U bë nuse
– Motra ime e ka parë veten të bërë nuse dhe sikur ne po i bënim dasmën. Mos vallë do të sëmuret? Nëna ime kështu thotë, kur sheh veten nuse…
– Në radhë të parë, fustani i bardhë simbolizon pastërtinë dhe çiltërsinë e personit që e ka veshur në ëndërr. Në radhë të dytë, tregon gjithashtu se ajo është gati të nisë një lidhje serioze dhe të krijojë familje. Ëndrra nuk ka lidhje me ndonjë sëmundje. Shpesh, ëndërrimi për të realizuar këtë gjë, i bën që të kalojnë një gjendje ankthi, gjë që mund të shkaktojë edhe siklet shëndetësor. Në rastin e motrës, nëse është vetëm dhe ëndërron kaq shumë të gjejë princin e kaltër, mund të ndodhë që të kalojë një gjendje ankthi padashje.
Mbolla lule
– Nëse shikon në ëndërr sikur mbjell lule në kopësht, çfarë kuptimi ka? Eduarta.
– Mjellja e luleve është një ëndërr shumë e bukur, tregon besimin tuaj dhe optimizmin për të ardhmen. Lulet e gjelbërimi (sidomos kur mbjell) tregojnë mirësi, mëshirë, butësi, kënaqësi dhe dëshira për të ardhmen. Po kështu, tregojnë që keni një shpirt të pastër, jeni natyrë shumë e ndjeshme dhe do të donit t’ju trajtonin si një lule që mbillet dhe për të cilën kujdesesh gjatë gjithë jetës. Urojmë që jeta juaj të jetë e tillë dhe të gjeni atë çfarë kërkoni.