Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më hoqi nga puna; meritoj dëmshpërblim?

– Quhem Elidon dhe jam 28 vjeç. Do të doja të pyesja zotin avokat në lidhje me një çështje civile në sferën e punësimit. Kam punuar për 13 muaj pa ndërprerje me kohë të plotë (12 orë), nëntor 2013-dhjetor 2014, në një Call Center në Tiranë, nga të cilat 2 muajt e parë pa sigurime dhe 11 muajt në vazhdim, i siguruar. Paga më është hedhur në bankë për dy muajt e parë të punës. Punëdhënësi nuk më ka dhënë pagën, me pretendime nga më të ndryshmet. Kam vazhduar të punoj me shpresën se do t’i merrja më vonë. Në muajin dhjetor 2014, punëdhënësi më pushoi nga puna pa asnjë argument. Në librezën e punës ka shënuar: Largohet me dëshirë, kur unë asnjëherë nuk kam dhënë formalisht dorëheqjen dhe nuk kam kryer asnjë shkelje. Theksoj se nga ana ime, kam firmosur një kontratë pune, një kopje të së cilës e kam, por më vonë kam vërejtur se vula e kompanisë mungon, çka e bën kontratën të pavlefshme. Paga e muajit dhjetor, që normalisht duhej të hidhej rreth datës 20 janar, më është hedhur në masen 32 %, pa asnjë argument. Kam kërkuar sqarime disa herë, por thotë se thjesht nuk do të m’i japë. Në total, detyrimet e punëdhënësit ndaj meje shkojnë rreth 86 000 lekë (të reja). Kam bërë kallëzim në Komisariatin nr. 1 dhe atje më thanë se me këtë çështje merrej Krimi Ekonomik. Te Krimi Ekonomik më thanë se shuma është nën vlerën e hetimit, pra, nuk mund të bënin gjë. A mund ta çoj çështjen në gjykatë dhe si duhet të veproj? Faleminderit shumë, pres me padurim përgjigjen tuaj.
Av. Drn. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, cel. 0692737706 & ++35544532512: – Përshëndetje zoti Elidon! Më vjen shumë keq për këtë që ju ka ndodhur! Përsa i përket mosmarrëveshjes që ju keni me punëdhënësin, lidhur me pagesat e mbajtura, këshilla ime është se kjo është marrëdhënie juridike civile. Në këtë konflikt apo mosmarrëveshje që ju keni me punëdhënësin, nuk ka asnjë element të cilët të çojnë në konsumimin e veprës penale, kështu që kjo është një mosmarrëveshje civile dhe specifikisht, në atë të punës. Për të kërkuar të drejtën tuaj, lidhur me pagën që ju ka mbajtur punëdhënësi, duhet t’i drejtoheni Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, ku punëdhënësi ka selinë e shoqërisë tregtare, për të kërkuar pagat që ju janë mbajtur dhe për zgjidhjen e kontratës së punës, në mënyrë të menjëhershme e të pajustifikuar.
– Në nenet 141 dhe 143 të Kodit të Punës, sanksionohet se: Kontrata me kohëzgjatje të pacaktuar përfundon kur zgjidhet nga njëra palë dhe ka përfunduar afati i njoftimit. Pas kohës së marrjes në provë, për të zgjidhur kontratën me periudhë të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi prej një muaji, gjatë vitit të parë të punës, prej dy muajsh për dy deri në pesë vjet pune, prej tre muajsh, për më shumë se pesë vjet pune.
– Këto afate mund të ndryshohen me marrëveshje me shkrim ose në kontratën kolektive të punës. Kur punëmarrësi ka kryer deri në gjashtë muaj pune, afati i njoftimit nuk mund të jetë më pak se dy javë. Afati i njoftimit është jo më pak se 1 muaj, kur punëmarrësi ka kryer më shumë se gjashtë muaj pune.
– Afati i njoftimit për zgjidhjen e kontratës zgjatet, sipas rastit, deri në fund të javës ose deri në fund të muajit. Zbatohet i njëjti rregull kur afati i njoftimit pezullohet gjatë periudhës së paaftësisë për punë, shtatzanisë ose pushimeve të dhëna nga punëdhënësi. Kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm.
– Neni 144 i Kodit të Punës, përcakton procedurat e zgjidhjes së kontratës së punës nga punëdhënësi: Pas kohës së marrjes në provë, kur punëdhënësi mendon të zgjidhë kontratën e punës, ai duhet të njoftojë me shkrim punëmarrësin të paktën 72 orë para takimit dhe të bisedojë me të.
– Punëdhënësi, gjatë kësaj bisede, i parashtron punëmarrësit arsyet e vendimit të parashikuar për t’u marrë dhe i jep atij mundësi për t’u shprehur. Zgjidhja njoftohet me shkrim, brenda një afati nga 48 orë, deri në një javë pas takimit. Kjo procedurë zbatohet edhe në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të kontratës.
– Punëdhënësi që nuk respekton procedurën e përcaktuar në këtë nen, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim prej dy muajsh pagë, që u shtohet dëmshpërblimeve të tjera të mundshme. Zgjidhja e kontratës në kundërshtim me këtë dispozitë, mbetet e vlefshme. I takon punëdhënësit të vërtetojë që procedura e përcaktuar nga ky nen është respektuar. Konkluzioni përfundimtar lidhur me këtë rast është se juve ju lind e drejta për të paditur ish-punëdhënësin tuaj dhe në kërkesë padi duhet të kërkoni:
1. Dëmshpërblim në 12 paga mujore për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës;
2. Dëmshpërblim me 2 paga mujore për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës;
3. Dëmshpërblim me 1 pagë mujore, për mosrespektim të afatit të njoftimit. Shënimi që ju ka bërë punëdhënësi te libreza e punës është në mënyrë të njëanshme dhe është i pavlefshëm, pasi ju nuk keni firmosur shkresë ku të kërkoni largimin nga puna.
Nëse jeni të interesuar për ta ndjekur Studio Ligjore “Duraj” problemin tuaj, ne ju kryejmë të gjitha procedurat ligjore dhe përfaqësim në gjykatë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Disa shenja që provojnë se ai është i zoti në shtrat!

Next Post

Mihrije Braha: Dua të jem në qendër të vëmendjes

Advertisement