Përshëndetje redaksi e gazetës “Intervista”. Ju keni qenë gazeta që më ka ndjekur në adoleshencë, bile që në fëmijëri e deri më sot. Për këtë arsye po ju shkruaj sot, sepse dua në radhë të parë t’ju falënderoj për atë që keni bërë për mua…
Në fakt, kur ju kam shkruar për herë të parë, unë isha beqare. Kur isha vetëm 16 vjeçe, unë u lidha me një djalë në lagjen time, që në fakt, me sa kuptova më vonë, kishte dashur vetëm të më fuste në krevat dhe asgjë tjetër. Ai më premtoi gjithçka, dashuri, familje e fëmijë, gjëra për të cilat ne femrat vdesim, ama pasi më futi në krevat, u zhduk si me magji… E kërkoja dhe nuk më dilte në telefonin e shtëpisë. Edhe kur më dilte, më thoshte se kishte punë dhe se nuk kishte mundësi të më takonte e gjëra të tilla. Për shumë kohë, kam kaluar një vuajtje ferri, që nuk ia uroj askujt. Kështjella prej kristali që kisha ndërtuar, e ndihmuar nga mashtrimet e tij, u shemb e u bë copash. Në familje më vinin shumë njerëz që më kërkonin për nuse, sepse isha vajzë e bukur dhe familja ime ishte me emër në qytetin tonë, por ç’e do që unë nuk mund të pranoja, edhe nëse ndonjëri nga ata djem që më kërkonin më pëlqente. Si do t’u thoja se nuk isha e virgjër?!
Se, ka një gjë… kur e takon vetë një djalë, mund edhe t’ia thuash këtë gjë e punë për të nëse i jep rëndësi apo jo, po kur vijnë të të kërkojnë në familje, do të thotë se e para gjë që ata presn nga vajza që duan për nuese, është virgjëria, që unë e kisha humbur si e papjekur që isha, për një budallallëk.
Kështu, ngela beqare në shtëpinë e prindërve të mi, që nuk e merrnin vesh se pse unë thoja “jo” për këdo që më kërkonte në derë. Herë nxirrja një justifikim e herë një tjetër për të mos i takuar djemtë që më kërkonin, që në fund, të mos më ngelej faji mua. Pak nga pak u bëra mjeshtre e refuzimit, ndërsa nga ana tjetër, edhe kërkesat nisën të pakësoheshin. Më vjen shumë keq për veten time kur e kujtoj atë kohë, sepse në të vërtetë po digjesha nga dëshira për të patur një njeri të mirë në krah dhe për t’i dhënë fund asaj vetmie që më kishte kapluar në shtëpinë e babait…
Në këtë periudhë shumë të vështirë për mua, jam afruar shumë me gazetën tuaj. Them “afruar” sepse për mua, e shtuna ka qenë dita më e bukur e javës dhe gazeta, si një i afërm që do ta takoja pikërisht atë ditë. Merrja gazetën dhe e përpija të tërën, nga fillimi në fund, pak për të shuar vetminë, pak për të mësuar gjëra të reja, pak për të harruar dhimbjen time, sidomos kur lexoja historitë nga jeta dhe kuptoja se në këtë botë, unë nuk isha e vetmja që vuaja, se kishte të tjerë që kishin halle akoma më të mëdha. Por, siç ju thashë, unë lexoja gjithçka, kështu që nuk mund të lija pa lexuar edhe njoftimet, në rubrikën “Djemtë kërkojnë vajza”. Shumë herë kishte njoftime që më pëlqenin dhe që doja t’i kontaktoja, por nuk e merrja dot guximin se shumë herë mendoja se këto mund të ishin thjesht mashtrime. Mendoja me vete: “Mua më mashtroi një djalë prej mishi e gjaku, që e kisha përballë dhe e njihja, si të mos më mashtrojë dikush që as e di se kush është dhe që ndoshta është krejt ndryshe nga ç’shfaqet në gazetë?”.
