E ftohtë… me buzëqeshje të ngrirë, eci në rrugët e një qyteti gjigand të panjohur! Pëshpërima, puthje, pasione, hipur mbi motorët e erës, “Scaëasaki e Honda”, ofshama, drithërima, pas mureve të ftohtë ngjishem, fërkohen dy trupa”! Nën dritat e makinave, duken e zhduken, profile femrash “moderne” tingujt e buzuqeve, hargalisen nëpër kabare! O zot – çmarrëzi dhe hare! E ftohtë, me buzëqeshje të ngrirë, fragmente “seksi” më dalin përpara. Dikur kam qënë i lumtur në një tjetër qytet! Atje, kam lënë një “zemër” që gjithmonë më pret! Alban Arapi.
Vuajtje dhe lot dashurie. Ku më ike ku më humbe e u trete një plagë në zemër më mbete, një zjarr që kurrë nuk shuhet, një emër që përjetë ruhet. Për A nga Vetmia Gr.
E ndjeja se ti nuk ishe tipi im, e ndjeja se do ishte një zhgënjim, e dija se çdo fillim ka një mbarim, por gabova se të desha, shpirti im. Si nëpër ëndërr e kujtoj emrin tënd dhe plagë e vjetër më kaloi e nuk më dhemb. Për ty në zemër asnjë vend më nuk gjej jo nuk e gjej se veten s’dua ta gënjej.
Gjithmonë e kam ditur që nuk ekziston dashuria, po kur të njoha ty, i hodha poshtë mendimet e mia. Më bëre të besoj se ekziston edhe lumturia, por nuk zgjati kjo lumturi për mua u kthya në dhimbje për ty nuk e di… Gimi.
Sonte per ty do te pi, do te pi pa pushim, do qaj e do bertas, me sa fuqi te kete shpirti im. Sonte do te dehem, e gotat do t’i thyej ne mur, do te pi nga merzia e do kujtoj kohen qe kaluam dikur. Gjithë naten zgjuar do te rri, deri vone ne mengjes, duke qare e duke pire, une per ty sonte do të vdes. Deni.
S’do të të harroj…
Në lagje të kam dhe s’të harroj dot. Me të fejuarin përkrah do të jem e në mendjen time gjithmonë do të jesh. Edhe me fustanin e bardhë kur të jem, një valle për ty do ta hedh. Të dielën nga dera e nënës do të dal dhe nga dritarja jote unë sytë do t’i hedh e lamtumirë pa zë do të them, por me një pikë lot do të lë, zemrën time përjete ta kesh. Princeshë Jasemini.
Nje lot keputet mallshem mbi buzen e gjakosur, shpirti krahekeputur renkon rreckosur plagosur, zemra qan trishtueshem endrra i ka tretur, fjalet jane ngrire si shkrin ky diell i fjetur, perdridhet hija ime si balerine kurvare, lepihet ne token e shkrete qe s’mban me as varre, syte kerkojne drite, por engjejt e kane fikur, me trenin e fundit te dliresise te gjithe kane ikur, kemi mbetur vetem ne, pashpirt veç me hije, endim pelhura faji, kendojme himne zije, parajsa? Ah, kopshti i mrekullive, kujtim qe u venit pas shiut te tradhtive, guret jane grimcuar nen peshen e hijes time, e vetmja lule e tokes. Një lule jetime, pa arome, pa rrenje zhgërryhet neper dhé, tallet sikur thote: “Vështromë, se ti je!”. Përkulem permbi te, por nuk shoh veç erresire, pasqyrim i zi mbi toke qendron shtrire, peshtyj i inatosur, po ajo nuk tundet, lule e pashpirt e tokes as nga era s’lëkundet! Ah, ti hija ime, pasqyrim pa shpirt, lulja ime e vetme, lulja ime e hirtë.