Më humbi unaza e fejesës
– Kam parë në ëndërr sikur më humbi unaza e fejesës. Çfarë kuptimi ka?
– Duhet të keni shumë kujdes në marrëdhënien me të fejuarin, sepse mes jush do të ketë një konflikt që mund të rrezikojë marrëdhënien tuaj. Kini kujdes, e keni në dorë ju.
Rrugë e gjatë
– Shoh shpeshherë në ëndërr një rrugë të gjatë të drejtë dhe nga të dyja anët, me ujë. Papritur, uji ngrihet lart dhe mbushet rruga. Unë, ose fluturoj, ose eci mbi ujë, por pa u lagur.
– Rruga që shikoni është rruga e jetës tuaj, mënyra se si e keni ndërtuar jetën ju, të papriturat, situatat dhe metodat se si i kapërceni pengesat. Uji janë pengesat që do të hasni gjatë rrugës suaj, por ju do t’i kaloni me shumë lehtësi. Keni fluturuar ose keni ecur mbi ujë pa u lagur; kjo do të thotë që asnjë problem nuk do t’ju pengojë të ecni përpara dhe nuk do të lëndoheni.