Futbollisti i talentuar me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, ka tërhequr vëmendjen me deklaratën që ka bërë në lidhje me femrat. Në fillim ai tërhoqi vëmendjen për lidhjet me femrat e famshme, edhe pse vetë i ka mohuar këta zëra, por së fundi, ai ndër të tjera, ka treguar edhe se si e do nusen. “Nusen e dua shqiptare, por jo me shkuesi. S’jam tip i një nate. Dua lidhje të qëndrueshme”, ka përfunduar ai. Futbollisti ka treguar se do të martohet vetëm me femër shqiptare, ashtu siç e kërkon tradita dhe familja, por kjo deklaratë e tij ngjan një “déjà vu” pasi vite më parë, edhe kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana shprehej nëpër media e më gjerë se nusen do ta merrte vetëm shqiptare, madje edhe të virgjër, por gjërat dolën ndryshe. Të shohim sa do ta mbajë fjalën Xherdan Shaqiri.
Advertisement