Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Poezia juaj…

Mrekulli nga botë tjetër

Ishe naive, shumë e bukur
Nga ato që jetën shohin përrallë
E unë cinik edhe i ngutur
Me krenarinë shkruar në ballë

Ti një nerajdë ardhur nga mite
Me shpirtin dhënë në bukuri.
Si perëndi nga qielli zbrite
E bujshëm derdhe dashuri

Advertisement

Unë kryeneç cinik i varfër
Një simpatik si shumë të tjerë
Pranë teje shumë u zbukurova
E nisën trutë të marrin erë.

Liza në botën e çudirave
Kjo ishe ti, s’ish faji yt
Ti ishe lindur për diku tjetër
Veç mrekulli të shihnin sytë.

Si çdo njeri dhe unë i mjeri
Egoizmin s’e munda dot
Ishe parajsa, unë isha ferri
Ti nga botë tjetër, unë, nga kjo botë. Bledi Ylli

”Një ditë do trokasësh në portën time”

Unë fundin e botës e sillja ndërmend
Por ty të të humbja më, ish’ e pamundur.
Sa njerëz dëshirat i mbajnë ndër ”dhëmbë”
…dhe janë më të humbur!

Psherëtin dhe shpirti, por nuk dëgjohet,
Shoqëron heshtjen, shoqëron vetminë.
Sjell kujtime të pafundme, kuptohet
Duke anuar gjithmonë nga një kujtim…

Asgjë nuk humb në botën e sotme.
Natyrisht pritjes nuk mund t’i vësh kufi’
Përderisa u pagëzove dashuria ime.
Do të pres, nuk kam rrugë tjetër, ti e di!

Një ditë do trokasësh në portën time
Një ditë në kohë të largët me diell a shi
Nuk di, ç’do të vendoste zemra ime.
Por unë do mbyllja derën, përsëri!

Një çast, kufij të vija brenda meje
Një çast, gjithçka të mbetej teori… Bledi Ylli

Dhuromë një gënjeshtër të bukur

Zemër, më thuaj një gënjeshtër të bukur
Me të hidhura jam ngopur, kam marrë plot
Ndoshta kështu do më bësh të lumtur
E të vërtetat s’do t’i besoj më dot.

Kam vendosur të heq dorë nga e vërteta
Prej saj veç humbje mblodha, kocka të thyera plot
Mure shemba, sa mure të tjera gjeta
Një mal me mure kam përpara edhe sot.

Më thuaj një gënjeshtër të bukur, zemër
S’ka gjë se nuk më sheh dot në sy
Unë do të bëj sikur të besoj kësaj here
Por nuk e di a do të mundem të të gënjej dot ty… Aida Previzi

A jam djall?

Nje poet ka kohë. emrin djall m’ka vënë.
Unë qesh por veten vazhdoj pyes ”përse”.
As veren s”ia kam pirë, as bukën ngrënë.
Para borxh s’i kam që emrin djall më ve.

Por kur e mendoj, në të thella futem
Cfarë duhet të bësh të të quajnë djall?
T’u vi vërdall njerëzve edhe tu lutem?
Besomëni mua, s’jam djall, janë veç fjalë.

Ju betohem, keq kurrë nuk kam bërë.
Biles as poetit që më kot më shan
Nuk dua njeri emra të më vërë
Vërtet nuk jam engjëll, por as djall nuk jam. Auror’a CM

Ishim dikur dy te dashuruar

Të ndjej tek i afrohesh detit,
Qetë-qetë si një sirenë njerëzore,
gjysëm hyjni, gjysëm njeri.
I flet dalëngadalë për mua,
por jo me fjalë!
Me mendimet e tua!
E çdo përkëdhelje e imja të ledhaton aty buzë tij,
çdo varg i shkruar apo i pashkruar,
të bën të lundrosh në mijëra mendime,
kujtime,
ëndrra…
Papritur në një çast,
kupton që tashmë s’janë më,
s’jemi më,
e ndoshta as nuk duhemi më!
Çdo gjë i përket së kaluarës,
çdo gjë tashmë është…
Ishim dikur…
Rastësisht, dy të dashuruar! Ylli Jahaj

Të ndarë…

A thua më nuk do t’flasim!?
A thua këtu të gjitha i mbaruam?
Tashmë të ndarë do dihasim…
…prej dhimbjesh që dot s’i shëruam.

Tani qielli ynë është ngarkuar me shi
E dielli po fshihet “si në hangar”
Po vijnë shtrëngata, ciklone, stuhi.
E ne, do t’i presim të ndarë!

Por jo, ndërmend mos e ço të mërzitesh.
Se ne jemi bërë si ai mal,
që zjarri e ka djegur prej vitesh.
Por shkëmbinjtë kanë mbetur gjallë.

Megjithëse ishim një shkëmb
Që nga pak copëtohej prej hallit
Tashmë jemi bërë dy shkëmbinj.
Të ndarë në dy anët e malit.

Jo, nuk do trishtohemi aspak
Dhe pse do të rendim të ndarë
Do t’na e dërgojë ky mal plak
Të dyve diellin, me radhë… Angjelina Lina Ndoj

Si hera e parë
Ti m’jepesh e tëra e unë dor’zohem pa kushte
si një herë e një kohë, si herën e parë
ku lotët e njëri-tjetrit i pinim me grushte
ata lot shpirti, lotët e zjarrmuar!
Si zogj krahëthyer, klithnin drithërimat
dhe fjalët belbëzonin, pa fjalë, nën zë
në qiellin e syve, nisnin vetëtimat
kurmet vibronin e ktheheshin në një.
Ndaj të desha shumë dhe të dua pa hile
se si ajo ditë ma bëre të gjithë jetën
nuk njoha me ty as zhgënjime e trille
s’më vjen aspak rëndë, të them të vërtetën. Skënder Laze Trebeshina

Me ka marrë malli

Më ka marrë malli,
Aq shumë sa ti s’e di,
Për ty, lule maji,
Për ty, dashuri.

Kur do t’i çelësh lulet,
T’i këpus nji e nga nji,
Nuk t’i shpërdoroj,
Do të t’i mbaj në gji.

Kur të më marrë malli,
Do të t’i thur kurorë,
Do t’i vë në kokë,
Ça do mbaj në dorë? Luljeta Gjosha Pashollari

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vendimet që duhet t’i marrësh edhe ti, për 2015-n...

Next Post

Djemte kerkojne vajza...

Advertisement