Përbërësit:
Për petët
600 gramë miell,
rreth 250-300 mililitra ujë,
pak vaj për brumin, kripë.
Për mbushjen:
1 pulë e ndarë në copa,
3 qepë të mëdha,
1 grusht arra,
3 lugë vaj,
kripë, piper e dhjozmë.
Përgatitja:
Përgatisim brumin dhe e lëmë të pushojë. Më pas e ndajmë në 10 toptha dhe, një nga një, pasi i hapim me petës, i pjekim për pak minuta në furrë të nxehtë. Nëse nuk keni kohë, mund t’i blini petat të gatshme. Mënjanë skuqim pulën me qepët e më pas, shtojmë ujë që të ziejnë. Kur pula është gati, e rregullojmë me kripë e piper dhe shtojmë dhjozmën e arrat e copëtuara. Një pjesë të pulës e bëjmë me fije dhe e shtojmë në lëng. Në një tavë, lagim fundin e saj me lëngun e përgatitur e pastaj shtrojmë petët një nga një. Duke hedhur lëngun mbi çdo petë dhe sipër, sipas dëshirës, shtojmë copa të vogla gjalpi, sa për erë. Në mes të petëve, vëmë mbushjen me gjellën e përgatitur. Fusim tavën në furrë për rreth 30 minuta në 180 ° dhe, është gati.