Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Alergjitë nga aromat dhe mënyrat për të shpëtuar prej tyre

Aromat janë pjesë e shumicës së produkteve që ne përdorim, që nga aromatizuesit e ajrit, produktet për pastrim, parfumet, deodorantët, etj. Megjithëse këtyre produkteve u hidhen aroma për t’i bërë sa më joshëse, ato mund të shkaktojnë edhe dhimbje koke, kruajtje të trupit dhe efekte të tjera të padëshirueshme. Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë (AAD), vetëm në SHBA 2.5 milionë njerëz vuajnë nga alergjitë ndaj aromave. Ato nuk ndikojnë vetëm te hunda, sepse kur ju përdorni një produkt me aromë në lëkurën tuaj, disa nga kimikatet thithen prej saj. AAD thotë se alegjitë nga aromat janë arsyeja kryesore e dermatitit nga kontakti me kozmetikët, i cili mund të shkaktojë kruajtje e deri skuqje, fllucka dhe enjtje.

Por, megjithëse nuk shfaqin shenjat klasike të alergjisë ndaj aromave, shumë njerëz bezdisen prej tyre. Në studimet e kohëve të fundit, afro një e treta e njerëzve të marrë në pyetje thanë se irritoheshin nga produktet me aromë që përdornin njerëzit e tjerë. 19% thanë se kishin dhimbje koke, vështirësi në frymëmarrje, ose probleme të tjera nga aromatizuesit e ambientit ose nga produktet që përdoren për heqjen e erërave.

 

Advertisement

Substancat kimike të aromave

Nuk është çudi që aromat mund të shkaktojnë reaksione te shumë njerëz. Vlerësohet se për prodhimin e produkteve me aromë si në kozmetikë, për përdorim personal dhe për pastrim, përdoren më shumë se 3000 lloje kimikatesh. Disa prej tyre shkaktojnë probleme shëndetësore, duke ndikuar për shembull në problemet e pjellorisë dhe astmë. Phtalatet, për shembull, janë një familje kimikatesh që imitojnë efektet e hormoneve në trup. Ato u shtohen shpesh produkteve, në mënyrë që aroma e tyre të zgjasë më shumë. Megjithatë, nuk është e lehtë të dish se çfarë kanë brenda produktet që përdorim për vete dhe shtëpinë. Zakonisht, prodhuesve të tyre nuk u kërkohet të shkruajnë mbi produkt se çfarë kimikatesh kanë përdorur në to. Ata vendosin termin përgjithësues “aroma” në etiketë, gjë që mund të përfshijë vajra esenciale, tretës, produkte sintetike dhe fiksues. Mbetet në përgjegjësinë e prodhuesit të përdorë përbërës që nuk janë të dëmshëm.

 

A janë “produktet pa aromë” vërtet të tillë?

Kimikatet nuk janë fajtorët e vetëm. Edhe aroma të forta natyrale, si për shembull, lulet me aromë, mund të shkaktojnë dhimbje koke, ose kriza astme te disa njerëz. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për produktet që shkruajnë se janë “pa aromë”. Edhe këto produkte mund të përmbajnë një sasi të vogël arome të shtuar për të mbuluar aromat e pakëndshme, por jo aq sa të kenë një erë të fortë.

 

Si të shpëtosh nga aromat?

Çfarë duhet të bëni nëse doni të evitoni problemet nga aromat? Ka mënyra të ndryshme, të shëndetshme, për të eliminuar produktet me aromë. Mund ta filloni me disa produkte që kanë aromë të fortë, si ilaçet e rrobave dhe aromatizuesit e mjedisit. Ka disa metoda më natyrale, më pak irrituese për të hequr qafe aromat e padëshirueshme:

– Soda e bukës. Ju mund të vini një kuti me sodë në frigorifer për të thithur aromat e këqija, por ky deodorant natyral, që i neutralizon aromat, në vend që t’i mbulojë ato, mund të vihet kudo, një vendin ku fle qeni apo macja, afër koshit të plehrave, kuzhinë, banjo, në atletet që mbajnë erë, në makinë dhe mbi tapete, për të thithur aromat, para se t’i fshini me fshesë me korent.

– Uthulla e bardhë. Aroma e saj mund të jetë e fortë në momentet e para kur e përdorni, por ajo avullon shpejt. Ajo mund të përdoret për pastrim, që nga banjoja, në kuzhinë, për larjen e xhamave dhe parketit. Vetëm treteni dhe përdoreni ashtu si do të përdornit detergjentin tuaj të zakonshëm. Mund ta vini edhe në një tas të hapur, për të eliminuar erërat, si për shembull, kur keni djegur ndonjë gjë në kuzhinë.

– Limoni. Kur lavamani juaj mban erë, pritni një limon apo portokalle dhe shtrydheni mbi tubat e tij, ose grini lëkurën e tyre. Për aromat e tjera, pritni disa feta limoni dhe vërini ato në një tas në kuzhinë, apo banjo. Aroma e limonit do të freskojë dhomën dhe do të mbulojë aromat e këqija.

– Kokrrat e kafesë. Vini një tas me llumin e kafesë në frigorifer, në ngrirje, ose në lavamanin e kuzhinës, për të thithur aromat e këqija. Bëni një qeskë me këtë llum me një cohë prej najloni dhe vareni ne dollap, apo në vende të tjera.

– Pastruesit pa aromë. Megjithëse një etiketë “pa aromë” nuk do të thotë gjithmonë se aty nuk ka aroma kimike, ata kanë vetëm një sasi të vogël. Nëse jeni vërtet alergjik ndaj një arome, mund t’ju bëjnë reaksion edhe këto produkte.

– Filtruesit e ajrit. Pastruesit dhe filtrat e ajrit mund të jenë të dobishëm në eliminimin e disa aromave, por studiuesit ende nuk dinë nëse këto filtra mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të astmës dhe alergjive. Në treg ka lloje të ndryshme, që nga ato me ventilator e deri tek ato elektronike (që përdorin jonet). Evitoni vetëm ato me ozon.

– Ajri i freskët. Nganjëherë, mënyra më e mirë për të eliminuar aromat e këqija është të hapësh dritaren. Për sa kohë nuk vuani nga alergjitë e stinës, hapini ditaret dhe lëreni ajrin të qarkullojë.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Inteligjenca artificiale (IA) mund t’i japë fund racës njerëzore

Next Post

Të pëlqen të tërheqësh vëmendjen e të tjerëve?

Advertisement