Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shkencëtarët gjejnë formën më të vogël të jetës në Tokë

Një ekip shkencëtarësh amerikanë pohojnë se kanë identifikuar formën më të vogël të jetës në Tokë. Bëhet fjalë për një bakterie me madhësi 0.009 mikron kub, që evoluon në mjedise të ndryshme.
Jeta mund të shfaqet në forma shumë të ndryshme. Ne jemi organizma të përbëra nga shumë qeliza, por ekzistojnë të tjera, më të thjeshta, që kanë vetëm një të tillë, si bakteriet, për shembull. Në fakt, këto organizma kanë madhësi që na duket mikroskopike në krahasim me tonën. Por, cila prej tyre është kampion për madhësinë më të vogël? Studiues amerikanë të Universitetit të Kalifornisë mendojnë se e kanë gjetur atë. Në fakt, ata kanë kapur imazhet e para të detajuara të një bakterieje të konsideruar «ultra të vogël», madhësia e të cilës është shumë më e vogël se mikroni, pra, një e milionta pjesë e metrit. Ekzistenca e këtyre bakterieve të vockla ka krijuar debate për dhjetëvjeçarë në gjirin e komunitetit shkencor, por këto imazhe të reja mund t’i mbyllin përfundimisht ato.
Për të arritur në një performancë të tillë, shkencëtarët kanë filtruar ujërat nëntokësore të qytetit të Rajfëllit, në Kolorado. Ata kanë përdorur filtra me madhësi 0.2 mikronë, që në përgjithësi, përdoren për sterilizimin. Bakteriet e dala nga filtrimi janë ngrirë për të evituar dëmtimin e tyre, para se të çoheshin në laboratorët e Universitetit të Berkleit. Më pas, ato janë analizuar me mikroskop elektronik. Rezultatet e tyre, të publikuara në revistën “Nature Communications”, tregojnë për ekzistencën e një mikroorganizmi, vëllimi mesatar i të cilit është vetëm 0.009 mikron kub. 150 mijë specimenë të tillë mund të qëndrojnë në majën e flokut dhe 150, në brendësi të një bakterieje Escherichia Coli. Sipas përshkrimeve të bëra, këta specimene kanë në sipërfaqe të tyre një seri flagelash (qime të holla), të quajtura «pili», që i lejon të lidhen me njëri-tjetrin. «Këto bakterie ultra të vogla janë një shembull i jetës mikrobike tokësore për të cilën ne nuk dimë asgjë», ka deklaruar në një komunikatë njëri prej autorëve të studimit. Sipas tij, bakteriet i përkasin një specieje mjaft të panjohur që megjithatë, haset në shumë mjedise. «Ka gjasa që ato të luajnë një rol të rëndësishëm në komunitetin mikrobik dhe në ekosistemet, por ne ende nuk e dimë rolin e tyre». Një studim më i thelluar mund të lejojë të marrim vesh më shumë gjëra mbi këtë faunë mikroskopike të panjohur.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Rihana thotë të vërtetën rreth Jenifer Lopez…

Next Post

U zbulua shtëpia e vërtetë ku është rritur Jezu Krishti

Advertisement