Ekzistojnë disa faktorë që në tërësinë e tyre cojnë në rritjen e nivelit të përdorimit të drogës dhe mbi të gjitha në abuzimin me të.
1. Statusi social-ekonomik i familjes.
Kështu, nivelet e pirjes së alkoolit deri në humbje të vetëdijes ose të duhanit në familje dhe më pas në nivel shoqëror, janë tregues të predispozicionit të individëve ose të shoqërisë në tërësi për varësi edhe nga droga në përdorim ose abuzim me të. Kjo e fundit çon në pasoja fatale dhe për jetën e përdoruesit. Jo rrallë përdoruesit e alkoolit dhe të duhanit lidhen me dukurinë e drogës, duke u bërë përdorues të saj, veçanërisht te moshat e reja.
2. Problemet e personalitetit.
Shumë teori pranojnë se individë të veçantë përdorin drogë sepse kanë nivel të ulët të vetëvlerësimit, depresion ose ankth. Vetëvlerësimi në dukje e ndihmon lidhjen me drogën, pasi shpesh përdorimi në grup i drogës nxjerr në pah vlerësimin e grupit, duke anashkaluar atë individual.
3. Papajtueshmëria me gjendjen (jokonformizmi)
Ky është një faktor tjetër që çon në përdorimin e drogës nga individi. Këta individë të papajtueshëm shpesh kanë marrëdhënie më të ngushta me bashkëmoshatarët e grupit sesa me prindërit e tyre. I shtohen këtij faktori edhe dukuri të tilla si mungesa e njërit prej prindërve në familje, si rezultat i problemeve të ndryshme që ekzistojnë në familjet shqiptare.