Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mund të ekzistojë dashuria pa seksin?

– I dashuri im thotë që dashuria lind kur kryen marrëdhënie seksuale. Unë, në fakt, e kundërshtoj. I them që një marrëdhënie dashurie mund të funksionojë shumë mirë edhe pa bërë seks. A është e vërtetë kjo?
Borana Marku, psikologe: – Së pari, duhet të dini që, thënë nga një mashkull kjo gjë ka kuptim, sepse meshkujt, pak ndryshe nga femrat, i japin një rëndësi shumë të madhe marrëdhënies seksuale, ndonjëherë edhe më shumë se vetë ndjenjës shpirtërore. Ndërsa femrat, marrëdhëniet seksuale, përgjithësisht, i konsumojnë pasi bien në dashuri. Dashuria është një ndjenjë e bukur, ndjenja më sublime që ka ekzistuar e do të ekzistojë nëpër kohëra. Ajo lind natyrshëm midis dy individëve që mund të kenë shumë gjëra të përbashkëta me njëri-tjetrin, fillon me një tërheqje fizike, që, duke u njohur më shumë me njëri-tjetrin, kthehet në pëlqim e më shumë se kaq. Për t’i ndjerë të gjitha këto, nuk janë domosdoshmërisht të nevojshme marrëdhëniet seksuale. Ato vijnë natyrshëm në një lidhje dashurie e me kalimin e kohës, bëhen një pjesë shumë e rëndësishme e funksionimit të kësaj lidhjeje, por në asnjë moment nuk janë primare. Dashuria, respekti, sinqeriteti, mirëkuptimi, toleranca e shumë faktorë të tjerë janë ata që ndikojnë në mbarëvajtjen e një lidhjeje. E tillë është edhe përputhja seksuale. Uroj që kjo përgjigje të jetë e kuptueshme për të dy ju.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mos është me depresion?

Next Post

Poezia juaj...

Advertisement