Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

7 rregulla të arta për të dalë gjithmonë bukur në fotografi

ESTETIKE 7 rregulaKe gjithmonë probleme kur je përballë aparatit fotografik? Je gjithnjë e pakënaqur nga fotot e tua? Epo, asgjë më pak apo më shumë; ti, thjesht, ke nevojë për ca këshilla! Më poshtë do të gjesh sekretin për të dalë bukur në foto dhe, këtë s’e themi ne, por fotografi profesionist që e takuam posaçërisht për ty!

1. Relaksohuni
Së pari, mendoni të merrni frymë thellë dhe të relaksoheni, që trupi dhe fytyra të dalin të relaksuar. Sa më të ngrirë të jeni, aq më të vështirë do ta keni të pozoni.

2. Ngrini lart mjekrën
Ngrini mjekrën dhe drejtojeni vështrimin larg, para vetes. Kështu, fytyra juaj do të ekspozohet më mirë ndaj dritës dhe kjo do të evitojë rënien e pjesës së poshtme të fytyrës e krijimin e efektit të “mjekrës së dyfishtë”.
Një këshillë për të luftuar efektin e “mjekrës së dyfishtë”: Ngjiteni gjuhën pas qiellzës. Rezultat i garantuar!

Advertisement

3. Gjeni burimet e dritës
Evitoni daljen përballë diellit, ose çdo burimi tjetër drite: Në këtë rast, fytyra juaj do të ishte pa trajta. Rrotullohuni që burimi i dritës të jetë pak majtas apo djathtas jush. Kështu, hijet do të modelojnë fytyrën dhe do të nxjerrin në pah tiparet tuaja.

4. Luani me shikimin tuaj
Luani me shikimin tuaj, mos fiksoni gjithmonë objektivin! Shihni me bisht të syrit, ngrijini sytë drejt qiellit… afirmoni personalitetin tuaj!

5. Theksoni grimin
Nuk po ju themi të lyheni me tepricë, por kini parasysh se në foto del pak më e zbehtë se zakonisht. Përdorni sidomos një krem-pudër që do të unifikojë lëkurën, një të kuq faqesh për një çehre të mirë dhe pak shkëlqyes buzësh, që ato të duken më joshëse.

6. Mos u poziciononi përballë objektivit
Përsa i përket trupit, ijet tuaja nuk duhet të jenë kurrë ballë për ballë me objektivin, rrini paksa në profil, pasi kjo do t’jua tregojë siluetën më të hollë. Gjithashtu, mund të kryqëzoni këmbët, ose të mbështeteni më shumë në njërën këmbë, për t’i dhënë fotos lëvizje dhe tonicitet. Bëni diçka me duart, kryqëzoni krahët, luani me flokët, vërini në xhepat e pasmë, etj.
Bëni të njëjtën gjë me fytyrën: Mos rrini ballë për ballë, ose me profil, kthejeni pak anash (në një masë ¾-tat), në profilin tuaj më të mirë dhe shihni objketivin.

7. Buzëqeshni
Mos buzëqeshni me zor, por me dëshirë: Ju jeni e bukur! Mund të na dërgoni rezultatet!

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A JANE TE VERTETE KETO QE THOTE IZET HAXHIA PER BERISHEN?

Next Post

Si ta udhëheqësh drejt seksit të ngadaltë?

Advertisement