pronave , rregullimet kushtetuse , reformimi i sistemit gjyqësor , kontrolli i territorit e shumë çështje të tjera , për të cilën populli ka votuar në mënyrë plebishitare . Kur, qeverisjet mbi bazën e  kualicioneve , me bazë të gjërë nuk kanë mundur të zgjidhin këto problem , atëherë për çfarë duhen këto kualicine , për të sjellë në pushtet një elitë ,një grup njerzish që më shumë se interesat e vendit shikojnë karrigen e tyre , pushtetin vetjak ? Kjo sëmundje e aleancave ndihet edhe në baze , në pushtetin vendor . Edhe atje kanë funksionuar kualicione të gjera ndërpartiake , por nuk është mundur të evitohen shpërdorimet e fondeve publike , të ndalohen ndërtimet pa leje , të shmanget zhvatja e pasurisë kombëtare , t ‘i ndërpritej rruga korrupsionit dhe trafiqeve , të zbatoheshin politika më sociale per kategorinë e njerëzve më në nevojë . Por, edhe atje ku nuk kanë qënë të  zyrtarizuara  këto aleanca , ato kanë funksionuar ilegalishtë , nën rrogoz , të fshehura , për synime korruptive . Në shumë skandale të përfolura , i gjen bashkë , pa dallime partiakë edhe te majtin edhe te djathtin , edhe drejtuesin, apo puntorin e administratës ,në një front për të zhvatur sa më shumë duke shfrytëzuar në mënyrë abusive pushtetin . Qofsha i gabuar, po kualicione të tilla nuk do ta justifikojnë qëllimin , ato më shumë janë tollumbace në erë, se sa një instrument drejtues gjithpërfshirës . Ato,  nga përmbajtja por edhe nga forma, të kujtojnë akrobacitë  e Ramiz Alise , ku në vend të partive politike , kërkonte ta realizonte pluralizmin me organizatat e masave ,atë të rinisë ,të gruas ,bashkimet profesinale , me shoqatën e gjuetarëve , etj .

Përvoja shqiptare  ne krijimin dhe funksionimin e kualicioneve njeh  edhe çudira të tjera edhe më të mëdha , kur ato jo vetëm në shumë raste , nuk kanë qënë fleksible  ndaj disa ngjarjeve tragjike të ndodhura në vënd , por kualicioni qeverisës në bllok është munduar t’i mbulojë ato , të fshehë provat dhe t’i imponohet drejtësisë, për mosdënimin e tyre . Pra , këto aleanca kanë shërbyer për të mbrojtur krimin , korrupsionin , trafiqet dhe jo për një qeverisje të pastër , të hapur e transparente . Për të mos thënë edhe më keqë , kur fushata është zhvilluar për të rrëzuar nga pushteti një forcë politike dhe pa mbaruar numurimi i votave , po kjo forcë politike ka  shpallur aleancën me të , duke i përtypur gjithë atë detë sharjes e argumentash, të përdorura kundër sajë . Jo në pak raste ,është treguar se elektorati apo grupe të caktuara shoqërore  janë tradhëtuar apo gënjyer ,nga liderit e partisë . Humbëm një betejë, ju drejtua ,Neritan  Ceka , ish ushtarakeve ,kur qeveria Berisha , kundër ligjit , miratojë një akt normativ, ku i rrënonte ekonomikisht, ata , por nuk kemi humbur luftën ,shtojë ai . Dhe strategët e medhej kështu flasin , por e keqia nuk qëndronte te fjalët, por te vepra e tij, pasi vetë ky strateg, nuk kaluan as pakë ditë dhe i tradhëtoi interest e këtij grupi shoqëror të cilët i kishin dhënë votën, duke e gjetur veten, në grazhdin e Berishes .Por si ky rastë ka mjaftë të tjerë , të cilat i japin një shije të pështirosur aleancave , dezertimeve të deputetëvë nga nje krah në tjetrin , partive politike, të cilat jashtë programit dhe votbesimit të elektoratit, bejnë tregëti politike në interes të  nje klike apo elite brenda partisë. Sidoqoftë ,e sigurt është se fronti i majtë do të fitojë ,por po kaq e sigurt është se humbja do t’i shërbejë PD-së,për t’u shëruar ,për t’u ndarë njëherë e mirë nga njerzit e inkriminuar , nga e shkuara e saj lemerisëse ,nga tragjeditë qe i ka shkaktuar këtij vendi .Atë ,që s’e bën dotë drejtësia , shteti ligjor, politika, e sigurt do ta bëjë sovrani popull, ashtu sic nisi ta bëjë në 23-qershor , dy vjet më parë ,  me qëllimin fisnik për ta kthyer këtë forcë politike në një aset të vlefshëm kombëtar . Dëgjojeni popullin . Ai nuk flet kot .

(Gazeten INTERVISTA tani mund ta blini edhe ne Greqi, ne kioskat ku shitet shtypi i huaj. Nese nuk e gjeni, na dergoni nje sms ne 6938691274. Ju lutem na ndihmoni! Gazeta Intervista tani eshte e vetmja gazete ne gjuhen shqipe ne tregun grek!)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Horoskopi i javës 27 prill-3 maj

Next Post

Më kishte fshehur një sekret të tmerrshëm

Advertisement