Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si ta kuptosh se ke probleme me tiroidet?

Ndjeheni gjithë kohën të lodhur? Keni mjegullim të mendjes, shtim në peshë, ftohtë, ose rënie flokësh? Apo keni të kundërtën, jeni nervozë, djersini dhe jeni në ankth? Mbase fajin e ka tiroidja. Kjo gjendërr është një rregullator i madh i trupit e mendjes dhe nganjëherë çrregullohet, sidomos te gratë. Ndjekja e trajtimit të duhur është e domsodoshme që të ndjeheni mirë dhe të evitoni probleme shëndetësore serioze.

– Çfarë është gjendrra tiroide?
– Tiroidja është një gjendërr në formë fluture, në pjesën e përparme të fytit. Ajo prodhon hormone që kontrollojnë shpejtësinë e metabolizmit tuaj, sistemit që e ndihmon trupin të përdorë energjinë. Çrregullimet e tiroides mund të ngadalësojnë apo përshpejtojnë metabolizmin, duke ndikuar në prodhimin e hormoneve të tiroides. Kur niveli i këtyre hormoneve është shumë i ulët, apo shumë i lartë, ju mund të keni një varg simptomash të ndryshme…

SIMPTOMAT E ÇRREGULLIMIT TË TIROIDES
1. Shtimi apo rënia në peshë.
Një ndryshim i pashpjegueshëm në peshë është një nga shenjat më të zakonshme të çrregullimit te tiroides. Shtimi në peshë mund të tregojë nivel të ulët të hormonit të tiroides, një sëmundje e quajtur hipotiroidizëm. Përkundrazi, kur tiroidja prodhon më shumë hormone sesa ka nevojë trupi, ju mund të bini në peshë papritur. Kjo njihet si hipertiroidizëm. Më shpesh, haset hipotiroidizmi.
2. Enjtja e gushës.
Një enjtje apo zmadhim i gushës është një shenjë e dukshme që regon se diçka shkon keq me tiroiden. Struma mund të ndodhë si me hipotiroidizmin, ashtu edhe me hipertiroidizmin. Nganjëherë, enjtja e gushës mund të shkaktohet nga kanceri i tiroides apo nodulet, gunga që rriten brenda tiroides. Kjo mund të ndodhë edhe nga shkaqe që nuk kanë lidhje me tiroiden.
3. Ndryshimi i rrahjeve të zemrës.
Hormonet e tiroides ndikojnë pothuajse në çdo organ të trupit dhe mund të ndikojnë edhe në rrahjet e zemrës. Njerëzit me hipotiroidizëm mund të vënë re se ritmi i tyre i zemrës është më i ngadalshëm se zakonisht. Hipertiroidizmi mund të shkaktojë përshpejtimin e ritmit të zemrës. Ai, gjithashtu, mund të nxisë rritjen e presionit të gjakut dhe ndjesinë e një aritmie, ose palpitacioni (rrahjeje të çrregullt) të zemrës.
4. Ndryshimi i energjisë, apo humorit.
Çrregullimet e tiroides kanë një ndikim të dukshëm në nivelin e energjisë dhe humorit. Hipotiroidizmi ka tendencë t’i bëjë njerëzit të ndjehen të lodhur, të pafuqishëm dhe depresivë. Hipertiroidizëmi mund të shkaktojë ankth, probleme me gjumin, nervozizëm dhe irritim.
5. Rënia e flokëve.
Kjo është një shenjë tjetër që hormonet e tiroides janë çbalancuar. Si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, mund të shkaktojnë rënie flokësh. Në shumicën e rasteve, flokët rriten prapë kur trajtohet çrregullimi i tiroides.
6. Ndjesia e të ftohtit, apo të nxehtit.
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë edhe në aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën e tij. Njerëzit me hipotiroidizëm mund ta ndjejnë të ftohtin më shumë se zakonisht. Hipertiroidizmi ka tendencë të japë efektin e kundërt, duke shkaktuar një djersitje të tepruar dhe ndjesinë e vapës.
Simptoma të tjera të hipotiroidizmit përfshijnë tharjen e lëkurës dhe brishtësimin e thonjve, mpirje dhe mizërim të duarve, kapsllëk dhe çrregullim të periodave.
Simptoma të tjera të hipertiroidizmit përfshijnë dobësi muskujsh apo dridhje duarsh, probleme me shikimin, diarre, çrregullim periodash, etj.