Ja që për çudinë time, fati im kishte qenë i shkruar pikërisht në faqet tuaja… Në atë kohë sapo kishin nisur të dilnin celularët dhe mua më kishte sjellë një të tillë, motra që e kisha në Itali. Në fakt, ajo e kishte sjellë në shtëpi që të komunikonte me ne, por mami e babi nuk dinin ta përdornin, kurse vëllai ishte akoma i vogël, kështu që celularin e mbaja gjithmonë unë. Në një të shtunë, ndërsa lexoja gazetën, më mbeti mendja te njoftimi i një djali që thoshte kështu (e mbaj mend ende atë njoftim): “Në jetë më ka ndodhur një fatkeqësi, që më ka lënë vetëm, edhe pse jam vetëm 32 vjeç… I vetmi kusht që kërkoj nga ajo që dua të kem në krah është që të më kuptojë!”. Në fund, ai kishte lënë numrin e telefonit. Jam dridhur si purtekë kur i kam çuar mesazhin e parë, e bindur se ai ndoshta nuk do ta merrte parasysh. Nga frika se, ku i dihej, mund të ishte njeri i njohur i imi, në mesazh i shkrova vetëm se doja të flisja me të. Ishte ai që më telefonoi. Nga zëri më pëlqeu, por unë tashmë kisha nisur të dyshoja në gjithçka, ndaj nuk i besova asnjë fjale që më tha. Megjithatë, kishte diçka që më bëri përshtypje tek ai. Më tha vetëm se donte që herë pas here të flisnim në telefon “sepse duhet të njohim njëherë shpirtin e tjetrit dhe pastaj pamjen”, më tha. Kjo gjë më pëlqeu. Ai nuk më pyeti në asnjë moment nëse kisha patur lidhje më parë. Të vetmet gjëra që bisedonim, kishn të bënin me jetën tonë, me ditët që kalonim, me mënyrën se si e shikonim jetën. Folëm gjatë të dy. Ndoshta për tre muaj me radhë, ai më merrte thuajse çdo natë në telefon. Më tha se punonte si nxhinier dhe jetonte me nënën e tij, se nuk u besonte shumë femrave, pasi kishte qenë i martuar dhe gruaja e kishte lënë për një tjetër, ndaj edhe kishte një lloj frike nga njohjet. Kur më tha këtë, unë mbaj mend se qesha dhe i thashë se “qenkemi të dy njësoj”. Ai ma mbylli telefonin dhe unë mendova se u ofendua. Pastaj mendova se ndoshta ai kishte menduar se unë nuk kisha patur askënd më parë dhe se, tani që e mori vesh, do të zhdukej menjëherë. Më erdhi keq për veten, por nuk qava. Thjesht, vërtetova me veten time se tashmë isha një njeri pa vlerë, që nuk i kushtonte rëndësi askush…
Në fakt, siç më tha më vonë, ai ishte prekur po aq sa unë nga fjalët e mia, ndaj e kishte mbyllur telefonin, bile qesh kur i tregoj se çfarë mendova unë atë natë. Të nesërmen më telefonoi dhe para se unë t’i kërkoja të falur për bisedën e një nate më parë, ai më kërkoi të takoheshim. Më tha se e kishte të domsodoshme nevojën për të më më njohur tashmë. Bëmë si bëmë dhe gjetëm një mënyrë për t’u takuar. Unë u thashë prindërve se do të shkoja ta merreja vetë vëllain nga shkolla dhe i lashë takim atij në një lokal pranë shkollës. Kur e pashë, nuk u besova syve…
Në një të shtunë, ndërsa lexoja gazetën, më mbeti mendja te njoftimi i një djali që thoshte kështu (e mbaj mend ende atë njoftim): “Në jetë më ka ndodhur një fatkeqësi, që më ka lënë vetëm, edhe pse jam vetëm 32 vjeç… I vetmi kusht që kërkoj nga ajo që dua të kem në krah, është që të më kuptojë!”. Në fund, ai kishte lënë numrin e telefonit. Jam dridhur si purtekë kur i kam çuar mesazhin e parë, e bindur se ai ndoshta nuk do ta merrte parasysh. Nga frika se, ku i dihej, mund të ishte njeri i njohur i imi, në mesazh i shkrova vetëm se doja të flisja me të. Ishte ai që më telefonoi. Nga zëri më pëlqeu, por unë tashmë kisha nisur të dyshoja në gjithçka, ndaj nuk i besova asnjë fjale që më tha. Megjithatë, kishte diçka që më bëri përshtypje tek ai. Më tha vetëm se donte që herë pas here të flisnim në telefon “sepse duhet të njohim njëherë shpirtin e tjetrit dhe pastaj pamjen”, më tha. Kjo gjë më pëlqeu. Ai nuk më pyeti në asnjë moment nëse kisha patur lidhje më parë. Të vetmet gjëra që bisedonim, kishin