– Jam një grua rreth 60 vjeçe. Rastësisht, nga një eko barku që bëra, zbulova se tëmthi ishte i mbushur plot me gurë të vegjël. Nuk ndjej dhembje, por doktori më tha se duhet të bëj operacion. Me shëndet jam mirë, s’kam ndonjë shqetësim alarmues. Ju lutem, më jepni disa sqarime rreth kësaj sëmundjeje. Si duhet të veproj?
Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: – Në fakt, kjo është një situatë e vështirë për të vendosur pasi ka mendime të ndryshme përsa i përket heqjes apo jo të fshikëzës së tëmthit. Ka teori që thonë: Sa kohë që i sëmuri ndihet mirë, pra, nuk ka shqetësim, mund të mos operohet. Ka teori të tjera që thonë se duhet operuar. Unë do t’ju këshilloja që sa kohë jeni mirë e pa shqetësime, të mos operoheni, por duhet të jeni nën mbikqyrjen e mjekut gastrohepatolog. Duhet të tregoni kujdes edhe për dietën, pasi ka disa lloj ushqimesh që provokojnë dhimbje, siç janë veza, ulliri, të ëmblat etj.
Advertisement