Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Një grua më përndiqte
– Përshëndetje! A mund të më ndihmoni me shpjegimin e kësaj ëndrre të tmerrshme që kam parë javën e kaluar? Kam parë në ëndërr një grua krejt të mbuluar me një copë të kuqe, e cila më ndiqte gjatë gjithë kohës dhe njëkohësisht, më ngjallte frikë. Kudo ku ktheja kokën, ajo ishte aty! Unë u përpoqa të largohesha prej saj, por ndërkohë, u zgjova.
– Nuk është ëndërr e keqe, prandaj s’keni pse të shqetësoheni. E kuqja është pasion dhe ëndrra tregon instikte pasioni të fshehura brenda jush që ju mundoheni t’i largoni nga vetja, sepse keni komplekse ose është diçka tjetër që ju pengon t’i shprehni hapur dëshirat tuaja. S’e di gjininë tuaj, por edhe nëse jeni mashkull, ëndrra tregon anën tuaj të ndjeshme, të simbolizuar me gruan që keni parë. Nëse jeni femër, tregon ndjeshmërinë tuaj dhe pasionet e fshehura, që nuk i realizoni në jetën e përditshme.

Vjehrra dhe placenta
– Vjehrra ime ka parë në ëndërr sikur isha shtatzënë, por nuk më pa me bark dhe sikur e lashë placentën në mes të krevatit të vjehrrës, të palindur. Mbasi u largova me vajzën time 2 vjeçare, placenta filloi të hapej dhe bebi lindi; ishte fëmijë i bukur dhe i shëndetshëm. Ndërkohë që placenta hapej, mamaja e vjehrrës sime, tezja dhe gjyshja e saj, që kanë vdekur prej shumë vitesh, i thonin: “Hajde shikoje se po lind djali, ua, sa fëmijë i bukur!”. Çfarë do të thotë kjo ëndërr, se vjehrra ime është shumë e tmerruar? Shumë faleminderit.
– Të shikosh dikë shtatzënë, do të thotë se personi që e ka parë ëndrrën do të marrë lajme të mira dhe do të vihen në jetë planet e bëra prej kohësh. Në rastin tuaj, vjehrra duhet të ketë pak kujdes me shëndetin e saj, të mos e lërë pas dore dhe të bëjë një kontroll. Do të ketë shqetësime shëndetësore, por që do të kalojnë shumë shpejt, sepse bebi i lindur është lajm i mirë. Gjithë të mirat!

Më thyente xhama
– Kam parë në ëndrr sikur një person më thyente xhama në trup. Ato thyheshin pas përplasjes në tokë dhe copëzoheshin në trupin tim. Nuk më dilte gjak ama. Çfarë kuptimi ka?
– Tregon që po nga ky person do të ndiheni i lënduar. Ju nuk ia shprehni dhimbjet që ju ka shkaktuar dhe kjo gjë do t’ju dhembë akoma më shumë. Duhet të jeni më të hapur nëse nuk do donit mes jush të vihej një mur i madh, që do të jetë më e vështirë më vonë të kapërcehet.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A janë këto shenja të tiroides së sëmurë?

Next Post

Çfarë dini për nuhatjen?

Advertisement