Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

B.O.B: Kemi sukses, se përkushtohemi!

“Saga” titullohet klipi më i ri i djemve durrsakë të grupit B.O.B, të cilët sapo e kanë lançuar kanë marrë vlerësime me superlativa dhe kjo është një arritje goxha e madhe për ta. Klipi është realizuar në Shqipëri dhe në SHBA, ku jetojnë edhe dy pjesëtarët e grupit, që janë njëkohësisht vëllezër, Bkz Bob dhe Odc Bob. Pse ky titull, a janë të kënaqur djemtë nga ky klip, çfarë kanë në mendje për të ardhmen? Të gjitha këto do t’i gjeni në intervistën që realizuam me djemtë e B.O.B-së. Lexim të këndshëm!

Fabjola Kuburi: – B.O.B vjen me “Saga”… Saga e kujt?
B.O.B: – Saga e grupit. Saga do të thotë arritje heroike, një histori e gjatë dhe e suksesshme. Pas gjithë atyre vështirësive që kemi kaluar, arritëm këtu ku jemi edhe menduam të bëjmë një klip të xhiruar në Durrës dhe në Nju Jork, për të treguar arritjet tona.
– Pse pak në Durrës, pak në Nju Jork?
– Sepse unë (Bkz Bob) dhe Odc Bob jetojmë me familjen në Nju Jork, ndërs Amilli Bob jeton në Durrës. Na u desh të përshtateshim dhe të realizonim diçka të bukur që të na përkiste dhe të na përshtatej të treve.
– Prej sa kohësh e kishit menduar këtë sagë?
– Me këtë klip kemi pothuajse një vit që punojmë, kemi pasur edhe pak vështirësi sepse jemi larg, por në fund, rezultati është i kënaqshëm.
– Cila është gjëja më e bukur që ruani nga Shqipëria?
– Miqësia, shoqëria, respekti dhe eksperienca e bukur që patëm në vendin tonë.
– A mendoni se keni realizuar atë që dëshironit?
– Është hera e parë që e arrijmë plotësisht atë që dëshirojmë dhe jemi shumë të kënaqur sepse jo në të gjitha rastet arrihet ajo që planifikon.
– Kënga juaj është vlerësuar nga publiku, por edhe nga portale të ndryshme… Çfarë ndjesie apo ndikimi kanë te ju vlerësime të tilla?
– Mendojmë se këto vlerësime janë pasqyra e një pune të gjatë dhe të lodhshme. Vlerësimet të japin shumë besim për të ecur përpara, janë si qershia mbi tortë.
– Bashkëpunimet janë një shtysë drejt suksesit. Juve, kur do t’ju shohim në një bashkëpunim?
– Nuk e kemi vendosur akoma se me kë do të bashkëpunojmë, por do të vijë shumë shpejt dhe do mundohemi të përshtatemi me shijet e publikut dhe me atë që ne dimë të përfaqësojmë më mirë.
– Jeni një grup i suksesshëm. Të tillë e kishit paramenduar suksesin tuaj?
– Ne dimë ta kënaqim publikun sepse nga ata vjen edhe suksesi. Nëse ata të vlerësojnë, suksesi rritet. Sa i përket këngës “Saga”, të jemi të sinqertë, nuk e kishim menduar këtë sukses.
– A ka në tekstet tuaja pak nga jeta juaj personale?
– Në të gjitha tekstet tona ka bazë nga jeta jonë reale.
– Duhet t’i bëjë publike ndjenjat e tij një hip hop-ist?
– Nuk është se duhet me patjetër; kjo gjë varet nga hip hop-isti. (Qeshin)
– Cili nga tekstet tuaja ka më shumë bazë nga jeta juaj?
– Besojmë se te kënga “No trust” dhe kjo e fundit, “Saga”.
– Thuhet se “djemtë e këqinj” kur dashurojnë, dashurojnë shumë. Ju merreni me hip-hop dhe futeni te “djemtë e këqinj”…
