Shumë vonë
Kur të t’rrëshqasë loti i pendimit
Në tokë të bjerë ashtu rëndë-rëndë
Do të kem marrë udhën e “pakthim-it”
Nën tjetër qiell e tjetër vend.
Kur mërzia të të kapë papritur
E të mendosh ku do jem unë
Ta dish! Më shumë do të kem ikur
Nga ç’mendon ti, edhe më shumë…
E kur të të vijë inat me veten
Do të shtrëngosh jastëkun fort
E mes kujtimesh që nuk treten
Do më kërkosh! S’do më gjesh dot
Kur të të rrëshqasë loti pendimit
Shikoje diellin si perëndon
Ai e gjen rrugën e kthimit
Kurse për ne do t’jetë shumë vonë! Bledi Ylli
Dëshiroj!
Dëshiroj të jem aty,
ku ti s’më tremb, por më liron vend,
te ti,
e dritën e syve ta pi.
Dëshiroj të të futem në shtrat,
të të vë në siklet, mos të të lë rehat,
nga zjarri që shpërthen si stuhi, në gji.
Dëshiroj të jem vetë krua,
që derdhet mbi buzët e tua,
e tërë trupin ta përfshijë,
freski e tij.
Dëshiroj?!
Dëshiroj të vdes,
kur dora jote mbi trupin tim të mbesë
dhe të thërras me sa fuqi:
O Perëndi!Eni