Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

10 palltot më në modë të këtij dimri

Erdhi koha e palltos

Ja, 10 modelet më në modë të këtij dimri

 

Advertisement

Të gjithë e dimë sa e vështirë është të zgjedhësh pallton që do të veshësh këtë dimër. Blerja e një palltoje është një lloj investimi, që nuk duhet marrë lehtë. Ne ju paraqesim 10 lloje palltosh me prerje, ngjyra dhe materiale të ndryshme, që të lehtësojmë punën tuaj…

 

  1. foto 1- manteau_capePalltoja në formë këmbane

Palltoja në formë këmbane rikthehet këtë dimër me një version të ri, prej leshi të hollë. Sivjet e gjejmë atë në versionet rrok apo romantike.

Si duhet kombinuar? Meqë kjo pallto në vetvete përbën një veshje të guximshme, evitojmë mbingarkimin e saj. Me një fjalë, ngjyrat, prerjet dhe coha, duhet të jenë klasike, jo të tepruara. Në përgjithësi, evitojmë fustanet dhe fundet që dalin poshtë palltos, për të mos pasur një siluetë si shkallë dhe e kombinojmë më mirë me xhinse tub, fund mini me geta, apo streçe, në mënyrë që të nxjerrësh në pah këmbët.

 

  1. foto 2- pelice mbrapshtPalltoja prej lëkure e kthyer mbrapsht

Kjo lloj palltoje kthehet dhe rikthehet në modë, me versione të ndryshme. Këtë vit ajo është një nga veshjet më në modë. Stilistët eksperimentojnë me të duke e bërë sa më shik, që nga vënia e rripit të mesit, apo lyerja me ngjyra të ndryshme.

Si duhet kombinuar? E shkurtër, apo XXL, me qime të gjata, apo të shkurtra, ajo u përshtatet të gjitha stileve. Mund të jetë prej xhinsi, për një luk të viteve ’70, të kombinohet me një fustan të gjatë, të stilit bohemian-shik, ose thjesht me xhinse. Kështu, nxirret në pah vlera e saj, duke u kujdesur që të mos e teprosh me ngjyrat.

 

  1. foto 3- pallto stil burrashPalltoja me prerje burrash

Palltoja me prerje burrash është bërë prej kohësh një nga veshjet e domosdoshme të fashionistave në dimër. Sigurisht, ajo nuk ka munguar edhe në sfilatat e modës vjeshtë-dimër 2014-2015, pasi stili i saj androgjen i jep një tjetër bukuri ecjes dhe qëndrimit së gruas.

Si duhet kombinuar? Ajo duhet zgjedhur e gjatë, apo treçerekëshe (kurrë e shkurtër) dhe zakonisht, kombinohet me një këmishë të bukur, të mbërthyer deri lart. Megjithatë, këtë stinë kombinohet edhe me një bluzë golf, gjë që riekuilibron siluetën, duke fshehur pak supet. Përsa u përket aksesorëve, gjithçka është e lejuar! Atlete me ngjyrë të ndezur, pantallona treçerekëshe, apo fustan seksi, nëse doni të krijoni një pamje të bukur, ku mashkullorja kombinohet me femëroren.

 

  1. foto 4- poncoPalltoja ponço

Firma Burberry Prorsum i ka vënë rrip në mes, kurse ajo Etro, e ka përveshur në supet e modeleve të veta. Palltoja ponço, gjysmë xhaketë, gjysmë pallto këmbanë, këtë vit shoqërohet me thekë inkas dhe ngjyra vjeshte: Jeshile e mbyllur, vishnje, etj. Një veshje kult që mund ta fusni pa frikë në garderobën tuaj.

Si duhet kombinuar? Nuk ka rregulla strikte për të, mund ta zgjidhni me thekë ose jo, si dhe me ngjyrën që dëshironi.

 

 

  1. foto 5- pelice fallcoPeliçja (fallco)

E shkurtër, e gjatë, me qime të gjata, apo kaçurrele… Peliçja ka zëvendësuar stofin? Një veshje që e zgjedhim mundësisht prej lëkure sintetike, pra, të ngjyrosur.

Si duhet kombinuar? Që të mos dukesh si një Jeti, evito grumbullimin e bizhuterive e shalleve dhe zgjidh një siluetë minimale, mundësisht, me rroba të zeza. Një palë xhinse, çizme… Pamja e duhur e stinës!

 

  1. foto 6- parkaPalltoja e stilit ushtarak, shik

Pak rëndësi kanë tendencat; palltoja ushtarake rikthehet përsëri këtë vjeshtë-dimër… Këtë vit ajo është e stilit ushtarak apo sportiv dhe kombinohet me detaje të reja, si te firma Maje, që e ka veshur me peliçe brenda.

Si duhet kombinuar? Palltoja ushtarake përbën një stil më vete, ashtu si xhinsi, ka ngjyrën e saj karakteristike, jeshile kaki dhe mund të kombinohet me gjithçka.

 

  1. foto 7- me kuadratePalltoja me kuadrate

Palltoja me kuadrate, që të kujton në prerje atë të burrave, krijon një siluetë si të një Sherloku të kohërave moderne. I përket një stili tipik britanik që bie ndesh me materialet teknike (neoprenin, rrjetën) e sezoneve të mëparshme.

Si duhet kombinuar? Me një luk mashkullor: Xhinse, çizme me/pa taka. Një siluetë klasike që nuk do ta ngarkojë më shumë pamjen tënde (mjaftueshëm e ngarkuar nga kuadratet).

 

  1. foto 8- robdishanPalltoja si penjuar

Me prerjen e saj të pazakontë dhe të relaksuar, palltoja penjuar ka monopolizuar podiumet e sfilatave të modës dhe nuk ka vonuar të fitojë zemrat e fashionistave. Ajo e ka marrë frymëzimin nga palltot XXL të viteve ’80. Na pëlqen rripi që nxjerr në pah belin dhe gjatësia e saj, që na mban ngrohtë në ditët e ftohta të dimrit.

Si duhet kombinuar? Dy janë mundësitë, ose me pantallona të gjera dhe një palë atlete të bardha për një pamje moderne, ose me një palë çizme me takë dhe xhinse, për një pamje elegante.

 

  1. foto 9- me lidhesePalltoja me lidhëse

Si të mos e përmendnim pallton prej stofi me lidhëse, një ndër veshjet e domosdoshme të vjeshtë-dimër 2014-2015? Përveç prerjes së saj retro, na pëlqejnë edhe vijat e drejta, po edhe femërore. Një veshje që e gjejmë gjithmonë në sfilatat e modës.

Si duhet kombinuar? E mira e këtyre lloj palltove është se janë edhe moderne, edhe klasike. Këtë stinë mund ta kombinoni me pantallona të gjera dhe të gjata prej stofi, të kombinuara me një palë atlete apo çizme me majë, si te Veronique Branquinho.

 

  1. foto 10- pardesyPalltoja-pardesy

Palltoja pardesy ka dy sezone që është futur në garderobën tonë, edhe kur bën ngrohtë… E gjejmë në versionin XXl te Chanel, të përpunuar nga Hunter Original dhe sportive te Zara, për vjeshtë-dimër 2014-2015.

Si duhet kombinuar? Për të krijuar një luk të thjeshtë, të përditshëm, ajo mund të kombinohet po aq mirë me një palë xhinse, sa edhe me një fustan mëndafshi. Një përzierje stilesh që duhen testuar me maturi.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mikrosofti nxjerr në treg byzylykun e teknologjisë së lartë

Next Post

Erind Sallahi, balerini i Tunës: “E boj nxeht” me Tunën!

Advertisement