Amilli: – Ama është larg akoma dashuria. (Qesh)
Bkz & Odc: – Po, po, edhe dashurojmë, se fundja, njerëz jemi edhe ne. (Qeshin)
– Ju pëlqejnë femrat që e bëjnë vetë hapin e parë?
Bkz: – Pse jo? Nuk ka ndonjë gjë të keqe, edhe pse normalisht është mashkulli ai që duhet ta hedhë hapin.
Odc: – Nuk ka problem edhe po ta bëjë femra hapin e parë.
Amilli: – Do më pëlqente shumë një femër që do ta bënte hapin e parë, po kjo nuk ndodh. (Qesh)
– Si i tregoni një femre që e pëlqeni?
Bkz: – Do t’ia thoja larg e larg, por jo edhe aq larg sa të shkosh në Kinë. (Qesh) Me shpresë të Zotit, të pranojë të dalë për kafe njëherë, të paktën të mos thotë “jo” që në fillim.
Odc: – Larg e larg, butë e butë dhe të mos thotë vetëm jo. (Qesh)
Amilli: – Do t’ia thoja me shumë lezet…
– Po që nuk e pëlqeni?
Bkz&Odc: – Nuk i flasim më shumë, largohemi me lezet edhe s’i bëjmë më “like” nëpër Facebook edhe Instagram. (Qesh)
Amilli: – Kur s’e pëlqej, ia them direkt që nuk më pëlqen dhe e mbyll muhabetin. (Qesh)
– A ju ka ndodhur ndonjëherë që të ndërroni numrin e telefonit për shkak të ndonjë femre?
Bkz: – Jo, e kuptojnë vetë që nuk duhet të marrin më edhe nuk marrin. (Qesh)
Odc: – Jo, jo, asnjëherë nuk kam arritur deri aty.
Amilli: – Unë e kam ndërruar numrin, por jo për këtë arsye.
– Sa ndryshe dashuron një çun durrsak nga djemtë e tjerë?
– Çunat durrsakë janë shumë të sinqertë kur dashurojnë. (Qeshin)
– Në Shqipëri kanë ndodhur shumë ndryshime. Duke qenë se ju jetoni në SHBA, çfarë ju bën më tepër përshtypje?
– Çdo gjë ka ndryshuar këto vite, sidomos muzika, kanë ndryshuar industritë më të mëdha në muzikë sepse çdo gjë ecën sipas kohës.
– Ka patur ndonjë rast kur jeni treguar paragjykues?
Bkz: – Po edhe më ka ardhur keq më pas.
Odc: – Po, ka pas raste, ashtu siç ka pasur raste që kam paragjykuar me të drejtë.
– Ka moment rebelimi për B.O.B? Kur është ky moment?
– Nëse arrin në një pikë që nuk durohet dot më, është normale dhe kundërpërgjigjja, jokorrektesa na bezdis pak si shumë.
– Kur keni thënë për herë të fundit “më fal”?
– S’na kujtohet.
– Po “të dua”?
– Ka shumë kohë.
– Thoni shpesh “Më mërzite”?
– Po, kur mërzitemi. Hera e fundit ishte para 10 minutash. (Qeshin)
– Arrini ta finalizoni çdo gjë me sukses?
– Duhet të punosh shumë që të arrish sukses. Ne besoj se ia kemi arritur sepse jemi përkushtuar.
– Ka një pikë që nuk e keni të përbashkët me tregun muzikor?
– Stili që ne kemi në muzikë, na ka bërë të veçantë.
– Çfarë ndodh pas një dite pune?
– Dalim për pak relaks me shoqërinë, më pas, në studio, shikojmë ndonjë projekt.
– Periudha që ju bën më tepër nostalgjikë…
– Ditër me shi, janë ato që japin një frymë melankolie dhe nostalgjie.
– Çfarë ka më tepër në mendjen tuaj këtë periudhë?
– Po mendojmë për videoklipin e radhës që do ta promovojmë si gjithmonë, me gazetën “Intervista”. Much love (me shumë dashuri) B.O.B.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë ushtrimesh të bëj për të parandaluar osteoporozën?

Next Post

Më dhemb majtas kërthizës

Advertisement