Advertisement

ÇFARË DUHET BËRË?
Si ta dallojmë çrregullimin e tiroides nga menopauza?
Meqë çrregullimet e tiroides mund të shkaktojnë ndryshime në ciklin menstrual dhe në humor, simptomat nganjëherë ngatërrohen me menopauzën. Nëse dyshohet për tiroidet, një analizë e thjeshtë gjaku mund të përcaktojë nëse fajtore është menopauza apo tiroidja, ose një kombinim i të dyjave.
Kush duhet t’i bëjë analizat?
Nëse mendoni se keni simptomat e një problemi me tiroiden, pyesni doktorin nëse duhet të testoheni. Njerëzit me simptoma apo faktorë rreziku kanë nevojë t’i bëjnë analizat më shpesh. Hipotiroidizmi prek më shpesh gratë mbi 60 vjeçe. Hipertiroidizmi haset gjithashtu më shpesh te gratë. Trashëgimia e rrit rrezikun.
Kontrolli i gushës
Një vështrim i kujdesshëm në pasqyrë mund t’ju ndihmojë të dalloni një zmadhim të tiroides, që ka nevojë për kontrollin e mjekut. Çojeni kokën pas, pini një gllënjkë ujë dhe, kur të gëlltiteni, ekzaminoni gushën poshtë mollës së Adamit dhe mbi kockën e fytit. Kontrolloni për enjtje apo nxjerrje përpara dhe pastaj, përsëriteni procesin disa herë. Shkoni menjëherë te doktori nëse shihni një enjtje apo të dalë.
Diagnostikimi i çrregullimeve të tiroides
Nëse doktori juaj dyshon për një çrregullim të tiroides, mund të nevojitet një analizë gjaku. Me anë të saj matet niveli i hormonit stimulues të tiroides (TSH), një hormon që rregullon punën e gjendrrës tiroide. Nëse TSH ëshë i lartë, kjo do të thotë se funksioni i tiroides suaj është shumë i ulët (hipotiroidizëm). Nëse është i ulët, atëhere do të thotë se tiroidja është më aktive se sa duhet (hipertiroidizëm). Doktori mund të kontrollojë edhe nivelet e hormoneve të tjera të tiroides në gjak. Në disa raste, përdoret ekoja, ose bëhen biopsi, për të vlerësuar çrregullimet e tiroides.
Sëmundja e Hashimotos
Shkaku më i zakonshëm i hipotiroidizmit është sëmundja e Hashimotos. Bëhet fjalë për një çrregullim të sistemit imunitar, sipas të cilit, trupi sulmon gjendrrën e vet tiroide. Rezultati është dëmtimi i tiroides dhe pengimi i saj për të prodhuar sasinë e duhur të hormoneve. Sëmundja e Hashimotos ka tendencë të jetë e trashëguar.
Shkaqe të tjera të hipotiroidizmit
Në disa raste, hipotiroidizmi shkaktohet nga një problem i gjendrrës së hipofizës, që ndodhet në bazë të trurit. Kjo gjendërr prodhon një hormon që stimulon punën e tiroides (TSH), e cila e komandon tiroiden të bëjë punën e saj. Nëse gjendrra e hipofizës nuk prodhon sa duhet TSH, atëhere nivelet e hormoneve të tiroides do të bien. Shkaqe të tjera të hipotiroidizmit përfshijnë enjtjen e përkohshme të tiroides, ose mjekimet që mund të ndikojnë në funksionimin e saj.
Sëmundja e Grejvit
Shkaku më i zakonshëm i hipertiroidizmit është sëmundja e Grejvit. Ky është një çrregullim autoimunitar, që sulmon gjendrrën e tiroides dhe shkakton lëshimin e një sasie të madhe të hormoneve të saj. Një nga shenjat dalluese të kësaj sëmundjeje është një enjtje e dukshme dhe e bezdishme pas syve (që i bën sytë të dalë).
Shkaqe të tjera të hipertiroidizmit
Hipertiroidizmi mund të shkaktohet edhe nga nodujt e tiroides. Këto janë gunga që zhvillohen brenda tiroides dhe nganjëherë, fillojnë të prodhojnë hormone të tiroideve. Gungat e mëdha mund të shkaktojnë një strumë, ndërsa të voglat, mund të dallohen me ultratinguj. Analizat dhe skaneri mund të dallojnë nëse nodujt prodhojnë shumë hormon tiroideje.
Ndërlikimi i çrregullimeve të tiroides
Kur lihet pa trajtuar, hipertiroidizmi mund të shtojë nivelet e kolesterolit dhe rrezikun e infarktit apo goditjes në tru. Në disa raste të rënda, nivelet shumë të ulëta të hormoneve të tiroides mund të shkaktojnë një humbje të ndërgjegjes dhe ulje të rrezikshme të temperaturës së trupit. Hipertiroidizmi i patrajtuar mund të shkaktojë probleme serioze të zemrës dhe brishtësim të kockave.

