Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Çizmet dhe qeni
– Kisha veshur një palë çizme të zeza që shkëlqenin aq shumë sa të vrisnin sytë. M’u sul një qen i zi që skërmiste dhëmbët dhe afrohej. Ai donte të më kapte majat e çizmeve, por nuk arrinte t’i kapte dot me dhëmbë se i rrëshqisnin dhe unë e shtyja me shqelma. Ai nuk më kafshonte dot, por vetëm nxirrte dhëmbët poshtë këmbëve të mia. Unë e qëlloja me këmbë dhe këpucët e mia s’i kapte dot, se kishin përbërje të rrëshqitshme. Jam në merak, prandaj më thoni, çfarë kuptimi ka kjo ëndërr? Juera.
– Së pari, çizmet që keni veshur tregojnë karakterin tuaj impulsiv dhe në të njëjtën kohë, dëshirën për të qenë totalisht e pavarur, ndërsa qeni tregon si instiktet tuaja të fshehura, ashtu edhe besnikërinë ndaj gjërave që doni. Fakti që qeni nuk ju ka kafshuar dot, tregon se ju kanoset një rrezik, por nuk do t’ju prekë dot, ndaj sado e rrezikshme të duket situata me të cilën do të përballeni, do t’ia dilni mbanë pa asnjë pasojë, falë karakterit tuaj të fortë. Bëhet fjalë për diçka kalimtare, ndaj s’keni pse të merakoseni.

Vjehrra dhe unaza
– Mbrëmë kam parë një ëndërr të çuditshme, sikur vjehrra ime mbante një kuti të zezë kastori dhe në të kishte një unazë që do tja jepte dikujt. Mirëpo rastësisht diku larg unazen e gjeta pranë një çesme në tokë dhe e futa në gji. Ajo ishte e madhe dhe me një gur gjigand të shndritshëm në majë, ishte mahnitëse. Vjehrra ma kërkoi por unë nuk ja dhashë, i thashë që më takonte mua meqë më erdhi tek këmbët. Si mund të shpjegohet kjo ju lutem nëse mundeni? Faleminderit.
– Një ëndërr e tillë tregon një lloj konflikti me familjen e bashkëshortit tuaj. Një debat ose ka lindur, ose do të lindë dhe shkak do të jetë vjehrra juaj. Duhet të keni shumë kujdes, sepse një fjalë e thënë në momentin e gabuar, apo një veprim i nxituar mund të rrezikojë marrëdhënien tuaj. Unaza që keni parë dhe që e keni marrë po ju, është një shenjë e mirë, që do të thotë se marrëdhënia që keni me bashkëshortin është e fortë dhe askush nuk mund t’jua prishë, qofshin këta edhe pjesëtarë të familjes.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Të ndahem nga familja apo nga vajza Rome?

Next Post

A mund të bëj ushtrime fizike, edhe pse jam me diabet?

Advertisement