Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ç’lloj alergjie mund të jetë kjo?

– Doktoreshë Mira, së pari, ju përshëndes. Kam një problem dhe dua një përgjigje nga ju, nëse është e mundur. Ka disa muaj që më kruhet trupi nga disa puçrra të vogla që më kanë dalë. Ato nuk qëndrojnë gjatë gjithë kohës, zhduken dhe shfaqen përsëri. Kam dëgjuar se ju keni shkruar për këtë gjë, ndaj doja të dija çfarë lloj alergjie mund të jetë kjo? E ndjej që është alergji, sepse kam herë pas here edhe bllokim të hundëve.
Dr. Mira Xhixha, alergologe: – Shqetësimet që i përshkruani në letrën tuaj, mund të lindin për shkak të alergjisë, ndaj e shoh të arsyeshme t’ju këshilloj një vizitë të menjëhershme te mjeku alergolog. Përveç shqetësimeve në lëkurë, ju keni përmendur edhe shqetësime në hundë, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve, shkaktohen nga alergjia. Do t’ju shkruaja më gjerësisht, por të dhënat tuaja nuk janë të plota për t’ju dhënë më shumë detaje. Me ato që shkruani, mendoj se kemi të bëjmë me një alergji, por kjo gjë duhet parë nga afër, duhet ekzaminuar nga specialisti. Pasi të vizitoheni, do të nxirret diagnoza e saktë dhe do të merrni mjekimin e duhur. Ndaj, mos vononi por kontaktoni me një mjek specialist nga afër. Jeni gjithashtu të mirëpritur edhe pranë poliklinikës sonë, për t’u vizituar. Faleminderit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam probleme të përgjithshme

Next Post

Endrrat tuaja te shpjeguara...

Advertisement