Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Fëmija im ka tike nervore…

– Përshëndetje. Jam një nënë e shqetësuar për djalin tim 9 vjeçar, i cili kohët e fundit ka filluar të përpëlisë sytë vazhdimisht. Më thanë se këto janë tike nervore, por unë nuk e kuptoj pse i ka dhe si mund t’ia heq. Më shqetëson shumë kjo gjendje dhe sado që përpiqem t’ia vë në dukje që të mos i përsërisë, ai vazhdon po njësoj. Çfarë janë tiket dhe si t’ia heq këtë tik djalit tim?
Elida Cangonji, psikologe, elida.cangonji@hotmail.com: Tiket janë lëvizje të pavullnetshme, të papërshtatshme, të befasishme, pa logjikë dhe përsëritëse. Muskujt që preken janë ata që luajnë një rol në komunikim, si në fytyrë e në duar, por më shpesh preken muskujt e fytyrës, duke provokuar përpëlitje të kapakëve të syve (që janë dhe tiket më të shpeshta te fëmijët), lëvizje përtypëse, tundje të kokës ose ngritje të pavullnetshme. Zakonisht, tiket janë kalimtare dhe më të shpeshta te djemtë (dy në dhjetë fëmijë kanë tike kalimtare). Tiket janë me intensitet më të ulur kur fëmija është duke pushuar dhe nuk duken, kur fëmija fle, ndërkohë që aktivizohen në të gjitha situatat e stresit e të lodhjes dhe me raste, mund të shkaktojnë edhe bezdira sociale, gjë që varet nga intensiteti apo forma e tyre. Një tik mund të zëvendësohet me një tjetër ose mund të shoqërojë të parin. Në praninë e një tiku, mund të gjejmë edhe faktorë gjenetikë favorizues. Rrallë kemi të bëjmë me një patologji komplekse, siç është për shembull Sindromi Gilles de la Tourette, që ka të bëjë me shumë tike motorre që shoqërohen me shpërthime fjalësh të ndyra. Kur vëmë re një tik, para se gjithash, duhet të eleminojmë një diagnostikim të gabuar. Për shembull, kur fëmija përpëlit qepallat, para se të themi që kemi të bëjmë me një tik okular apo palbebral, duhet të sigurohemi që ai nuk ka një konjuktivit (infeksion të syrit).
Në rastet më të shpeshta, tiket janë kalimtare dhe të pavullnetshme, ndaj nuk duhet të ushtrojmë presion te fëmija që t’i kontrollojë dhe as nuk i duhet bërtitur atij, pasi duke i mbajtur të vëzhguara, ato rrezikojnë të riforcohen. Të gjitha situatat e stresit akut ose kronik mund të prodhojnë apo të forcojnë tiket. Është e rëndësishme të kërkohet një faktor rastësor favorizues sa më shpejt të jetë e mundur dhe, derisa të zbulojmë atë të vërtetin, duhet të kërkojmë burimin e stresit. Përpiquni të kërkoni faktorët që mund të shpërthejnë një ose disa tike, për shembull, lindja e një fëmije tjetër. Më pas, reduktoni burimin e stresit, duke e riorganizuar jetën e fëmijës (për shembull, rrisni kohën e aktiviteteve sportive), duke e pyetur për marrëdhëniet me mësuesit, me fëmijët e tjerë përreth tij apo me anëtarë të tjerë të familjes, por… edhe duke bërë që koha e gjumit të jetë e mjaftueshme, duke respektuar ose limituar disa kërkesa të ekzagjeruara, që mund të kenë lidhje për shembull me performancën në shkollë, ose presione edukative. Fëmijët që vuajnë nga tiket janë shpesh perfeksionistë dhe e vënë veten shumë nën presion. Në rastet e vështirësive familjare (konflikte familjare, vdekje) është e nevojshme një përkujdesje nga psikolog ose pedopsikiatër.
Nuk është e rrallë që tiket të paraqiten te një fëmijë që ka ngathtësi, çrregullime kompulsive (fiksime) ose një hiperaktivitet me defiçit të vëmendjes. Në këtë rast, tiket mund të kuptohen si një shenjë e evoluimit pozitiv të çrregullimit. Kjo do të thotë se te një fëmijë impulsiv kemi një tentativë të pandërgjegjshme për të mbajtur vrullet e tij, që lirohen në formën e shkarkimeve motorre, siç është tiku. Bëjeni fëmijën të flasë sepse tiku ushqehet nga emocionet e ndrydhura. Kjo mund të krahasohet me valvulën e tenxheres me presion. Duke e ndihmuar atë të shprehë ndjenjat e tij, shqetësimet, dyshimet, do të reduktohen apo edhe të zhduken tiket. Shpesh, tiku i korrespondon një veprimi apo një fjale të ndrydhur. Nuk duhet vonuar për t’u gjetur sa më shpejt të jetë e mundur domethënia e fshehur, në mos kur instalohet në kohë, tiku “rrotullohet në boshllëk” dhe do të rezistojë deri në gjetjen e kuptimit që fle thellë.
Teknikat e relaksimit janë me interes për fëmijët. Ato i japin atij mundësinë e njohjes më të mirë të funksioneve të tij trupore dhe e ndihmojnë të lëshojë veten. Këto teknika janë gjithashtu të vlefshme për fëmijët e mbyllur, që kanë vështirësi për t’i çliruar emocionet e tyre verbalisht apo artistikisht. Përkëdheleni, ledhatojeni fëmijën, tregohuni i disponueshëm dhe dëgjojeni atë. Kushtojini kohë, butësi dhe dashuri. Fëmijët me tike nuk kanë më shumë mungesa afektive se të tjerët, por shpesh, ata nuk reshtin së kërkuari e demonstruari këtë lloj nevoje. Janë pikërisht këto momente që lehtësojnë çlirimin e fjalës. Kujdes me medikamentet qetësuese, ndonëse ndonjëherë edhe mund të propozohen medikamentet anksiolitike. Ato nuk reagojnë direkt te tiket, por qetësojnë ankthet, që janë faktorët favorizues të tyre. Ndërkohë, ato kanë edhe efekte dytësore të rëndësishme dhe rekomandimi i tyre duhet të jetë rreptësisht i kontrolluar për fëmijët. Në format e rënda dhe invalidizuese, rekomandohen neuroleptikët, që nuk shërojnë tiket, por reduktojnë intensitetin e tyre. Mbi të gjitha, mos harroni diçka: Tiku shpreh një dëshirë të kundërshtuar.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta gjej kënaqësinë në punë?

Next Post

Nevina Shtylla: O korçare, o hiç fare!

Advertisement