Reperi kosovar Getoar Selimi, ka bërë një zgjedhje të zgjuar duke iu larguar ditëve të acarta të vendit të tij, për në një tjetër vend, më të ngrohtë. Geti ka zgjedhur Dubain për t’u nxehur dhe, pse jo, ndoshta edhe për të realizuar ndonjë klip andej. Pas klipeve të suksesshme të realizuara së fundi me “Baba Stars”, me siguri, tani mund të presim ndonjë klip solo prej tij. Ndërsa në jetën personale, pas ndarjes nga prezantuesja kosovare Liberta Spahiu, në media u përfol për një lidhje të mundshme me moderatoren simpatike shqiptare, Marina Vjollca, por ishte vetë Getoari ai që mohoi gjithë zërat, duke thënë se Marina për të mbetet thjesht një shoqe shumë e mirë.
Advertisement