– Po i bie shkurt, ishim një çift shembullor, patëm një martesë shumë të mirë me dy fëmijë tashmë të rritur. Në shtëpi me ne jetonte dhe kunata, e cila u divorcua nga burri për shkak se e kishte pijanec. Por qëkur pësoi këtë zhgënjim ndryshoi shumë, dhe mua smë duronte dot, zihej për çdo gjë. Arriti gjer aty sa e bëri tim shoq xheloz dhe më ndau. I bëri një letër anonime sikur unë kisha dashnor dhe ai e besoj. Më nxori jashtë dhe fëmijët nuk mi dha. Si të veproj sipas jush, si t’ja mbush mendjen, a nuk e meriton ajo femër ta vrasësh?