Ja një mënyrë dobësimi për të cilën nuk na kishte vajtur mendja. Në fakt, një anketë ka treguar se njerëzit që tradhtonin, dobësoheshin më shumë se të tjerët! Kjo anketë befasuese është bërë nga siti i takimeve jashtëmartesore Undercovers Lovers. Sipas saj, rezulton se burrat e regjistruar në këtë sit, aventurat jashtëmartesore i kishin bërë të binin 3 kg në peshë. Edhe gratë nuk qëndronin prapa, sepse ato kanë deklaruar se në fillim të lidhjeve jashtëmartesore kishin rënë jo pak, por plot 5 kg! Shpjegimi i këtij fenomeni është bërë në revistën “Daily Mail” nga profesori në psikologji Kreg Xhekson: “Fillimi i një lidhjeje jashtëmartesore krijon shumë presion psikologjik te një person. Kur thua gënjeshtra, eviton përballjet dhe bën gjëra pas shpinës së partnerit, kjo shkakton shumë stres”.
Është pra kjo frikë se duhet të fshihesh që të mos të kapesh me presh në duar nga partneri, që bën të digjen aq shumë kalori, por edhe organizimi i jetës së përditshme ndryshon krejtësisht: “Kur tradhton ke më shumë tendencë të nxitohesh, të kapërcesh një vakt… Edhe kjo ndikon në rënien në peshë”. Më në fund, kjo rënie në peshë mund të shkaktohet edhe nga shtimi i aktivitetit seksual më intensiv sesa ai i një çifti që ka 20 vjet martesë…
Advertisement