Nëse ndonjehere te vetme mendova se jeta ishte nje hiç, nje boshllek, nje gje e pakuptimte se pa nje qellim, mjaftoi te hidhja veshtrimin thelle ne detin e syve te tu, qe te kuptoja madheshtine dhe mrekulline e saj aq sa te mjaftonte te mbytesha ne ate det te qete e perpires njekohesisht. Që te mund te ngrihesha ne qiell te kthehesha ne engjell ne nje krijese te bute te embel e paqesore. Mjaftoi nje shikim i yti saqë edhe te kuptoja qellimin misionin tim ne kete kete jete. Ishe ti dashuria ime ishe ti. Ti më i embli agim me i zjarrti diell me i aferti yll. Ishe ti e ëmbla e brishta dashuria ime qe zemres i mesoi tik takun, shpirtit enjten, jetes i dhe kuptim me nje veshtrim dhe me dy fjale te vetme të dua në përjetësi. Mua engjellin tend mbrojtes e shpetove ne te gjitha menyrat qe mund te shpetohet nje qenie. Faleminderit per ekzistencen tende dielli im. Faleminderit ne perjetesi dhe vazhdo te me duash gjithmone se kjo do ishte dhurata me e bukur qe do me beje cdo dite te jetes tone. Të dua shpirt, te dua. Ledi.
Sa herë qe ti me kujton mua ti vuan, ti do qe te flesh por nuk mundesh sepse imazhi im te mundon, do te me kesh prane dhe sa here ti e kerkon kete un jam aty me ty. Unë vuaj njesoj si ty vetem se nuk qaj, në keto momente po degjoj te njejten kenge qe po degjon ti por vetem me nje ndryshim, ti tani po qan kurse unë jo. Brenda ne lotet e tu jam une. Ti je nje pike loti dhe prandaj une nuk qaj sepse kam frike se mos te te humbas. Dhe keshtu mbaj gjithcka brenda meje. Dhe kjo me ben te vuaj akoma më shumë. Une linda per ty edhe pse kete e kuptova pas shumë kohesh. Linda per te te bere te lumtur, kurse ti per te më bere te vuaj. Jam e bindur qe ne keto momente po qan, po brenda ketyre loteve jam une, ti me sheh në ëndërr ndersa un s`do te enderroj kurre sepse endrra ime fillon kur flas me ty. Ola.
Te jesh e bindur per diçka: Je pjesa më e bukur e jetës time, ndërsa unë personazhi negativ i librit tend. Disa pika te vogla shiu, filluan te binin nga qielli i cili qe mbuluar me re të zeza e te dendura. Megjithëse ndodhesha vetem pak minuta larg, nga kursi qe po ndiqja i shpejtova hapat aq shume, saqe edhe vete u habita, ku u gjenda perpara shtepise se nenes per nje periudhe fare te shkurter kohore dhe pa u lagur aspak nga shiu qe tashme ishte kthyer ne nje rrebesh te vertete! Hapa deren me shpejtesi dhe u futa brenda. Ne menyre te pavetedijeshme, u drejtova per ne dhomen e pritjes, e cila shume shpejte me beri nervoze, me qetesine e saj te madhe! Bera nje rrotullim 360 grade, eca disa hapa perpara dhe pastaj u ktheva ne te majte, ku nisa te ngjisja shkallet e mermerta, te cilat te cojne ne katin e dyte te shtepise, kat ne te cilin ndodhej edhe dhoma ime personale. Pasi u sigurova mire qe e kisha vendosur doren mbi dorezen e deres, e shtypa poshte me lehtesi dhe dera u hap ne caste. Ne fillim, hezitova qe te futesha brenda menjehere, pasi i`u frikesova faktit, se mos me perseritej e njejta skene, ashtu si ne dhomen e pritjes! Pasi i hodha shpejte e shpejte nje sy perreth, aty nga pragu i deres ku isha, e mora me mend qe nuk do te behesha nervoze, po te futesha ne brendesine e asaj dhome. Me ngadale fillova te hiqja ato rrobet qe kisha veshur per ne kurs dhe fillova te vishja ate kostumin me arush qe e kisha vene mbi karrige. Shkova dhe u shtriva ne ate kervatin tek, qe ndonjeher mendoja ah…sikur te ishte dopjo do ndihesha me lirshme! Besoj e more vesh kush jam…
Advertisement