Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Na martoi gazeta “Intervista”!
Piratët i vjedhin të dhënat edhe kur kompjuteri nuk është i lidhur me internetin
Shtohet rreziku i verërave shumë të nxehta në Evropë

Piratët i vjedhin të dhënat edhe kur kompjuteri nuk është i lidhur me internetin

Kur organizatat qeveritare apo ndërmarrjet duan të ruajnë të dhëna konfidenciale, ato përdorin më shpesh një rrjet të veçantë, të shkëputur nga interneti dhe të izoluar ndaj çdo lidhjeje të jashtme. Megjithatë, kohët e fundit, shumë kërkues të Universitetit Ben Gurion të Izraelit, treguan se ishte e mundur të vidheshin të dhënat, nëse rrjeti preket nga një virus i veçantë. Në lidhje me këtë problem, kemi marrë në pyetje një specialist informaticien:

– Megjithëse njerëzit e thjeshtë janë pa dyshim më pak të synuar nga ky lloj sulmi informatik, a janë ata po aq të brishtë?
– Çdo kompjuter është potencialisht i prekshëm, por duhen njohuri specifike dhe teknologji e nevojshme për të bërë një vjedhje të tillë, kështu që vetëm kompjuterat ku janë ruajtur të dhënat strategjike apo tregtare me vlerë të madhe, janë vërtet të rrezikuar. Pra, konsumatori normal, nuk ka pse shqetësohet. Që prej kohës së Luftës së Ftohtë të viteve ’60, spiunët amerikanë dhe rusë mund të vidhnin gjithë informacionet që kalonin në ekranin e një kompjuteri, duke u nisur nga një furgon i vendosur në rrugë. Për këtë arsye, disa ministri në Uashington, kishin blinduar veshjet e jashtme të kompjuterave që përmbanin të dhëna të rëndësishme, me qëllim që të pengonin çdo rrezatim elektromagnetik.
Si konsumatorë normalë të internetit, ne jemi edhe më të brishtë nga ky lloj sulmi, apo infiltrimi, që, nëse instalohet në një kompjuter, mund të përdoret dhe ripërdoret. Në fakt, ne mendojmë më pak për sigurinë e të dhënave tona në krahasim me një ndërmarrje, për shembull, por rreziku mbetet i njëjtë, bile më i madh. Pasi ke futur virusin në një kompjuter, është e mundur të bësh ç’të duash, të futesh dhe të rifutesh sa herë të duash. Ndërsa, për të piratuar kompjuterin e fikur është më e vështirë, por jo e pamundur. Një kompjuter, kur është i shuar, domethënë se kutia e ushqimit me elektricitet është e shuar, por karta «mëmë» vazhdon të marrë energji (ka një dritë të vockël, të ndezur te kjo kartë). Është pra një veprim më i matur ta heqësh fare nga priza kompjuterin dhe sidomos, të mos e lësh në mënyrën «pritje». Është gjithashtu e mundur nëse do ta mbrosh, të mbyllësh kutinë e VVifi-së, por kujdes, sepse disa përditësime bëhen gjatë natës në këto kuti.
– Çfarë të dhënash mund të rikuperohen dhe çfarë mund të bëjnë piratët informatikë?
– Potencialisht, gjithçka mund të rekuperohet, por vjedhja e të dhënave kërkon kohë. Kjo lloj procedure është shumë e dobishme në një kontekst ushtarak, apo spiunazh industrial. Informacionet mund t’u shiten konkurrentëve, ose të pëdorën në manipulacionet e bursës, për shembull.

Inteligjenca artificiale (IA) mund t’i japë fund racës njerëzore
Fizikani i njohur Stefen Houking, ka paralajmëruar se IA mund t’i japë fund racës njerëzore. Makinat që mund të mendojnë, përbëjnë një kërcënim për ekzistencën tonë dhe “zhvillimi i plotë i inteligjencës artificiale mund të shënojë fundin e racës njerëzore”, ka thënë fizikani për BBC. Paralajmërimi i Houkingut erdhi si përgjigje e një pyetjeje për llojin e ri të teknologjisë të përdorur në kompjuter, që e lejon atë të flasë, duke parashikuar fjalët që do të përdorë (Houking është i paralizuar dhe nuk mund të flasë). Stefen Houking ka paralajmëruar edhe më parë për rreziqet e IA. Ai ka shkruar në gazetën “The Indipendent”, së bashku me një grup shkencëtarësh në maj të këtij vitit për të paralajmëruar se njerëzimi mund të mos e marrë këtë kërcënim aq seriozisht. “Ndërkohë që ndikimi afatshkurtër i IA varet nga kush e kontrollon atë, ndikimi afatgjatë varet nëse mund të kontrollohet, apo jo”, shkruan ata në maj. “Të gjithë ne duhet të pyesim veten se çfarë duhet të bëjmë tani për të shtuar mundësitë e përfitimit prej saj dhe duke evituar rreziqet”.
Gjatë intervistës së tij me BBC, Houking paralajmëroi edhe për rreziqet e internetit. Ai tha se interneti mund të kthehet në një komandë qendrore të terroristëve. “Duhet bërë shumë punë nga shoqëritë e internetit për të parandaluar kërcënimin, por vështirësia qëndron në të vepruarin pa sakrifikuar lirinë dhe privatësinë”.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Na martoi gazeta “Intervista”!

Next Post

Shtohet rreziku i verërave shumë të nxehta në Evropë

Advertisement