të bënin me jetën tonë, me ditët që kalonim, me mënyrën se si e shikonim jetën. Ndoshta për tre muaj me radhë, ai më merrte thuajse çdo natë në telefon. Më tha se punonte si nxhinier dhe jetonte me nënën e tij, se nuk u besonte shumë femrave, pasi kishte qenë i martuar dhe gruaja e kishte lënë për një tjetër, ndaj edhe kishte një lloj frike nga njohjet. Kur më tha këtë, unë mbaj mend se qesha dhe i thashë se “qenkemi të dy njësoj”. Ai ma mbylli telefonin dhe unë mendova se u ofendua. Pastaj mendova se ndoshta ai kishte menduar se unë nuk kisha patur askënd më parë dhe se, tani që e mori vesh, do të zhdukej menjëherë. Më erdhi keq për veten, por nuk qava. Thjesht, vërtetova me veten time se tashmë isha një njeri pa vlerë, që nuk i kushtonte rëndësi askush…
Në fakt, siç më tha më vonë, ai ishte prekur po aq sa unë nga fjalët e mia, ndaj e kishte mbyllur telefonin, bile ai qesh kur i tregoj se çfarë mendova unë atë natë. Të nesërmen më telefonoi dhe para se unë t’i kërkoja të falur për bisedën e një nate më parë, ai më kërkoi të takoheshim. Më tha se e kishte të domosdoshme të më njihte tashmë. Bëmë si bëmë dhe gjetëm një mënyrë për t’u takuar. Unë u thashë prindërve se do të shkoja ta merreja vetë vëllain nga shkolla dhe i lashë takim atij në një lokal pranë shkollës. Kur e pashë, nuk u besova syve…
Kisha patur gjithmonë frikë se para sysh mund të më dilte një plak, një tullac, një shkurtabiq, a ku e di unë, të gjitha fantazitë më të shëmtuara që mund të ketë një njeri, por kur e pashë atë; u mahnita: Dukej sikur gjithë ajo mirësi e fisnikëri që ai kishte pasqyruar në bisedat tona në telefon, ishte vizatuar në portretin e tij. Ishte yll i bukur! Kur më pa, ai u ngrit, më përshëndeti dhe më rregulloi karrigen ku do të ulesha… Unë isha shumë e sikletosur nga ai takim, por ai ma hoqi sikletin menjëherë, duke më thënë se, kurrë nuk e kishte besuar se do të kishte patur fatin të njihte një vajzë si unë… Atë ditë ndenjëm gjatë në kafe, madje ai priti sa mbaroi vëllai im shkollën dhe më tha se donte ta njihte. Nuk dija ç’të bëja dhe s’po e kuptoja se çfarë po ndodhte. Atëhere ai më tha një gjë që unë, deri në atë moment, vetëm nëpër filma e kam parë: “A dëshiron të martohesh me mua? Nuk kam unazë me vete, por edhe atë do ta kesh shumë shpejt…”, më tha, duke ma mbajtur dorën time mes të tijave. Nuk dija ç’përgjigje t’i ktheja, por ai i ra shkurt: “Harro çdo gjë që ke kaluar se unë e kam harruar. A do të bëhesh e imja, që sot e tutje? Nëse më thua po, që nesër do të vij në shtëpinë tënde bashkë me mamanë time, që mezi pret të të njohë…”.
Do t’ju gënjeja po t’ju thoja se atë ditë isha shumë e gëzuar. Më shumë isha e shokuar, sepse gjërat kishin rrjedhur shumë shpejt dhe unë, po pranoja të bëhesha pjesë e jetës së një njeriu që e kisha njohur në gazetë (sepse unë i thashë “po”, propozimit të tij, ju e kuptoni…), gjë që nuk e kisha menduar kurrë.
Në shtëpi, atë natë, më kujtoheshin të gjitha dyshimet që kisha patur për ata që shkruanin në gazetë dhe me sa mungesë besimi e kisha marrë numrin e tij të telefonit. Ja një jeta është e çuditshme dhe po kaq të çuditshëm jeni edhe ju, sepse një njeri që e njihja nga afër më kishte mashtruar keq, ndërsa dikush që e njoha nëpërmjet njoftimeve tuaja, ma ka bërë jetën të bukur dhe sot, që të dy, presim të lumtur të njohim beben që mbaj në bark dhe që është fryt i dashurisë sonë…
Prandaj, dua t’ju falënderoj, e dashur redaksi, sepse megjithëse ne nuk duam ta bëjmë publike lidhjen tonë me emër e mbiemër (mos na e merrni për keq, por e dimë që do të na paragjykojnë, po t’u tregojmë si jemi njohur), prapë se prapë, jua dimë shumë për nder që na njohët së bashku dhe që sot, falë jush, presim të bëhemi prindër. Faleminderit dhe gëzuar festat!

Advertisement