Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

I fejuari im ka një lidhje tjetër, si të veproj?

– Ndodhem në udhëkryq për shkak të familjes time. U fejova me një djalë të cilin ma prezantuan familja. Dhe pse nuk e dashuroja, pranova për hir të familjes sepse mendova duke e njohur do të bie në dashuri me të. Pastaj besova atë çfarë më tha familja se është djalë i mirë etj. Nuk kam qënë asnjëherë pro shkuesive, pa e njohur vete, por siç thashë e bëra për hir të familjes. Tani ka 5 muaj që jam fejuar me të, dhe zbulova se ai kishte dhe një lidhje tjetër, dhe dashuron marrëzisht atë vajzë dhe pse nuk donte të martohej me të. Më thotë që ty nuk do të mungojë asgjë, dua ti të jesh gruaja ime. Me atë kam lidhje tjetër, dhe se lë dot. Por unë ndihem shumë keq, dua të ndahem me të, nuk mund ta pranoj këtë gjë. Nuk di si të veproj, ti them familjes edhe pse e di se do të hapet një debat shumë i madh se vijmë nga provinca. Ju si do të vepronit?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta dalloj që më përgjohet telefoni?

Next Post

Si ndërveprojnë ilaçet me ushqimin?

Advertisement