TRAJTIMI
Trajtimi i hipotiroidizmit
Nëse diagnostikoheni me hipotiroidizëm, doktori ka gjasa t’ju japë hormone tiroideje në formë tabletash. Kjo, zakonisht, çon në përmirësime të dukshme brenda disa javëve. Trajtimi për një kohë të gjatë ju bën më energjikë, ul nivelet e kolesterolit dhe një humbje graduale në peshë. Shumica e njerëzve me hipotiroidizëm kanë nevojë t’i marrin hormonet e tiroides gjatë gjithë jetës.
Trajtimi i hipertiroidizmit
Trajtimi më i zakonshëm për hipertiroidizmin është mjekimi antitiroide, që ka për qëllim uljen e sasisë së hormoneve të prodhuara nga tiroidja. Situata mund të përmirësohet, por shumë njerëz duhet ta ndjekin mjekimin për një kohë të gjatë. Ilaçe të tjera mund të jepen për të reduktuar simptoma të tilla si rrahje të shpejta të zemrës dhe dridhje. Një tjetër mundësi është jodi radioaktiv, që shkatërron gjendrrën tiroide për një kohë prej 6-18 javësh. Kur tiroidja shkatërrohet, ose hiqet me operacion, shumica e pacientëve duhet t’i marrin hormonet e tiroides në formë tabletash.
Trajtimi me operacion
Heqja e gjendrrës tiroide mund të kurojë hipertiroidizmin, por procedura këshillohet vetëm nëse nuk veprojnë ilaçet antitiroide, ose në rastin e një strume të madhe. Operacioni gjithashtu mund të këshillohet për pacientët me noduj. Pas heqjes së tiroides, shumica e pacientëve duhet të marrin hormone tiroideje çdo ditë, për të evituar hipotiroidizmin.
Po në rastin e kancerit të tiroides?
Kanceri i tiroides është i pazakontë dhe nga më pak vdekjeprurësit. Simptoma kryesore është enjtja apo gunga në gushë dhe vetëm 5% e nodujve të tiroideve janë kancerogjene. Kur diagnostikohet kanceri, ai më shpesh trajtohet me operacion, të ndjekur me terapi të jodit radioaktiv, ose në disa raste, me rreze.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Mini-kekë me mollë, tërshërë dhe stevia

Advertisement