Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Klinika private më ka dëmtuar nga ana shëndetësore…

– Jam një nënë e shqetësuar për shëndetin tim. Kam bërë një lindje të vështirë të fëmijës tim të fundit, sepse kam tre fëmijë. Lindjen e fundit e kam bërë në një spital privat të cilit nuk do t’ia them emrin. Problemi është se pas lindjes kisha shumë probleme shëndetësore, kam bërë lloj-lloj analizash dhe nuk më dilte asgjë. Më vonë shkova në një klinikë tjetër ku më thanë se më ka ngelur pak placentë brenda që nga lindja e fundit dhe kjo më ka shkaktuar problemet që kam. Unë dua t’i denoncoj si klinikë. A mund ta bëj këtë gjë dhe çfarë procedure ndiqet nga ana ligjore?
Av. Drn. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlaë.com, cel. 0692737706 & ++35544532512: – Përshëndetje, e nderuar zonjë! Së pari, më vjen shumë keq për problemin shëndetësor që ju është shkaktuar nga gjinekologët e klinikës private ku ju keni lindur! Përsa i përket shqetësimit tuaj, unë do t’ju këshilloja të ndiqnit fillimisht rrugën e marrëveshjes me klinikën, pra, për ta zgjidhur këtë problem jashtë gjyqit. Duhet t’i kërkoni klinikës që të bëni një marrëveshje së bashku. Në këtë akt marrëveshje, duhet të parashikoni detyrimin që klinika do të marrë përsipër, si dhe ndërhyrje profesionale për të riparuar problemet shëndetësore, të cilat kanë ardhur si pasojë e mosprofesionalizmit të tyre. Gjithashtu, në marrëveshje, duhet të përcaktoni edhe vlerën monetare për dëmin shëndetësor që ju është shkaktuar.
– Në rast se nga ana e klinikës private nuk gjeni dot një rrugëzgjidhje me marrëveshje, atëhere duhet t’i drejtoheni gjykatës me një kërkesë padi ku të kërkoni të gjitha të drejtat tuaja të cilat janë të përcaktuar shumë qartë në Kodin Civil, për dëmini që juve ju është shkaktuar nga klinika. Në kërkesë padi ju mund të kërkoni detyrimin e klinikës për të riparuar pasojat që ju ka sjellë nga ndërhyrja joprofesionale e gjinekologëve dhe dëmin shëndetësor që ju është shkaktuar nga shqetësimet që keni patur gjithë këto kohë.
Rastet si ky i juaji, në jetën e përditshme, janë të shumta, por qytetarët nuk i kushtojnë vëmendje për ta kërkuar të drejtën e tyre në klinikat ku kryejnë shërbime. Të paktën, të kërkojnë të drejtën e tyre përsa i përket riparimit të pasojave të cilat kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë ose neglizhencës që kanë patur mjekët dhe jo të shkojnë e të kërkojnë dëmin shëndetësor në vlerë monetare. Këto raste, nëse do të kishin ndodhur në një vend të botës së zhvilluar perëndimore, do të kishte përfitime të majme për pacientin, madje në këto vende, klinikat ofrojnë vetë marrëveshje për mos shkuar zgjidhja e mosmarrëveshjes në gjykatë, pasi pasojat financiare për klinikat do të ishin më të rënda.
– Shpresoj të keni marrë informacion të përgjithshëm rreth problemit tuaj! Studio Ligjore “Duraj” është e specializuar rreth këtyre rasteve. Jeni e mirëpritur për të na kontaktuar dhe për të marrë një opinion të detajuar ligjor.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemte nga Shqiperia kerkojne vajza...

Next Post

Si ta eleminoj mykun në kushte shtëpie?

Advertisement