Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ja, 10 gjëra, që mëngjarashët dinë t’i bëjnë më mirë

1. Krijimtari. Është e vërtetë, mëngjarashët janë krijues të mëdhenj! Kjo dhunti, i detyrohet një zhvillimi më të madh të hemisferës së djathtë të trurit, që është përgjegjëse për krijimtarinë.
2. Sport. Në shumë sporte, si në boks, tenis, futboll dhe kryesisht, në të gjitha sportet, në të cilat ke kontakt të drejtpërdrejtë me kundërshtarin, të qenit mëngjarash e çorienton atë. Gjithashtu, mëngjarashët kanë një perceptim më të mirë të hapësirës.
3. Kujtesë. Disa studime konfirmojnë se mëngjarashët kanë një kujtesë shumë të mirë, që i detyrohet edhe një përdorimi më efikas të të dyja hemisferave.
4. Mendim. Te mëngjarashët, ura e fibrave nervore që lidh dy hemisferat e trurit mes tyre, është më e zhvilluar në masën 11%, në krahasim me ata që përdorin të djathtën dhe kjo përmirëson aftësitë intelektuale të mëngjarashëve.
5. Reagim. Mëngjarashët kanë një shpejtësi më të madhe refleksesh. Bëhet fjalë për një përparësi minimale, vetëm 15-20 të mijëtat e sekondave, por prapë është një përparësi.
6. Zbavitje. Jo të gjithë e dinë, por 13 gushti është dita ndërkombëtare e mëngjarashëve, të cilët, kështu, kanë një ditë më shumë për t’u zbavitur.
7. Seks. Me sa duket, emocionaliteti më i madh dhe perceptimi më i mirë i hapësirës shfrytëzohen me shkathtësi nga mëngjarashët edhe gjatë aktivitetit seksual, duke i bërë ata dashnorë/e shumë të mirë.
8. Të folurit. Mëngjarashët janë oratorë shumë të mirë. Një studim britanik, i publikuar në revistën “Nature Neuroscience”, ka treguar se, te mëngjarashët, zona e trurit të impenjuar gjatë një fjalimi është mjaft më e gjerë dhe përfshin të dyja hemisferat e trurit.
9. Fitimi i parave. Sipas një kërkimi amerikan, meshkujt që përdorin më shumë të majtën, fitojnë më shumë para sesa ata që përdorin të djathtën, mesatarisht, 15% më shumë.
10. Bien në sy. Së pari, ata bien në sy për faktin e thjeshtë që shkruajnë me të majtën dhe më pas, karakteristikat e përmendura më lart, vetëm sa e shtojnë këtë karakteristikë. Mëngjarashët janë në përgjithësi persona të jashtëzakonshëm dhe shumë prej tyre, janë të famshëm.

Ja, disa prej mëngjarashëve të famshëm: Bill Gejts, Robert de Niro, Morgan Friman, Xhon Rokfeler, Henri Ford, Rafael Nadal, Diego Armando Maradona, Pele, Mishel Platini, Ludvig van Bethoven, Volfgang Amadeus Mozart, Leonardo da Vinci, Rafaelo, Mikelanxhelo, Pablo Pikaso, Pol Makartni, Xhimi Hendriks, Barak Obama, Bill Klinton, Xhorxh Bush babai, Ronald Regan, Fidel Kastro, Uinston Çërçill, Mahatma Gandi. Çarli Çaplin, Albert Ajnshtajn, Napoleoni, Aleksandri i Madh, Kim Besinxher, Upi Goldberg, Dajanë Kiton, Nikolë Kidman, Merilin Monro, Demi Mur, Xhulia Roberts, Opra Uinfrei, Selinë Dion, Mari Kyri, Mbretëresha Elisabeta II, etj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Test Puthja... kjo gjë e mirë dhe e keqe!

Next Post

Fileto pule i marinuar me portokalle dhe borzilok

Advertisement