Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ndihem keq kudo që jam

– Jam një studente e sapodiplomuar, që kam një droje e një pasiguri që më ka stepur gjithmonë në marrëdhënie me njerëzit, në punë, në shkollë e kudo. Pranë kam shumë njerëz e shoqëri që më duan të mirën. Shumica prej tyre janë njerëz shumë aktivë e me siguri te vetja, gjë që mua më mungon. Shoh çdo ditë që ata e kanë shumë më të thjeshtë për të zgjidhur një problem që mund t’u lindë në marrëdhënie me njerëzit, qoftë edhe për të kundërshtuar një mall të blerë në një dyqan, ndërkohë që unë e kam shumë të vështirë, pasi më duket sikur njerëzit do të më kthehen keq dhe s’do të mund ta përballoj konfliktin. Gjithmonë e kam ditur që kam një pasiguri të theksuar dhe besim të ulët te vetja. Dua ta kem çdo gjë perfekte në fizikun tim dhe në mënyrën si komunikoj me të tjerët. Duke qenë se nuk e arrij dot atë modelin e krijuar në kokën time, mërzitem e zhytem më thellë në dëshpërimin tim duke bërë që të mos kem më fuqi të mendoj bukur. Kjo ndoshta sepse kam menduar se modelet që kam patur unë, e kanë e kanë pasur shumë të thjeshtë të ecin, qoftë me fizikun, qoftë me moskokëçarjen e tyre ndaj faktit se do t’i mërzisin njerëzit. Kam menduar gjithmonë se këtë pasiguri dhe mungesë vetëvlerësimi ose pesimizëm, i kam të lindura, pjesë të karakterit tim. Gjithmonë i kam ndarë njerëzit në pesimistë dhe optimistë. Këta optimistët e kanë shumë të bukur dhe të thjeshtë jetën. Ndoshta historitë që kanë ndikuar në jetën time ma kanë shtuar më shumë pasigurinë. Gjëja më e vështirë ka qenë shpërngulja në Tiranë në klasën e shtatë, në një nga shkollat më të vështira të Tiranës, ku ka pasur shumë fëmijë të llastuar. Ajo përballje në një realitet krejt ndryshe, më mbylli shumë në vetvete dhe që atëherë kam pasur gjithmonë e më shumë ndroje. Kam menduar gjithmonë se do të isha e papranuar nga pamja dhe, duke ia ngulitur vetes time këto mendime deri tani, çdo gjë që mund të më rastisë në jetë, kalon në këtë filtër mendimesh…
Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – E nderuara studente e porsadiplomuar, ju falënderoj për letrën në të cilën pasqyrohet qartë ankthi juaj social, parehatia me veten dhe me njerëzit, një lloj ankthi të cilin ne psikologët e quajmë ankth performance, ndërsa parehatinë me veten e quajmë dismorfobi. Mbaje mend, të gjitha fobitë, pra, edhe fobia sociale, dismorfobia etj. nuk shkaktohen kot, por mësohen. Ato janë një si sjellje e mësuar në saje të ngacmuesve specifikë dhe besoj e kupton se ky është një lajm i mirë. Pse është ky një lajm i mirë? Sepse ashtu siç janë mësuar, ashtu edhe çmësohen, me anë të psikoterapisë dhe përballjes. Në praktikën time prej 3-4 dekadash kam kaluar shumë raste të tilla, madje një rast si i yti e ka shëruar veten duke lexuar romanin “Vajza e Postës” e Cvajgut, por edhe raste të rënda e ky i juaji ia kanë dalë me sukses duke u informuar, këshilluar e përballur me ekspozimin progresiv dhe bërjen të pandjeshëm. Kjo nuk është meritë e imja, por e shkencës psikologjike, pasi ankthi social është lloji më i trajtueshëm me psikoterapi, por e keqja është se pikërisht për shkak të këtij lloji të ankthit, shumica nuk vijnë për këshillim dhe vetëm 20 % e tyre trokasin për ndihmë e bashkëpunim me psikologun sepse u vjen “turp” ose “zor”. Para pak ditësh, kam trajtuar një student nga një fshat i Elbasanit me këto lloj simptomash, pra, me ankth social, parehati, ankth performance, dismorfobi (probleme me pamjen, bukurinë) si tuajat. Ai ndjehej i pasigurtë, i paqetë, i pabukur e provincial, skuqej e zverdhej nga çdo njeri dhe nuk ishte i qetë as kur rrinte vetëm sepse i dukej sikur të tjerët do të thonin: “Ja, ky i shkreti, nuk ia var asnjeri”. Edhe po të ishte me të njohur apo me të panjohur ndihej shumë në siklet, skuqej, verdhej, djersitej etj. Ky djalë simpatik kishte pranuar faktin se nuk është aq i mirë e pranuar nga të tjerët, edhe pse kishte aq shumë bukuri e vlera. Me psikoterapi kognitive, me ca ushtrime para pasqyrës, si edhe me një kurs vallëzimi që ai bëri, tani ai po i “çudit” me performancën gjithnjë e më të mirë njerëzit që e rrethojnë, aq sa ndonjë feste, gostie apo dasme, tani i jep “tonin”. Ai arriti të kuptojë se ankthi social nuk ka lidhje as me fatin e as me origjinën, pasi nuk është diçka që trashëgohet, por ka lidhje me mbindjeshmërinë, ndjenjën e sinqertë për të bërë çdo gjë që u duket e mirë të tjerëve. Ju, siç e thoni vetë, “zhyteni”, u jepni rëndësi, ndiheni shumë përgjegjëse për të tjerët, me atë ndjenjën e sublimes dhe me dëshirën për përsosmëri etj. Këto në fakt janë ca të mira si me tepricë, si të “kopjuara” apo të trashëguara nga paraardhësit, pasi ne psikologët në këto raste themi se e mira tepër është shpesh, “e keqja” e së mirës. Tani, e nderuara letërshkruese, po ju lë të lexoni te gazeta “Intervista” këshillat që u kemi dhënë edhe letërshkruesve të tjerë që e kanë kaluar më parë se ju ankthin social.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më dhemb poshtë stomakut

Next Post

Ai më la. Si ta harroj?

Advertisement